-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 1 viti pezullim, nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë
Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi të arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqit të arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj të akuzuar si grup i strukturuar kriminal per rrembimin e Jan Prengës. Ndërkohë gjyqi per Altin Hajrin për të njejtat akuza është pezulluar deri ne njoftimin dhe kapjen e tij.
13 Qershor 2023, 12:11 -
Rrëmbimi dhe vrasja Jan Prengës, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin burg përjetë për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, Festim Bexhdilit
Festim Bexhdili, ish kopshtar i Kompleksit ‘Golden’ do të mbetet në burg përjetë. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la sot në fuqi vendimin e “Shkallës së Parë” për Bexhdilin si i përfshirw në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengws.
20 Mars 2023, 15:41 -
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, rifillon në Gjykatën e Posaçme gjykimin për Dritan Rexhepin dhe 6 të akuzuar të tjerë
Në Gjykatën e Posaçme ka rifilluar gjykimi pas një vit pezullimi për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.
17 Mars 2023, 14:46 -
Dritan Rexhepi në proces edhe në Itali, 'mbreti' i trafikut të kokainës rrezikon 20 vite burg! Gjykata nuk pranon akuzën e krijimit të super organizatës kriminale
Gjykata italiane ka mbyllur fazën e parë të hetimeve për trafikun ndërkombëtar të drogës mes Ekuadorit dhe Firenzes. Gjykata ka rrëzuar akuzën se tre kartelet, mes tyre edhe karteli shqiptar i drogës që drejtohej nga Dritan Rexhepi, se kishin ngritur një super organizatë duke bashkuar tre kartele droge.
12 Dhjetor 2022, 13:46 -
'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra
Arrestohet në Spanjë, urdhëruesi dhe truri i operacionit të pengmarrjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Gentjan Funiqi (Doçi), i cili njihej dhe me 3 emra të tjerë. Arrestimi i tij pritet të hedhë dritë për të gjetur trupin se ku është varrosur Jan Prenga, për të cilin prej 2 vitesh, që nga 17 Janar 2020 nuk ka asnjë gjurmë.
30 Nëntor 2022, 20:46 -
Në Shqipëri në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës, zhduket Dritan Rexhepi! Autoritetet e Ekuadorit asnjë gjurmë nga 'mbreti' i trafikut të kokainës
Media argjentinase “Infobae” i ka kushtuar një artikull të gjatë për Dritan Rexhepi, i cilësuar si trafikanti shqiptar i drogës që përmbyti Evropën me drogë dhe i akuzuar në Shqipëri për rrëmbimin e Jan Prengës.
10 Nëntor 2022, 21:46 -
Kronikë
Burg përjetë për kopshtarin e kompleksin ‘Golden’, Festim Bexhdilit! GJKKO: Të bindur se Jan Prenga është vrarë, trupi nuk u gjet
Ende pa asnjë gjurmë apo të dhënë lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës, njëri nga pesë të arrestuarit, Festim Bixhdili është dënuar përjetë nga Gjykata e Tiranës.
29 Shtator 2022, 15:30 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, GJKKO vendos më 29 shtator! Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për kopshtarin Bizhdili
U zhvillua në GJJKO seanca për rrëmbimin dhe zhdukja e trupit të Jani Prengës pas përplasjes së grupeve rivale për trafikun e kokainës, ku përfundoi gjykimi për Festim Bizhdilin kopshtarin e resortit “Golden” dhe Olsi Turjan.
13 Shtator 2022, 14:42 -
Pengmarrja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit 'Golden': Kemi dyshime se ai e di se ku është fshehur trupi i pajetë
Pengmarrja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Festim Bexhdili. Sipas Spak, 30-vjeçari dyshohet se ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.
7 Qershor 2022, 11:48 -
Rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës, pezullohet gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të tjerë! Pushohen hetimet për vëllezërit Hajri dhe Doçaj
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin e çështjes së rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. Pezullohet gjykimi për Dritan Rexhepit dhe 6 të tjerëve, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
23 Mars 2022, 13:27 -
Kronikë
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
3 Nëntor 2021, 13:32 -
Kronikë
Daily Mail shkruan për rrëmbimin e Jan Prengës: Hakmarrja pas hekurave, 2 gangsterë të pamëshirshëm dhe marrëveshje kokaine e shkuar keq! Baroni drejton trafikun nga burgu
Daily Mail shkruan se ka një baron që drejton trafikun e drogës nga burgu dhe se pas kësaj pengmarrjeje që përfundoi tragjikisht fshihet një marrëveshje droge e shkuar keq dhe miliona paund kokainë e vjedhur.
17 Korrik 2021, 12:06 -
Kronikë
OFL sekuestroi 'Golden resort', GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: Ka burime të justifikueshme
Operacioni OFL pëson një tjetër goditje! Gjykata e posaçme e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të "Golden resort". Sipas GJKKO pasuria s'duhet të konfiskohet dhe s'duhet ti kalojë shteti sepse ka burime te justifikueshme të të ardhurave.
3 Maj 2021, 11:52 -
'Shfryhet' dosja për rrëmbimin e vrasjen e Jan Prengës, në burg vetëm kopshtari! GJKKO liron nga qelia edhe Leonard Hajrin e Olsi Turjan, pas Ardian Doçajt
GJKKO ka liruar nga qelia Leonard Hajrin, i cili u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa i arrestuari tjetër Olsi Turja nga "arrest me burg" është lënë në "arrest shtëpie". Në burg mbetet vetëm kopshtari Festim Bexhdili.
3 Shkurt 2021, 11:01 -
U arrestua për rrëmbimin e Jan Prengës, lirohet Ardjan Docaj! Lihet në 'detyrim paraqitje'
Erdhi nga Vjena pasi policia e shpalli në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në Kamëz, gjykata liron nga burgu Ardjan Docajn. Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Docajt masën e 'detyrim paraqitje' duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.
1 Shkurt 2021, 15:51 -
I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, 'mjeshtri i arratisjeve' Dritan Rexhepi këtë herë kërkoi lirimin nga gjykata në Ekuador, ia refuzuan
Dritan Rexhepit, një emër shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të drogës, i njohur për arratisjet e tij të bujshme nga burgjet, këtë herë ka kërkuar lirinë përmes gjykatës. Ai ndodhet në një burg në Ekluador.
19 Janar 2021, 16:56