-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
LISTA e pronave! Janë 6 apartamente dhe 6 garazhe, si dhe një njësi dyqan. Gjergji njihej edhe me identitetin Paulin Marku, u vra bashkë me mikun e Ervis Martinajt në atentatin e 2020 në Laç. Këto asete bëhet me dije se ‘rrjedhin nga veprimtaria kriminale’. Fillimisht u kërkua sekuestrimi i 47 pronave, me vlerë 10 mln euro. Prokuroria thotë se provoi hetimet për 13 prej tyre
30 Dhjetor 2024, 09:35 -
Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, dënohen me nga 30 vite burg dy bashkëpunëtorët në arrati
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu
20 Shkurt 2024, 09:33 -
Lezhë/ Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, prokuroria jep pretencën: 30 vite burg për 2 bashkëpunëtorët e krimit
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar nga 30 vjet burg për Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola, bashkëpunëtorë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të vitit 2020. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë për fatin e dy të rinjve të cilët ndodhen në arrati.
6 Janar 2024, 13:22 -
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn, 33 vite për bashkëpunëtorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg për Ilir Likaj (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.
11 Tetor 2023, 16:19 -
Rrëfimi i bujshëm i vrasësit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit: Biseda ime e fundit me Ervis Martinajn
Në 30 maj të vitit 2020 u ekzekutuan në Kurbin Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Eduart Lamaj i arrestuar për vrasjen e dyfishtë është dënuar me burg përjetë dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim dhe ende nuk janë arrestuar. Autori tha se ngatërroi shënjestër. Por pista e parë që doli në media asokohe ishte lidhja, miqësia e biznesmenit Bujar Lika me Ervis Martinajn.
13 Dhjetor 2022, 19:26 -
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Gjykata e Kurbinit dënon me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj dhe 33 vite burg për Ilir Xhepajn
Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.
18 Tetor 2022, 15:51 -
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, prokuroria kërkon burg përjetë për Eduard Lamaj dhe 35 vite për autorin tjetër
Eduard Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e dy miqve të Ervis Martinajt, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në Gjorm të Kurbinit, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit e cila lexoi pretencën para gjykatës.
10 Tetor 2022, 17:31 -
Kronikë
Vrasja e dy biznesmeve në Laç në maj të 2020, gjykata rikthen çështjen për plotësim hetimesh
Çështja penale na ngarkim të 4 personave të vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020-të në Kurbin, ende nuk ka kaluar për gjykim.
21 Qershor 2021, 11:21 -
Ilir Lika i arrestuar si një nga autorët e vrasjes së 2 biznesmenëve në Laç, xhaxhait të tij i lënë mesazh kërcënues te dera e shtëpisë! Të atit iu bë atentat rreth një muaj më parë
Skënder Likës, xhaxhit të Ilir Likës (Xhepa) i arrestuar për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, i është lënë një mesazh kërcënues në oborrin e shtëpisë së tij. Skënder Likës, 55 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, ka gjetur municion luftarak (9 fishekë) në oborrin e banesës së tij.
20 Shkurt 2021, 15:08 -
I dënuar me 25 vite burg për vrasje, i bëhet atentat 60-vjeçarit në Mamurras, djali i tij bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenëve në Laç! Qëllohet me 3 plumba pas varrimit të së motrës
Qëllohet me 3 plumba 60 vjeçari Myslim Lika në Mamurras, i cili është dërguar te spitali i Traumës. 60 vjeçari është babai i Ilir Likajt (Xhepaj) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj, ky i fundit akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika
28 Janar 2021, 14:14 -
Vrasja e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Laç, Prokuroria mbyll hetimet! Si tentuan njerëzit e Eduard Lamajt të pajtohen me familjen e biznesmenit
Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armbajtje pa leje
27 Janar 2021, 18:22 -
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, prokuroria përfundon hetimet
Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, ndërsa në detyrim paraqitje janë 2 mjekë.
30 Dhjetor 2020, 16:03 -
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunon me drejtësinë
Kreshnik Tusha u arrestua mbrëmjen e vrasjes, ku u paraqit i plagosur në spitalin e Kurbinit, por që me identifikimin e autorëve të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, u la në arrest shtëpie. Fakti që ai nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk ka sqaruar se si është plagosur, ka bërë që apeli ta rikthejë atë sërish në burg, në seancën e mbajtur më 5 gusht.
7 Gusht 2020, 10:08 -
Ngjarjet e bujshme kriminale të 2020-ës, 24 vrasje në 6 muaj! 12 menjëherë pas karantinës
Gjashtë mujori i parë i 2020-ës tronditi vendin me 24 vrasje. Vetëm në 70 ditë nga rikthimi në normalitet pas karantinës për shkak të situatës me koronavirusin, në gjithë vendin u shënuan 12 ngjarje kriminale. Gazetari Merin Maçi na sjell përmbledhjen e krimeve më të bujshme dhe ecurinë e hetimeve.
1 Korrik 2020, 14:30 -
Burg pa afat killerit, shok i ekzekutuesit të 2 biznesmenëve në Laç, nëna: Ishte te tezja atë natë, nëse e ka bërë ai të varë veten
Ilir Xhepaj 3 muaj pasi doli nga burgu, realizoi dy atentate, u arrestua në Kodër Kamëz, nuk bëri rezistencë. Ilir Xhepaj dyshohet se organizoi atentatin duke përdorur si vrasës me pagesë Eduart Lamajn.
29 Qershor 2020, 14:21