-
Eduart Lamaj ktheu Range Rover-in në 'ambulancë', ja pamjet kur mjekët e nxorrën nga bagazhi për ta operuar në spitalin privat
Report Tv sjell pamjet që tregojnë se në spitalin privat, Eduard Lamaj shkoi i fshehur në bagazhin e një fuoristrade luksoze me xhama të errët. Në këto pamjet, shihet shoku i tij që e transportoi drejt privatit, për të shmangur arrestimin nga policia.
28 Qershor 2020, 17:33 -
FOTO dhe VIDEO-Ekskluzive/ Biseda në telefon me gruan i kushtoi prangat shokut të ekzekutuesit në Laç: S'kam lidhje me vrasjet! Lamaj rrëfen si e thuri planin: Thirra shokët dhe i maskova! Ja si ushtarët e 'tradhtuan' në spital
Ilir Xhepaj 3 muaj pasi doli nga burgu, realizoi dy atentate, u arrestua mbrëmë në Kodër Kamëz, nuk bëri rezistencë. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht foton e Xhepajt me bluzë firmato dhe i qetë me pranga në furgonin e policisë. Ilir Xhepaj ka qenë njeriu që në momentin e vrasjes mbajti të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, që të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”. Ilir Xhepaj dyshohet se organizoi atentatin duke përdorur si vrasës me pagesë Eduart Lamajn. Dy bashkëpunëtorë në kërkim.
28 Qershor 2020, 07:10 -
Punëtori gjen 2 pistoleta pranë spitalit privat, i fshehën 'ushtarët' që po ruanin ekzekutorin, ikën kur erdhi policia, armët s'u përdorën në vrasjen e dyfishtë në Laç
Bashkëpuntorët e Eduart Lamajt kishin fshehur 2 pistoleta tip “Glock” të gjetura dhe sekuestruara nga policia fare pranë spitalit privat ku 30 vjeçari mjekohej ilegalisht. Armët e gjetura sot pranë spitalit “Amavita” nuk janë përdorur në vrasjen e Bujar Hasanit dhe Paulin Gjergjit. Pistoletat u fshehën nga “ushtarët” e Lamajt, sapo mësuan prezencën e policisë në spitalin privat. Report Tv sjell pamjet e vendit ku ishin fshehur armët, në daljen e pasme të spitalit privat, jashtë rrethimit në murin ndarës.
27 Qershor 2020, 13:33 -
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Ky është Ilir Xhepaj killeri që 3 muaj sapo doli nga burgu, realizoi dy atentate
“Shqiptarja.com” siguron foton e njërit prej personave të shpallur në kërkim nga prokuroria e Laçit, për vrasjen e Bujar Hasanit, Paulin Gjergjit dhe plagosjen e Zef Markut.
27 Qershor 2020, 08:33 -
Dosja/ Ekzekutimi në Laç në më pak se 2 minuta! 20 plumba mbi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin! Rrëfimi Tushës: Më thirrën dhe qëlluan 4 herë
Masakra në lokal, brenda 1 minute e 40 sekonda ndodhi vrasja në Laç. Në vendgjarje policia gjen 20 gëzhoja, 7 plumba u gjetën në armën e Bujar Likës
25 Qershor 2020, 19:47 -
Gjykata 'kyç' në qeli dy mjekët që operuan ilegalisht Eduart Lamajn! Avokatët: Besim Lama referoi rastin, nuk takoi autorin! Viktor Marku shpëtoi jetë
Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg dy mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi, pasi operuan në fshehtësi Eduart Lamaj, autorin të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës.
25 Qershor 2020, 15:02 -
Mjekët e spitalit privat operacion ilegal atentatorit në Laç, PAMJET kur bashkëpunëtoret e tërheqin dhe marrin në krah pasi u plagos! (Kush është i arrestuari)
Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, është arrestuar një person si autor i dyshuar për ngjarjen. Arrestohet Eduart Lamaj 30 vjeç, i dërguar në klinikën private dy net më parë dhe është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye, dy mjekët janë arrestuar nga Policia.
23 Qershor 2020, 09:00 -
Ekzekutimi i mikut të Ervis Martinit dhe Paulin Gjergjit, gjyshi i autorit: Nipi kishte vetëm 24 orë që doli nga burgu i bënë atentat
Ndue Tusha: Kreshnik Tusha, nuk ka lidhje me dy vrasjet. Një ditë që kishte dalë nga burgu, doli të pijë kafe me Ermal Likën. Kur u kthye, pranë shtëpisë, e qëlluan me automatik.
3 Qershor 2020, 19:02 -
Ekskluzive/Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij...Dëshmitë që fundosin ekzekutorin: U vetëplagosa (para mjekëve)...më bënë atentat (te prokurori)!
I buzëqeshur para prokurorëve që i kanë mbërritur në spitalin e Traumës për t'i dhënë masën 'arrest me burg', Kreshnik Tusha, i arrestuar për atentatin e dyfishtë në Kurbin, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
3 Qershor 2020, 07:57 -
Atentatorët ‘policë’ thirrën emrin e mikut të Ervis Martinajt! Djali i biznesmenit: Mos ma vrisni vëllanë e vogël
Skuadër me 7 pjesëtarë në atentatin me armë ku u vra miku i Ervis Martinit, Bujar Hasani dhe biznesmeni i kazinove Paulin Gjergji. Rrëfimi i dy djemve të Paulinit. Kreshnik Tusha i dënuar me 1 vit burg për armë pa leje, të mërkurën njihet me masën e sigurisë. Gjyqi në spital.
2 Qershor 2020, 11:09 -
'Mos lëvizni'! Me maska dhe të veshur si policë bllokuan djemtë e biznesmenit! Kamerat kapën 4 autorët në Kurbin! Banakieri: Bujar Likën e thirrën në emër dhe e vranë
Ngjarja me dy viktima, policia dhe prokuroria ende të paqarta se kush ishte objektivi i sulmit, por dëshmia e banakierit hedh më shumë dritë. Ai ka deklaruar se në momentin që u futën në lokal, autorët e thirrën në emër Likën dhe më pas e qëlluan. Dyshime se atentati ishte i paguar. Një nga pistat dyshohet se është pazaret e drogës dhe pronat në Tiranë.
1 Qershor 2020, 12:43 -
Dy viktima nga atentati në Kurbin! Njëri nga autorët në spital, u plagos nga shkëmbimi i zjarrit! Shënjestra mik i Ervis Martinajt, zbulohet e kaluara!
Rëndohet bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Vdes në spitalin e Traumës në Tiranë Paulin Gjergji 53 vjeç. Bujar Lika (Hasani) humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa 53-vjeçari Gjergji në spital. I plagosuri Kreshnik Tusha 21 vjeç është njëri nga autorët e atentatit, ndërsa vijon puna për kapjen e tjetrit. Kreshnik Tusha nga Laçi është i papunë dhe dyshohet se është vrasës me pagesë. 20 të shoqëruar. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi.
31 Maj 2020, 07:37