-
DOSJA/ Ahmetaj shkeli 1 vendim të Kushtetueses dhe 4 vendime gjykatash për privatizimin e ‘Buka’! SPAK: Ia dha Fezollarit, kishin njohje (bisedat)
Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, SPAK rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e "Buka" e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi.
1 Shkurt 2024, 18:24 -
‘Partizani’/ Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, GJKKO shtyn seancën, nuk pranon fletëthirrjen e firmosur nga Argita! Për herë të 4-t kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka
Shtyhet me datë 8 shkurt seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon të marrë pjesë në Kuvend. Gjoka nuk pranoi fletëthirrjen për seancën gjyqësore të firmosur nga Argita Berisha. Avokatët kërkojnë përjashtimin e Gjokës për herë të katërt.
1 Shkurt 2024, 09:16 -
‘Dilema kushtetuese’, drejtësia ‘e skanuar’ nga Florian Kalaja, gjyqtari i 'Apelit': E shkrova gjatë detyrës në tri gjykata! Kolegët: ‘Manual’ për çdo prokuror a avokat!
Në praninë e personaliteteve të drejtësisë është promovuar vëllimi i tretë i botimit “Dilema Kushtetuese” i gjyqtarit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Florian Kalaja. Autori shtron probleme aktuale të drejtësisë dhe sugjerime për ta sjellë atë më pranë sistemeve ndërkombëtare.
31 Janar 2024, 15:54 -
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë në gjyq! I penduari i drejtësisë në akuzë për 18 krime! Pushohen akuzat për Talo Çelën, hetim vetëm për 1 tentativë vrasjeje
GJKKO ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë për ngjarje të rënda kriminale në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Nga vrasjet e bujshme të Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia ka shpëtuar i shumëkërkuari Talo Çela, për të cilin gjykata ka arritur në konkluzion se është i pafajshëm. Dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022
29 Janar 2024, 10:27 -
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin nën akuzën e shitblerjes së votave në Himarë
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lirimin nga qelia ku mbahet i arrestuar që prej 12 majit të vitit 2023 për shitblerje të votave në Himarë.
26 Janar 2024, 15:54 -
Inceneratori i Tiranës, shtyhet për nesër seanca në GJKKO për ankimin e 8 prej të akuzuarve! Avokati i Abeshit kërkon përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara
Është shtyrë për nesër në orën 12:00 vendimi në Apelin e Gjykatës së Posaçme sa i takon ankimimit të bërë për masat e sigurisë ndaj 8 prej 15 të akuzuarve për Inceneratorin e Tiranës.
26 Janar 2024, 15:40 -
U dënua për korrupsion, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e ish-gjyqtares së Elbasanit! Mbetet në fuqi edhe dënimi për avokatin që do i jepte 400 mijë lekë
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e shpallur fajtore për korrupsion pasiv.
26 Janar 2024, 12:54 -
S'deklaroi dënimin në Greqi, GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari! I konvertohet në 150 orë punë në komunitet
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me 9 muaj burg për fshehjen e një dënimi në Greqi, në vitin 1999. Dënimi, i ulur në 6 muaj prej gjykimit të shkurtuar, iu konvertua në 150 orë punë në komunitet, ndërsa avokati i tij tha se dënimi i sotëm nuk ndikon në detyrën e tij në krye të bashkisë. Por nëse apeli, lë në fuqi vendimin, Hajdari rrezikon humbjen e mandatit.
25 Janar 2024, 11:08 -
Kërkon lirinë për t’u betuar, shtyhet vendimi për Belerin! Vangjel Dule goditet me vezë në hyrje të GJKKO-së (VIDEO)
Apeli i GJKKO-së ka shtyrë me datë 29 janar shpalljen e vendimit për Fredi Belerin, i cili kërkon leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.. Vangjel Dule është sulmuar me vezë nga një qytetar.
24 Janar 2024, 11:01 -
'Masakra e Gërdecit' në GJKKO, ish zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes dëshmon për faksin e Shkëlzenit! Mediu: Të zbardhet e vërteta
Gjyqi ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për Masakrën e Gërdecit vazhdoi sot me dëshmitë e ish zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë për përcaktimin e vendit të demontimit dhe llojin municionit. Vetë Mediu tha se u vërtetua se ai vetë nuk kishte rol në këto dy procese. Seanca e radhës është caktuar më 7 shkurt ndërsa është thirrur për të dëshmuar edhe ish gjenerali Luan Hoxha.
24 Janar 2024, 09:06 -
Inceneratori i Tiranës, 6 prej të akuzuarve ankimojnë në GJKKO masat e sigurisë! Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia
GJKKO ka marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga 6 prej 14 personave ndaj të cilëve caktoi masat e sigurisë më 11 dhjetor sa i takon hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
19 Janar 2024, 15:50 -
Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të Cosa Nostras, GJKKO shtyn sërish seancën për Rezart Taçin
Me kërkesë të avokates mbrojtëse, GJKKO ka shtyrë për më datë 30 seancën për Rezart Taçin, biznesmeni i akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.
18 Janar 2024, 11:22 -
Në arrest shtëpie, Berisha kërkon të marrë pjesë në Kuvend! SPAK e thërret të enjten për ta pyetur, avokatët: Të shtyhet data, kemi halle familjare
Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit. Nga 30 dhjetori Berisha e ka thyer thuajse çdo ditë vendimin e gjykatës duke mbajtur fjalime nga dritarja, në kundërshtim me vendimin që i lejon komunikimin vetëm me rrethin e ngushtë familjar
16 Janar 2024, 10:55 -
GJKKO hodhi poshtë pretendimet e Berishës, Galdini: Ish-kryeministri do hyjë në ‘vrimën e gjilpërës’! Logu: Prokurorët e SPAK të jenë më prezentë në publik
Mbrëmjen e sotme (10 janar) në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua vendimi i zbardhur i GJKKO-së për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
10 Janar 2024, 22:02 -
‘Partizani’/ Zbardhet vendimi i GJKKO për ashpërsimin e masës për Berishën! SPAK: Mund të prishë provat! Rrezikon deri në 12 vite burg
Rreziku për dëmtimin e provave apo për ndikim tek dëshmitarët, mosbindja ndaj gjykatës dhe dënimi me 12 vjet burg për veprën e korrupsionit, kanë qenë arsyet pse Gjykata e Posaçme vendosi masën arrest shtëpie ndaj Sali Berishës. Gjyqtarja Irena Gjoka zbardhi të plotë vendimin ku prokurorët kanë shpjeguar se Sali Berisha ka kryer korrupsion për disa vite radhazi me përfitime direkte për dhëndërrin e tij Jamarbër Malltezi.
10 Janar 2024, 16:51 -
Inceneratori i Tiranës, GJKKO liron nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi
Gjykata e Posaçme ka liruar sot (10 janar) nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin i cili gjatë kohës kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, kishte rolin e kryetarit të komisionit të Shpronësimeve.
10 Janar 2024, 15:37 -
Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të Cosa Nostras, shtyhet seanca për Rezart Taçin! Avokatja kërkon pushimin e çështjes: Po gjykohet në Itali
Gjykata e Posaçme shtyu sërish për datën 18 janar seancën gjyqësore ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.
8 Janar 2024, 10:16