-
Koronavirusi, ‘Qetësohet’ ritmi i infeksioneve në Itali, rritet numri i të shëruarve, hapen shkollat. Macron: Kufijt nuk mbyllen. Italia, 'mjeku' i zellshëm i Europës
Duket se Italia po luan rolin e mjekut të zellshëm në Europë, por për Drejtorin e klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në Genova, Matteo Basseti ajo që me të vërtetë mungon është qasja europiane.
28 Shkurt 2020, 09:13 -
Koronavirusi/ Kina shënon numrin më të ulët të të infektuarve në 24 orët e fundit, OBSH nën alarm: Shqetësimi ynë më i madh, shpërthimi i virusit në botë
Virusi vdekjeprurës, COVID-19 ka ulur ritmet e tij të përhapjes në Kinë, ndërsa 327 raste të reja raportohen në 24 orët e fundit. Sipas raportimeve, ka shkuar në 2,858 numri i viktimave në shkallë globale, ndërsa 83,386 persona janë konfirmuar të infektuar. Sipas të dhënave nga Autoritetet Shëndetësore, rreth 37 mijë persona janë rikuperuar pas infektimit me virusin. Rastet të reja të virusit u konfirmuan në Spanjë, Francë, Nigeri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe brenda natës, ndërsa shpërthimet në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhduan të përkeqësohen.
28 Shkurt 2020, 07:18 -
Frika nga koronavirusi/ Marina e SHBA urdhëron vetë-karantinimin për 14 ditë për anijet ushtarake që kanë bërë ndalesa në Paqësor
Marina e amerikane ka porositur të gjitha anijet që kanë vizituar vendet në rajonit e Paqësorit që të vetë-karantinohen dhe të qëndrojnë në det për 14 ditë në mënyrë që të monitorojnë detarët për çdo simptomë të koronavirusit. Zëdhënësi i marinës amerikane, lejtëni James Adam, ka thënë se Marina po vepronte me kujdes dhe se "shëndeti dhe mirëqenia e marinarëve tanë, civilëve dhe familjeve të tyre është thelbësore".
28 Shkurt 2020, 06:01 -
PD akuza Manastirliut, publikon mesazhin e mjekut: Po punojmë pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar një mesazh, me anë të të cilit pretendon se i është dërguar nga një mjek në poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës. Sipas mesazhit të dërguar nga mjeku dhe publikuara nga Spahiu pretendohet se në këtë qendër punohet pa maska mbrojtëse dhe nuk bëhet sterilizimi i mjeteve që kontrollohen pacientët.
27 Shkurt 2020, 21:40 -
Kush do të futet në karantinë, zv.ministrja shpjegon HAP pas HAPI! Psikologia: Shtohen rastet me panik, si duhet vepruar
Zv.ministrja Mira Rakacolli tha se janë bërë gati edhe struktura të tjera që mund të përdoren për karantina nëse Konvaleshenca në Durrës nuk do të përballojë fluksin. Sipas psikologes, Aurela Agalliu, rastet e qytetarëve rastet e qytetarëve me panik janë shtuar dhe kjo sipas saj vjen për shkak të mungesës së besimit në informacionet që merren qoftë në media, qoftë nga institucionet përkatëse.
27 Shkurt 2020, 19:13 -
Koronavirusi/ Rama zbulon: Konvaleshenca e ushtarakëve në Durrës do të kthehet në karantinë (VIDEO)
Shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Durrës (konvaleshenca), pronë e Ministrisë së Mbrojtjes do të kthehet në karantinë në rast të mbërritjes në Shqipëri të koronavirusit. Rama tha se në asnjë vend të botës karantina nuk ndërtohet në zona malore, larg qendrave të banimit, gjë e cila vështirëson aksesimin e këtyre ambienteve nga pacientët.
27 Shkurt 2020, 12:16 -
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative! Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë (VIDEO)
Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë personat që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi dhe kanë pasur kontakte me persona me shenja të këtij virusi duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
27 Shkurt 2020, 11:15 -
'S'ka anulim të Lojërave Olimpike 2020', organizatorët: Zhvillimet sipas planit, ja si do të procedohet për t'u mbrojtur nga korona
Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të lojërave Olimpike, por do të zvogëloj përmasat e evenimentit.Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithsh&
27 Shkurt 2020, 06:58 -
Koronavirusi, mjekja: Maskat mbahen për njerëzit me probleme, lani duart për të shmangur mikrobet
Frika nga koronavirusi ka bërë që në Shqipëri qytetarët të shohin 'shpëtim' tek përdorimi i maskave mbrojtëse duke i përdorur gjatë aktiviteteve ditore. Por ekspertët e shëndetit këshillojnë që përdorimi i maskave nuk është i nevojshëm tek personat që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga ana tjetër zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi ditën e sotme se vendin ynë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri.
26 Shkurt 2020, 18:15