PPE për Shqipërinë: Kushtetuesja dhe zgjedhjet e 25 prillit, jetike për integrimin! Basha denoncon Ramën te partitë simotra të PD-së, kërkon vaksinën anti-COVID: Ma jepni mua t’ua ndaj qytetarëve

Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane, partitë simotra të PD-së, kanë zhvilluar punimet online, ku i pranishëm ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Pas përfundimit të Asamblesë, PPE doli me një rezolutë për zhvillimet në Shqipëri ku vuri theksin në funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira më 25 prill, duke i cilësuar si jetike për integrimin e vendit në BE.  

Më tej rezoluta vijon duke i bërë thirrje qeverisë të bëjnë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në Shqipëri, ku ajo që vihet re është se drafti i partive të djathta europiane përmban akuzat e bëra nga PD çdo ditë në media, sikur ta ketë shkruar vetë ajo. 

"PPE vlerëson si jetike rëndësinë e zgjedhjeve të lira në përparimin në procesin e integrimit dhe vlerëson dakordësinë e 5-Qershorit, ndërsa dënon shkeljen e saj nga qeveria me ndryshime ligjore të njëanshme. Asambleja Politike e PPE nxit fuqimisht Kuvendin e Shqipërisë që t’i bindet dhe të zbatojë menjëherë opinionin e kërkuar nga Komisioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. PPE i bën thirrje të dënohen zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në krime zgjedhore referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339 dhe e konsideron të papranueshëm bllokimin e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë.  Për Asamblenë politike të PPE-së, funksionimi normal i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Larta dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent, ashtu sikundër progresi institucional i Reformës në Drejtësi është i pamjaftueshëm për sa kohë asnjë rast i korrupsionit të lartë nuk është dënuar apo sjellë përpara drejtësisë. Shqipërisë i kërkohet të ofrojë shembuj konkretë dhe të qartë të progresit në këtë drejtim. Gjithashtu, rezoluta adreson shqetësimin e Bashkimit Europian sa i përket Ligjit për Median të Dhjetorit 2019 dhe mosveprimit të qeverisë dhe Kuvendit pas opinionit përkatës të Komisionit të Venecias", thuhet në rezolutën e PPE.

Gjatë fjalës së tij Basha u ka kërkuar ndihmë  për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19, ndërsa nuk i ndali as aty akuzat ndaj qeverisë se ka keqmenaxhuar situatën e pandemisë dhe nuk ka marrë masat e duhura. Në njoftimin e  shpërndarë nga PD, thuhet se Basha ka folur për mungesë të stafeve mjekësore, kapacitete spitalore janë ezaurur, ndërsa numri i të infektuarve dhe fataliteteve është rritur.

“Ndihma e vendeve tuaja me vaksina anti-COVID, në çfarëdo sasie që të jetë, është më se e mirëpritur, dhe ne do t'ju jemi gjithmonë mirënjohës. Vendi im dhe qytetarët e mi, janë në një situatë tejet të vështirë, e cila sa vjen dhe po përkeqësohet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni në këto kohë tejet të vështira.Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve, çka e bën të pamundur në një anë identifikimin në kohë të të infektuarve me COVID-19 dhe trajtimin e tyre në mënyrë profesionale, dhe në anën tjetër shkëputjen e zinxhirit të infektimit. Sot, numri i të infektuarve është rritur dhe shtrirë kudo, fatalitetet po ashtu, ndërsa kapacitetet spitalore janë ezauruar. Shqipëria vuan dhe mungesën e stafeve mjekësore, pasi ka numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banor", u shpreh kryedemokrati.

Akuzat që Lulzim Basha i bën çdo ditë në media ka vendosur t'i  çojë edhe në Asamblenë e PPE, edhe pse vetë epidemiologët por dhe ministrja Manastirliu shprehen se pavarësisht se numri i shtrimeve në spital është rritur ka ende kapacitete spitalore dhe se nuk ka mungesë stafi pasi trajnimet e bluzave të bardha nuk kanë munguar dhe vijojnë ende për të plotësuar çdo boshllëk të mundshëm. Në lidhje me vaksinë, vetë kryeministri Rama u nis një ditë më parë në SHBA ku njoftoi se do të "lëvizte çdo gur që të sillte sa më shpejt vaksinën anti-Covid në Shqipëri".

Rezoluta e PPE

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellari nga tropoja: 08/12/2020 06:24

    O qyqari lyl hajduti mashtrusi trafikanti mafjozi tradhetari vrasesi....po tallin bolet keta me ty o kerme ....se nje i shitur tradhetar nuk e do njeri...

    Përgjigju
  • 0987654321: 07/12/2020 23:36

    Ti menaxhosh si rrugen e kombit apo detin nuk po permend te tjera o pleher i ndyre.

    Përgjigju
  • Pjeter: 07/12/2020 21:38

    Po ky idiot ke perfaqeson atje? Ne emer te kujt flet ky qe kerkon vaksinat? Ky nuk ka asnje lloj mandati te perfaqesoje Shqiperine.Nuk e kupton qe po le kokren e namit edhe me partite simotra o si vllezer te ppe-se,nuk e kupton per zotin qe nje kerkese e tille te autoklasifikon si debilin e cirkut politik.Ky personifikon fatkeqesine e madhe qe kane shqiptaret si popull.

    Përgjigju
  • redi: 07/12/2020 21:27

    PPE do mbrojne simotren e saj PD dhe kjo eshte e llogjikshme sikurse PSD mbrijne te majten ,por ajo qe eshte thelbesore eshte fryma antushqiptare e PD duke lobuar qe mbledhje nderqeverutare mis te kryhet.Ketu nuk humb as PS dhe as Rama por shqiptaret . Turp qe nuk mbulohet dhe shqiptaret do dine ke te votojne.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 07/12/2020 21:23

    Lulush Bibilush ha mu... se nuk te pjerdh kush

    Përgjigju
  • Spiuni: 07/12/2020 20:24

    Mendo që këtë përgjigje ta japi një nga opozitarët ne Gjermani,France,Holland apo San-Marino...hahaha...harron ky tru laraska që ç'vlerësim merr nga europianet kur flet keshtu...hahaha.....ndjek i vendosur linjën e vazhdushme te gabuar te shtetit paralel....punë SPIUNASH...kaq e thjeshtë eshte...

    Përgjigju
    • Arbëri: 07/12/2020 21:42

      Ky është njeri i shitur një idiot i paparë !

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion