-
Shtyhet nesër vendimi i Apelit për 'fatin' e pronave të Ylli Ndroqit/ Avokati: Sollëm prova të reja! Pasuria 100% e ligjshme! S'është arrestuar kurrë në Itali
Është shtyrë për nesër vendimi i Gjykatës së Apelit për "fatin" e pronave të sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi. Shkak për këtë është bërë dosja voluminoze, ku si u shpreh dhe vetë avokati i tij, Alban Qafa ka një "mal me prova" që vërteton se pasuria e Ndroqit është 100% e ligjshme. Qafa tha se gjatë seancës së sotme ka paraqitur prova të reja.
26 Gusht 2020, 11:15 -
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunon me drejtësinë
Kreshnik Tusha u arrestua mbrëmjen e vrasjes, ku u paraqit i plagosur në spitalin e Kurbinit, por që me identifikimin e autorëve të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, u la në arrest shtëpie. Fakti që ai nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk ka sqaruar se si është plagosur, ka bërë që apeli ta rikthejë atë sërish në burg, në seancën e mbajtur më 5 gusht.
7 Gusht 2020, 10:08 -
Zbardhet vendimi që rikthehu çështjen e Saimir Tahirit! Apeli: U shtuan akuzat, por u gabua në rikualifikimin e veprës penale
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila vendosi kthimin për rigjykim nga e para të dosjes për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
28 Korrik 2020, 21:14 -
Adjola Lakra ndryshon dëshminë: Rrugës kur po shkoja të takoja Hekuran Billën mësova nga lajmet se e kishin vrarë, u ktheva në shtëpi! Gjykata e lë në burg
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjes e Hekuran Billa, në 11 qershor 2020 në Tiranë. Adjola Lakra, vajza e cila u arrestua së bashku me Sebastian Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës, ka rrëfyer detaje konkrete lidhur me mënyrën e rënies në kontakt me Billën dhe krijimi i lidhjes intime me të.
13 Korrik 2020, 12:24 -
Gjykata e Apelit e liroi, Agim Kajmaku lë spitalin, do paraqitet në Prokurori 2 herë në muaj
Një ditë pasi Gjykata e Apelit liroi ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, burimet bëjnë të ditur se ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dhe është rikthyer në shtëpi. Por avokati i tij tha se Kajmaku është ende në spital.
9 Korrik 2020, 09:04 -
'Është sëmurë, s'rri dot në burg'/ Arta Marku jep 'ok' për ish-kryebashkiakun e Vorës, Apeli liron Agim Kajmakun
Vetëm një ditë pasi u arrestua në spital, Gjykata e Apelit ka liruar ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Trupa Gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku kanë ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest në burg" në "Detyrim paraqitje". Ka qenë vetë organi i akuzës që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
8 Korrik 2020, 15:02 -
Shpresa Beçaj para vetingut, më 3 korrik vendimi! KPK: S'ka deklaruar pasurinë dhe as pastërtinë e figurës! Avokati: Kur u kërkuan ishte avokate
Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj ka dalë para vetingut, ndërsa KPK thotë se ajo nuk ka deklaruar as pasurinë, as aftësitë profesionale dhe as pastërtinë e figurës. Avokati i saj shprehet se nuk ka asnjë arsye pse ta bënte, pasi në atë kohë ishte avokate. Më 3 korrik merret vendimi nga KPK.
1 Korrik 2020, 09:14 -
Nure Dreni u shkarkua nga vettingu/ KLGJ zgjedh gjyqtarin e ri për çështjen Tahiri, 5 ditë para vendimit
Përmes shortit elektronik KLGJ ka zgjedhur emrin zëvendësues të gjyqtares Nure Dreni në çështjen e Saimir Tahirit duke emëruar gjyqtarin Dhimiter Lara. Ai do t’i bashkohet gjyqtareve Albana Broksi dhe Nertina Kosova për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.
19 Qershor 2020, 17:27