Në 24 orët janë regjistruar në vendin tonë 753 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19. Janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t’u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar.

Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.

COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         753

Të shëruar ne 24 orë      347

Të shtruar në spitale      450

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.532

Testime totale           208.503

Raste pozitive            44.436

Raste të shëruara       22.527

Raste Aktive             20.973

Humbje jete              936

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11364

Fier   1620

Durrës   1374

Korçë    1119

Vlorë     1053

Shkodër   899

Elbasan   835

Lezhë    775

Berat     742

Gjirokastër  489

Kukës    438

Dibër     265.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
2 javë në spital, humb jetën nga COVID gjinekologu nga Vlora...do bëhej baba pas pak ditësh

VLORË- COVID-i i merr jetën mjekut gjinekolog në qytetin e Vlorës. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ka humbur jetën Leonard Kamberi, 47-vjeç. Ai ishte i shtruar prej dy javësh në spital, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, për pasojë humbi jetën. 

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës  pasi  ditën e djeshme humbi jetën prej COVID- 19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.

1607425558_LeonardKamberi..jpg

Leonard Kamberi