-
Do kryenin atentat? Apeli konfirmon burg për kunatin dhe mikun e Erion Alibej! Arben Spahiu lihet në qeli pa afat, Preçi 60 ditë pas hekurave
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi do të mbeten në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit sot e cila ka konfirmuar vendimmarrjen e gjykatës së Elbasanit Ato akuzohen se kanë marrë urdhër nga Erion Alibej për të vrarë 'Otin e Elbasanit', atentat që dështoi pasi u zbulua BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda.
27 Mars 2023, 12:21 -
Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, hakeri kinez rekurs vendimit të Apelit që lejoi ekstradimin e tij
Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë që la në fuqi vendimin për ekstradimin e tij në Kinë. Liangbin Chen u arrestua në Tiranë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ka realizuar grabitjen me mashtrim kompjuterik me vlerë rreth 145 milionë euro.
26 Mars 2023, 15:00 -
Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, 25 vite burg për Arsen Stojkun, mik i familjes Lici
25 vite burgim është dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Arsen Stojku akuzohet se ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit.
24 Mars 2023, 14:28 -
U kap me 113 mijë euro në makinë, Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe zbatim të urdhrit të gabuar! E riktheu në punë Apeli
Altin Morina efektivi i RENEA i arrestuar me 113 mijë € në makinë, rezulton se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia e Shtetit për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhërit të eprorit. Përjashtimi i tij është bërë në 2015 nga ish Drejtori Artan Didi, por Morina është rikthyer në detyrë nga Gjykata Administrative e Apelit madje ka detyruar shtetin t'i paguajë si dëmshpërblim edhe 8 paga.
19 Mars 2023, 15:55 -
Vendimi për vulën dhe akuzat ndaj gjyqtarëve nga opozita e Berishës, KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi dhe gjuha e urrejtjes e papranueshme
Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur, kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilët vendosën që t’i jepnin vulën e partisë Enkelejd Alibeajt. Ndonëse nuk i ka përmendur me emër, ka qenë opozita e Sali Berishës e cila ka hedhur një “lumë” akuzash në drejtim të 3 gjyqtarëve, si “të korruptuar e kapur nga Rama”, dhe për KLGJ, kjo gjuhë urrejtjeje është mjaft shqetësuese
8 Mars 2023, 19:03 -
Çështja Babale në Apel, Salianji kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore: Para drejtësisë s'janë trafikantët, por ne që denoncojmë
Është shtyrë për të disatën herë seanca për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji në gjykatën e Apelit, për çështjen Babale. I pranishëm në sallë ishte vetë deputeti, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares relatore Etlira Petri dhe dha 3 arsye.
7 Mars 2023, 09:43 -
Çim Peka kërcënon me vetëgjyqësi 3 gjyqtarët që morën vendimin për vulën e PD: Ata dhe familjarët e tyre do jetojnë këtu
Vendimi i Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeajt, nuk është kapërdirë mirë nga ana e mbështetësve të Sali Berishës. Madje, kanë shkuar deri aty sa kanë nisur kërcënimet publike.
6 Mars 2023, 11:10 -
Roland Qafoku: Vula që do ta rithemelojë realisht, ose do ta shuajë përfundimisht PD-në
Tashmë që vendimi i Gjykatës së Apelit u dha, PD ndodhet në një situatë edhe më absurde: Grupimi që mbështet Enkelejd Alibeajn ka vulën e partisë, por nuk ka vota, ndërsa grupimi që mbështet Sali Berishën ka vota, por nuk ka vulë.
6 Mars 2023, 09:36 -
Vendimi i Apelit për vulën, deputeti Agalliu: Ka vetëm një PD dhe asnjë kandidat tjetër përveçse me siglën tonë nuk është i PD! Individë të ‘Foltores’ të reflektojnë, të hapur për bashkëpunim
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD si të vonuar pasi sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhej me kohe. Në një intervistë për Report Tv Agalliu tha se Apeli rivendosi drejtësinë.
5 Mars 2023, 17:08 -
Vendimi i Apelit për PD, Sula dhe Çollaku: Kandidatët e Primareve të regjistrohen në zgjedhje me logon e PD! Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit dhektheu çështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë me trupë tjetër gjykuese.
4 Mars 2023, 10:02 -
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Korreshi: Do dalim më të copëtuar, demokratët do shahen mes tyre! Shabani: S’ka pse të jetë çështje kombëtare
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën, Partia Demokratike do të dalë më e copëtuar. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Korreshi tha se pas vendimit demokratët fillimisht do të shahen mes tyre, më pas do të nisin një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit, e më pas drejt një bashkimi
3 Mars 2023, 17:29 -
Vendimi për vulën e PD-së, mbërrin në seancë përfaqësuesi i Alibeajt! Gjykata e Apelit shton masat e sigurisë
Ndërkohë që vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës në gjykatën e Apelit ku pritet të jepet vendimi përfundimtar mbi fatin e vulës së PD, jashtë ambienteve të institucionit janë shtuar masat e sigurisë.Në seancë kanë mbërritur 3 gjyqtarët dhe p&am
3 Mars 2023, 10:42 -
Fati i PD, Apeli rrëzon Berishën, vula mbetet në dorë të Bashës! Avokati Sefa: Regjistrohet grupi i Alibeajt në zgjedhje! Bylykbashi: Pati presion në sallë
Nuk ka fund saga e fatit Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Vendimi i Apelit është marrë unanimisht nga të tre gjyqarët.
3 Mars 2023, 10:37 -
Presion 'Apelit' për fatin e PD? TemA: 1 person i afërt me Berishën ka shkuar në Shkodër të takojë një prej familjarëve të gjyqtarëve
Në Tiranë është rritur shqetësimi se Berisha po ushtron presion mbi një prej tre gjyqtarëve të 3 marsit, të cilët kanë në dorë vendimin për të ardhmen e PD.
27 Shkurt 2023, 16:53 -
U padit për shpifje, Këlliçi shpallet i pafajshëm nga gjykata: Inkurajoj qytetarët të denoncojnë blerjen e votës, krimet elektorale
Belind Këlliçi thotë se ka marrë pafajësi të plotë nga Gjykata pasi u padit për shpifje nga Ardian Çela, pas deklarimeve që ka bërë për krimet zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021
23 Shkurt 2023, 13:20 -
Kërkoi masë më të lehtë sigurie, ish-zyrtarja Alda Klosi lihet në burg! Avokati: Apartamenti i sekuestruar në pronësi të ish burrit! S’ka pse të deklarojë paratë e vëllait
Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit dhe vendosi ta lë në qeli, duke mos marrë parasysh argumentet e ish-zyrtares se duhet të kujdeset për 2 fëmijët dhe nënën e sëmurë. Avokati i Klosit tha se klientja e tij nuk mund të qëndrojë në burg vetëm mbi dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi, që sipas tij prokuroria ende nuk ka prova për ta vërtetuar.
20 Shkurt 2023, 10:09 -
DOKUMENTI/ Beteja e pazakontë e prokurores së SPAK Manjola Kajana për të mos hetuar pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës: Nuk kam krijuar bindje se kanë vjedhur
Zbulohet ankimimi në Gjykatën e Apelit të prokurores së SPAK-ut Manjola Kajana për të mos hetuar pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës që janë kallëzuar për vjedhjen e floririt.
15 Shkurt 2023, 18:22 -
Berisha presion 'Apelit'! Ditën kur Gjykata vendos fatin e PD më 3 mars, mbahet protesta e radhës e opozitës
Sali Berisha nuk do të qëndrojë “duarkryq” ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” i tij politik.
14 Shkurt 2023, 16:39