-
Lufta për vulën e PD, zbulohen gjyqtarët që do e gjykojnë në Apel, Bardhi: T’i japë fund absurdit që vijon prej 2 vitesh! Zvarritja dëmton opozitën
Çështja se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, tashmë është në Gjykatën e Apelit. Një ditë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e arsyetuar se përse riktheu çështjen në Apel, Gazment Bardhi kërkon shqyrtimin e menjëhershëm.
19 Mars 2024, 12:46 -
Vrau një polic në ’97-ën pas parakalimit të gabuar, ish-punonjësi i SHIK dënohet me 12 vite burg! 24 vite më parë i ishte caktuar burgim i përjetshëm
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Hektor Voci.
8 Mars 2024, 15:37 -
Dosja ‘Babale’/ Salianji rrezikon burgun, Apeli shqyrton çështjen ndaj deputetit më 15 mars
Më datë 15 mars gjykata e Apelit do të shqyrtojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim të rremë’ dhe dënuar me 1 vit burgim
1 Mars 2024, 09:24 -
Përplasja e armatosur në 2021-in në Shkodër, gjykata lë në fuqi dënimin me 22 vite burg për Hot Doçin, vëllai i tij shpallet i pafajshëm
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e marrë në qershor të vitit të kaluar për dënimin me 22 vite burg të Hot Doçit për një përplasje me armë zjarri të ndodhur në 20 mars të vitit 2021 në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
22 Janar 2024, 15:36 -
Vrau gruan para gjykatës ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish policin Koço Buzo
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzon ish policin që vrau gruan e tij Liljana Buzo përpara godinës së gjykatës në 2021 në Elbasan pasi ajo kërkoi të divorcohej
6 Dhjetor 2023, 15:16 -
Kërcënohen gjyqtarët e Apelit Tiranë, dënuan grupin kriminal nga Vlora për vrasjen në tentativë të Ines Hajrulla! Nisin hetimet
Tri gjyqtare të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm kanë bërë kallëzim në polici se janë kërcënuar për shkak të detyrës pas shpalljes së vendimit për një grup kriminal në Vlorë. Pas denoncimit më 15 shtator, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet por ndaj gjyqtareve ende nuk është caktuar mbrojtje.
6 Tetor 2023, 17:07 -
Parcela me kanabis në repartin e Zall-Herrit, gjykata e Apelit liron nga qelia tre ushtarakët! Lihen në 'arrest shtëpie'
3 ushtarakët, shefi i zbulimit Gramoz Mullai dhe dy Specialistët e Zbulimit, Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda, të arrestuar për ‘shpërdorim detyre’ pas zbulimit të parcelave me kanabis në repartin ushtarak të Zall-Herrit, janë liruar nga qelia. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’
21 Gusht 2023, 15:22 -
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
Gjykata e Apelit zbriti një vit burg për Dritan Dajtin, duke i njohur atij të drejtën e përfitimit nga amnistia. Pavarësisht se ulja i referohet dënimit për vrasjen e një biznesmeni dhe arratisjen nga gjykata e Tiranës, ajo ka efekt edhe tek dënimi për vrasjen e 4 policëve, pasi çështjej ndaj Dajtit janë bashkuar në 25 vjet heqje lirie.
26 Qershor 2023, 13:36 -
Mori 340 mijë euro për gjyqin e masakrës së Velipojës, Apeli lë në burg Milena Deraj! 30 vjeçarja njeh borxhin e Ferracakëve: Duhet tu kthej 225 mijë euro
Gjykata e Apelit la në burg pa afat 30-vjeçaren Milena Deraj për mashtrim me marrjen e shumës 340 mijë euro nga familja Ferracaku për gjyqin e masakrës së Velipojës. Ish punonjësja e Kuvendit dorëzoi një deklaratë noteriale ku njeh borxhin dhe premton kthimin e shumës, por kjo nuk e bindi trupën gjykuese për ndryshimin e masës
12 Qershor 2023, 09:37 -
I akuzuar për vrasjen e ish menaxherit të VIP-ave, Apeli lë në fuqi vendimin për Elsi Levendin, do vuajë 10 vite e 8 muaj burg
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Elsi Levendin, i akuzuar për vrasjen e ish menaxherit të VIP-ave Jurgen Kurti. Ai është dënuar me 16 vite burg por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 10 vite e 8 muaj në burg.
2 Qershor 2023, 15:38 -
Publikimi i të dhënave për spiunin I.M, Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, Apeli detyron përfundimisht Prokurorinë të nisë hetimet
Gjykata e Apelit detyron përfundimisht Prokurorinë të regjistrojë procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta.
1 Qershor 2023, 12:22 -
Gjyqi për vulën e PD, 'Apeli': Zhukri në favor të Berishës, s'ishte i paanshëm! Duhet të ishte pranuar dorëheqja e tij nga çështja, të pyetet Lulzim Basha
Zbardhen argumentet e Gjykatës së Apelit për ‘vulën e PD-së’, kryetari i Gjykatës së Tiranës gaboi që nuk pranoi kërkesën e Agron Zhukrit për të hequr dorë nga çështja. Bashkëshortja e tij sekretare dhe miqësi me Berishën.
10 Maj 2023, 12:39 -
U kapën duke transportuar mina me telekomandë në rrugën Milot-Lezhë, gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg për Manukën dhe Loshën
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Manuka u dënua me 10 vite burg ndërsa Losha me 8 vite burg, pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv.
25 Prill 2023, 17:15 -
1 kg tritol poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan, Apeli konfirmon dënimin me 25 vite burg Astrit Sinanajt! Çfarë u zbulua gjatë procesit
Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
24 Prill 2023, 09:56