-
Mungesë kapaciteti spitalor në kryeqytet, vala e dytë e COVID-19 godet Suedinë
Kryeqyteti suedez, Stokholmi po përballet me mungesën e kapaciteteve spitalore dhe të stafit mjekësor në këtë valë të dytë të COVID-19. Gjatë një konference për shtyp drejtori i sistemit për kujdesin shëndetësor, Bjorn Eriksson ditën e mërkurë i ka bërë apel për ndihmë qeverisë suedeze në mënyrë që të përmbushin këto mangësi e të punohet me efikasitet për kurimin e pacientëve me koronavirus.
10 Dhjetor 2020, 14:16 -
Gjermania rekord rastesh me COVID-19, Merkel: Më vjen keq nga thellësia e zemrës
Kancelaria Angela Merkel të mërkurën kërkoi kufizime më të ashpra për të ulur infeksionet e koronavirusit, pasi numri i të vdekurve në Gjermani arriti një rekord të “zi” ku 600 qytetar humbën jetën si pasojë i COVID-19
10 Dhjetor 2020, 13:11 -
SHBA, rekord i ri, më shumë se 2 viktima çdo minutë nga COVID-19 (VIDEO)
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për një fushatë historike të vaksinave ndaj koronavirusit përpara miratimit të pritshëm nga agjencia rregullatore federale, ndërsa ligjvënësit në Kongres debatuan të mërkurën për kushtet e një pakete lehtësimi ekonomik nga COVID-19.
10 Dhjetor 2020, 12:08 -
Në rast se vuani nga alergjitë, atëherë nuk duhet të merrni vaksinën Pfizer/BioNTech (VIDEO)
Pas shfaqjes së reaksioneve alergjike tek dy punonjës shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Rregullatori i medikamenteve thotë se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike "të rëndësishme" ndaj ushqimit, ilaçeve ose vaksinave nuk duhet të marrë vaksinën antiCOVID.
9 Dhjetor 2020, 11:46 -
Biden: Premtoj 100 milionë vaksina për SHBA-në në 100 ditët e para (VIDEO)
Presidenti i zgjedhur Joe Biden premtoi se 100 ditët e para të tij si president i SHBA nuk do t’i japin fund pandemisë, por do të ndryshojnë kursin e saj. Biden, premtoi gjithashtu 100 milionë vaksina Covid në 100 ditët e tij të para në detyrë.
9 Dhjetor 2020, 09:35 -
Sot 753 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19! Humb jetën gjinekologu në Vlorë, pas dy javësh i shtruar në spital
Në 24 orët janë regjistruar në vendin tonë 753 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën edhe një gjenekolog në Vlorë, i cili kishte dy javë i shtruar në spital.
8 Dhjetor 2020, 16:30 -
Nis vaksinimi anti-COVID në Angli, Boris Johnson: Do të mposhtim virusin së bashku
Kryeministri britanik Boris Johnson ka falënderuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter stafin dhe punonjësit shëndetësorë, shkencëtarët dhe njerëzit që dolën vullnetarë për të testuar vaksinën kundër sëmundjes.“Ne duhet të zbatojm&e
8 Dhjetor 2020, 12:46 -
Vaksina kundër COVID-19: Një 90 vjeçare bëhet personi i parë që merr vaksinën Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar
Një grua 90-vjeçare është bërë personi i parë që i është dhënë një vaksinë antiCOVID, si pjesë e programit të vaksinimit masiv që ka filluar sot në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
8 Dhjetor 2020, 09:27 -
Sulçebe në Report Tv: Vaksina anti-COVID të mbron për disa vite, në raste të rralla ka efekt për 6-8 muaj! Pas injeksionit të parë imuniteti fitohet pas 4 javësh
Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme.
7 Dhjetor 2020, 22:00 -
PPE për Shqipërinë: Kushtetuesja dhe zgjedhjet e 25 prillit, jetike për integrimin! Basha denoncon Ramën te partitë simotra të PD-së, kërkon vaksinën anti-COVID: Ma jepni mua t’ua ndaj qytetarëve
PPE doli me një rezolutë për zhvillimet në Shqipëri ku vuri theksin në funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira më 25 prill, duke i cilësuar si jetike për integrimin e vendit në BE. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë e PPE, ku u ka kërkuar ndihmë për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19.
7 Dhjetor 2020, 18:44 -
COVID dhe universitetet/ Rektori Artan Hoxha për Report Tv: Pjesëmarrja online më shumë se në auditore! Tarifat nuk ndryshojnë, fakultetet kanë shpenzime
Ky vit për shkak të pandemisë bëri që studentët të mos i afrohen auditorëve për të marrë leksionet, por ta zhvillojnë procesin mësimor online. Kjo mënyrë e re mësimdhënie e kushtëzuar nga koronavursi ka problematikat dhe vështirësitë e veta, por ajo që ka ngjallur interes në këtë muaj të parë të mësimit online është pjesëmarrja e studentëve, ku për rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha numri i tyre është shumë më i lartë online se në kohën kur vinin në auditore.
7 Dhjetor 2020, 18:08 -
COVID/ Greqia vendos karantinë 10-ditore të detyruar për të gjithë udhëtarët nga 18 dhjetori deri më 7 janar
Greqia ka marrë një tjetër masë për të përballuar situatën e pandemisë COVID. Mësohet se të gjithë udhëtarët që do të futen në vendin fqinj nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 do të jenë të detyruar që të futen në karantinë 10-ditore.
7 Dhjetor 2020, 17:25