-
Patozi në Report Tv: Marrëveshja ruajti status quo-n e partive, por ka ende shpresë për reformë zgjedhore! Me PD na ndan një oqean, nuk dua ftesë nga Basha
Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e cilëson marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për zgjedhoren si një certifikim të 'status quo-s' së partive dhe krejt e kundërta e asaj që prisnin qytetarët shqiptarë. Nëse do të kishte bashkëpunim me PD, Patoiz tha se me të e ndan një oqean i tërë.
25 Qershor 2020, 18:23 -
'Repolitix'/ Hajdari zbulon ç'ndodhi në Këshillin Politik: Pati vullnet, ndërkombëtarët s'bën presion për ndryshim sistemi, se tre partitë nuk e deshën dhe s'kishte kohë
Rudina Hajdari, anëtarja e Këshillit Politik e ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se puna e këshillit politik ka përfunduar sepse u arrit një marrëveshje. Në lidhje me mbledhjen e sotme ajo tha se kishte dakordësi mes palëve e pati vullnet të qartë politik. Hajdari tha se tashmë Rama duhet të mbajë premtimin që ndryshimi i sistemit të diskutohet në një fazë të dytë, ndërsa sqaroi se ndërkombëtarët nuk këmbëngulën për ndrysim sistemi pasi të tre partitë nuk pranuan dhe se nuk kishte kohë.
24 Qershor 2020, 22:46 -
'Shtëllunga' tymi të bardha, Këshilli Politik bie dakord për Kodin Zgjedhor! Gjiknuri: Ky ligj u shkrua nga PD! Hajdari: Dakordësi për votën e diasporës! PD/LSI: Siguruam votën e shqiptarëve
Mbrëmjen e sotme pas më shumë se 4 orë mbledhje anëtarët e Këshillit Politik dolën dhe dhanë lajmin e mirë "puna me kodin zgjedhor u mbyll. U arrit një kod që është i gjithëpranuar". Më në fund pas muajsh diskutime për të arritur një kod të ri zgjedhor 'shtëllunga' tymi të bardhë kanë dalë nga Këshilli Politik.
24 Qershor 2020, 14:43 -
PS rrëzon opozitën për KQZ: 'Zgjedhorja' vetëm në Kuvend, PD: S'do të kemi mazhorancë që shkatërron zgjedhjet
Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama se reforma zgjedhore është në fije të perit, opozita reflektoi duke u tërhequr edhe nga propozimi dytë për të formuluar KQZ e re jashtë parlamentit. Ndërsa mazhoranca u zotua se do të votojë të gjitha ato kandidatura të opozitës për KQZ që plotësojnë edhe kriteret ligjore.
18 Qershor 2020, 13:33 -
Kërkohen alibi për humbjen e zgjedhjeve dhe garanci për fitoren e tenderit të zgjedhjeve
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore janë tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar rreth riformatimit të KQZ, duke kërkuar një KQZ me balancim politik me mandat 4 vjeçar, ndërkohë që marrëveshja parasheh një KQZ të riformatuar, me një kryetar dhe dy komisione të formuara sipas një formule personash të përzgjedhur sipas kritereve të OMN.
17 Qershor 2020, 22:32 -
Ngërç në Këshillin Politik, Hajdari braktis mbledhjen: S'jam këtu për të diskutuar për tenderat! Opozita me propozime të reja për KQZ, Gjiknuri: PD kërkon atë që kishim
Konsensusi mes palëve politike për reformën zgjedhore duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi strukturimi i KQZ por dhe përcaktimi në kod zgjedhor të procedurave të tenderimit për identifikimin biometrik kanë sjellë një ngërç të ri mes palëve.
16 Qershor 2020, 18:27 -
Të mos ngatërrojmë 'hallin' e PD-së, me hallin e demokracisë
Këshilli Politik po shkon drejt kthimit në projektligj të pikave të marrëveshjes politike për reformën zgjedhore, nën presionin e kërkesave për ndryshime kushtetuese nga opozita parlamentare, e cila kërkon ndryshim të sistemit. Të dyja betejat zhvillohen sikur nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.
15 Qershor 2020, 21:33 -
'Zgjedhorja', nesër takimi i fundit, vuloset marrëveshja! Gjiknuri: Ende për t'u diskutuar, KQZ! Bylykbashi: Reduktim drastik të financimit privat
Mazhoranca dhe opozita jashtë Kuvendit janë drejt mbylljes të të gjitha diskutimeve mbi reformën zgjedhore. Nesër do të ketë një takim të fundit për të çuar në kuvend draftin konsensual me shpresën se do të marrë edhe votën e opozitës së re.
15 Qershor 2020, 17:16 -
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Ish- deputeti i LSI: Gjellë bajate nga Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri! Uroj që kërkesat e opozitës së re të mos jenë flakë kashte
Ish- deputeti i LSI-ë, Lefter Koka, i cili nuk dorëzoi mandatin, ka dalë kundër marrëveshjes së firmosur për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një "gjellë bajate e gatuar nga Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri".
13 Qershor 2020, 13:25 -
Komisioni i 'Zgjedhores', opozita parlamentare këmbëngul te kërkesat: Nuk votojmë pa ndryshim sistemi e lista të hapura! Gjiknuri: Kemi një marrëveshje, nuk e shkelim
Takimi i Komisionit për reformën zgjedhore nuk prodhoi asnjë rezultat pasi opozita parlamentare theksoi sërish me tone të forta se nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për ndryshim sistemi dhe lista të hapura dhe se pa u realizuar këto të dyja nuk do e votojnë në kuvend këtë reformë.
12 Qershor 2020, 17:39 -
'PD-LSI na anatemuan'/ Zeneli: Basha dhe Kryemadhi të na legjitimojnë politikisht, pastaj vendosim për 'Zgjedhoren'! Stojku: Pas Ramës, do i takojmë dhe ata
Deputeti Alban Zeneli thekson se në një kohë kur opozita e re është sulmuar nga PD-LSI që nga dita e parë që kur pranuan mandatet, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të dalin publikisht që t'i legjitimojnë ata fillimisht, dhe më pas do të vendosin për votimin ose jo në Kuvend të Reformës Zgjedhore. Zeneli e cilëson si moralisht jo të drejtë që Basha dhe Kryemadhi i ka quajtur për një vit rresht opozitë ilegjitime, e ndërkohë do të pranojnë një produkt i votuar nga ata deputetë që i kanë sulmuar e cilësuar si "patericë e Ramës".
11 Qershor 2020, 22:03 -
Këshillin Politik në 11:00 dhe Komisioni i 'Zgjedhores' në 17:00, Gjiknuri thërret mbledhjet: Çdo vonesë rrezikon implementimin e identifikimit biometrik
Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte 12 Qershor, ora 11:00, ndërsa në orën 17:00 mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore.
11 Qershor 2020, 09:20 -
Hajdari e thotë hapur: Jo, s'do ta votoj marrëveshjen për 'Zgjedhoren' në Kuvend! Do jem kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme
Rudina Hajdari e ka nënshkruar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, si anëtarë në Këshillin politik, megjithatë ka deklaruar hapur se nuk do ta votojë në parlament, me argumentin se nuk është një Reformë.
9 Qershor 2020, 21:53 -
Zbardhet amendamenti/ Nga përbërja e KQZ, teknologjia në zgjedhje dhe vota e emigrantëve, ja si do funksionojnë
Marrëveshja për realizimin e reformës zgjedhore do të sjellë një riformatim të plotë të Komisionit Qendror të zgjedhjeve. KQZ do të jetë një organ i ndarë në tre trupa politika, me një kryetar që do të zgjidhet me konsensus, ndërsa nënkryetari nga opozita.
8 Qershor 2020, 12:54 -
Një orë mbledhje, Këshilli Politik diskutime teknike për marrëveshjen e arritur! 5 çështjet ende për t'u diskutuar
Një orë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme të Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve, ku takimi ka qenë vetëm për çështje teknike dhe për të mbyllur formalisht marrëveshjen e arritur një ditë më parë. Palët kanë ende 5 çështje për të diskutuar dhe përpiluar saktë në marrëveshjen përfundimtare që do i çohet Kuvendit, për të cilat është arritur konsensusi më parë.
6 Qershor 2020, 17:34 -
Arrihet marrëveshja, s'ka depolitizim! PS: U tërhoqëm që PD të futej në zgjedhje! Identifikimi elektronik 100% në letra, por në terren në dorën e ekspertëve të huaj!
Tym të bardhë nga Këshilli Politik! Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje! Pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi. Që do të thotë se komisionet zgjedhorë do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshmme, ato parlamentare dhe lokale. Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t'u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive
5 Qershor 2020, 18:24 -
Katër veta në një tryezë, pa llogaritur sekretin e Ramës me Damianin
Që të kuptosh një kryeministër duhet të kesh qenë së paku një herë kryeministër. Të jesh ulur qoftë dhe një herë të vetme në karrigen e madhe që i bën të gjithë të tjerët të duken të vegjël. Dhe, meqenëse gardëroba e një kryeministri është e pafundme, edhe njohja, gjykimi, paragjykimi apo dhe parashikueshmëria për sjelljen e tij, ka mundësi të pafundme shpjegimesh.
3 Qershor 2020, 20:48 -
9 orë takim i vështirë! Ambasadorët e SHBA-BE-Britanisë: Hiqni dorë nga kërkesat nëse nuk ka dakordësi! Reforma të mbyllet nesër
9 orë takim i vështirë por konstruktiv mes ambasadorëve dhe anëtarëve të Këshillit Politik. SHBA-BE-Britani të prerë në kërkesat e tyre: Reforma të mbyllet nesër! Nëse nuk ka dakordësi për kërkesat përtej rekomandimeve të ODIHR, atëherë palët duhet të heqin dorë nga këto kërkesa.
2 Qershor 2020, 13:27 -
Dështimi i 'Zgjedhores'/ SHBA-BE-Britani i shkojnë në zyrë Bashës: Jo kushte të reja! Zbutet PD, kërkesë PS-së: Mblidhemi nesër prape
Mungesa e një konsensusi mes palëve politike mbrëmjen e 31 majit për reformën zgjedhore ka bërë që ditën e sotme SHBA, BE dhe Britania e Madhe t'i shkojë në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha për të diskutuar pikërisht për këtë. 60 minuta diskutime duket se kanë qenë efektive, pasi vetëm pak minuta pas takimit, PD-LSI është zbutur duke i kërkuar PS mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00.
1 Qershor 2020, 10:29