-
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Më datë 6 janar 2025 do vendoset nëse dosja e Berishës do të kalojë për gjykim. Sot Prokuroria përfundoi leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
16 Dhjetor 2024, 11:20 -
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
GJKKO vendosi sot të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
25 Nëntor 2024, 07:58 -
Afera Partizani, GJKKO shtyn seancën paraprake! Gjokutaj: Dosja 160 mijë faqe! Ja pse mungoi Berisha! Më 25 nëntor vendoset nëse kalon për gjykim
Dosja e SPAK për aferën 'Partizani' me 333 fashikuj, me shifrën rekord prej 160 mijë faqe me të gjitha provat do të shqyrtohet në seancë paraprake me 25 nëntor. Shtyrja një muaj është marrë në seancën e sotme, ku mungoi Berisha, dhëndri Malltezi dhe 2 prej të akuzuarve që ishin përfaqësuar nga avokatët.
24 Tetor 2024, 07:26 -
‘Partizani’/ GJKKO cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Më 24 tetor vendoset nëse kalojnë për gjykim
Seanca paraprake për aferën 'Partizani' do të mbahet më 24 tetor në GJKKO, në orën 12:00. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale. Të pandehur dhëndri, 2 ndërtuesit e financierja. Akuzat për 5 të pandehurit.
18 Tetor 2024, 12:09 -
Dosja e aferës Partizani në GJKKO, zgjidhet gjyqtarja që do vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit! Vijon hetimi pasuror
Dosja e aferës Partizani, me 333 fashikuj, tashmë ndodhet në GJKKO dhe kërkohet gjykimi i ish-kryeministrit Berisha për korrupsion, dhëndrit Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, si edhe biznesmenëve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe financieres Andi Pustina. Gjyqtarja Flojera Davidhi cakton brenda 10 ditësh senacën paraprake. Hetimi pasuror i familjes Berisha vijon në SPAK.
16 Tetor 2024, 07:20 -
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
SPAK mbylli hetimet për aferën Partizani me 5 të pandehur dhe i drejtohet GJKKO me kërkesë për gjykim. Berisha në hetim për korrupsion dhe dhëndri Malltezi në hetim për korrupsion e pastrim parash, s'do paraqiten të mërkurën në SPAK, por do çojnë avokatët të njihen me dosjen me 333 fashikuj. Nëse gjykatësi paraprak dërgon dosjen në GJKKO, këtu nis përballja reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.
15 Tetor 2024, 19:16 -
Afera ‘Partizani’, SPAK mbyll hetimet! Berisha dhe Malltezi drejt gjykimit! Avokatët tërheqin aktet hetimore për 5 të pandehurit
SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani dhe i vuri në dispozicion 5 të pandehurve, aktet e plota hetimore. Për 10 ditë, SPAK duhet të presë kundërshtimet e të akuzuarve, nëse ata kanë, e më tej do t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për të nisur gjyqin. Burimet thonë se ndaj ish-kryeministrit Berisha mund të veçohet dhe të jetë ende i hapur, hetimi pasuror për të dhe familjarët e tij
24 Shtator 2024, 16:57 -
SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', të mërkurën Berishës dhe Malltezit i jepen aktet e dosjes! Të pandehur dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina
Pesë të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave (25 Shtator), para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë, teksa akuzohen për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”
23 Shtator 2024, 10:16 -
DOSJA PARTIZANI/ SPAK zbulon mashtrimin e dhëndrit të Berishës! Kontrata për blerjen e 'Homeplan' nuk u nënshkrua në 2014, por në 2018! I nxori zbuluar blloku i zi dhe kompjuteri i Studio Pustinës (DOKUMENTET)
Në dosjen 500 faqe të SPAK zbulohet edhe mashtrimi me kontratën për blerjen e kompanisë 'Homeplan“ nga Jamarbër Malltezi e 35 % dhe Xhimi Begeja me 25 %, ndërsa Fatmir Bektashi do t’i mbeteshin 40% të aksioneve. Pikërisht mbi bazën e datës së nënshkrimit të kësaj kontrate Jamarbër Malltezi ka arkëtuar nga Homeplan miliona euro divident sikur ka qenë ortak që nga viti 2014.
19 Shtator 2024, 11:19 -
DOSJA E SPAK PËR BERISHËN/ Gëzim Begeja, alias Xhimi, i kërkon llogari dhëndrit dhe Bektashit për gati 24 milionë Euro
Gëzim Begeja, alias Xhimi është kushëriri i Jamarbër Malltezit, i cili përveçse ortak dhe përfitues gjithashtu i miliona eurove nga afera “ish-klubi Partizani”, mbulonte dhëndrin në fillimin e procedurave deri në daljen në skenë të Malltezit.
15 Shtator 2024, 14:15 -
Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! Shmangën pagesën e 436 mln lekë! Morën edhe 857 m2 tokë shtetërore e s’paguan 23 mln lekë!
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
14 Shtator 2024, 22:57 -
VIDEO/ U mor i pandehur për pastrim parash, momenti kur Xhimi Begeja hyn dhe del nga SPAK, s'pranon të flasë për mediat! Ortak me Malltezin te 'Homeplan'
Ky është momenti i hyrjes dhe daljes në godinën e SPAK të biznesmenit Xhimi Begeja, (personi me flokë të gjata), teksa iu komunikua edhe akuza “pastrim parash”, për dosjen “Partizani”.Begeja u shfaq rreth mesditës së sotme (12 Shtator) i shoqëruar edhe nga avokati, teksa pas daljes nuk dha deklaratë për mediet e i
12 Shtator 2024, 12:46 -
Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion
SPAK ka marrë 4 të pandehur në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të të ish-kompleksit ‘Partizani’. Dy prokurorët e dosjes i komunikuan sot akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave.
12 Shtator 2024, 10:01 -
Afera Partizani, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e dokumenteve të zyrës 'Pustina' që bënte letrat e Malltezit për ngritjen e 19 kullave
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestrot e SPAK në zyrën Pustina në funksion të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani, duke rrëzuar kështu kërkesën e bërë nga zyra e avokatisë
8 Shkurt 2024, 15:44 -
SPAK përgënjeshtron Berishën! Dokumenti kur Malltezi mori 547 mijë euro cash! Ish kryeministri tha se çdo gjë u bë me bankë! Provat që 'kryqëzojnë'
Ish kryeministri Sali Berisha pretendon se çdo kalim i parave përmes shoqërisë 'Homeplan' tek Jamarbër Malltezi është bërë përmes bankës por dosja e SPAK e përgënjeshtron. SPAK ka sekuestruar një dokument në kompjuterin e studios së kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit vërteton se Jamarbër Malltezit i janë dhënë 547 mijë euro cash.
23 Tetor 2023, 10:50 -
DOSJA/ 'Më telefononin, shkoja vetëm të nënshkruaja', ndërtuesi Bektashi zbërthehet në SPAK, tregon personat që bënin letrat e Malltezit dhe ja lë përgjegjesinë dhëndrrit
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, rezultojnë të kenë qenë pronarët në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 19 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”. Andia Pustina dhe Laura Pustina dy motrat që merreshenin me administrimin e pasurive të dhëndrrit të Berishës.
23 Tetor 2023, 10:29 -
DOSJA/ Spak, ja ligjet që ndryshoi Sali Berisha për të favorizuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani
Në dosjen prej 200 faqesh që Report Tv disponon zbulohet e gjithë skema si Jamarbër Malltezi arriti të privatizojë kompleksin “Partizani’ me ndihmën e vjehrrit të tij, ish kryeministër. Privatizimi ndalohej me ligj por ato u ndryshuan nga Sali Berisha i cili miratoi dy herë vendime në KRRTRRSH për të hequr çdo pengesë ligjore në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ku përfitues direkt ishte dhëndri i tij.
22 Tetor 2023, 16:44 -
Dosja/ 'Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë', zbardhen diskutimet mes Sali Berishës dhe Genc Rulit për privatizimin e ish-kompleksit Partizani
Report tv ka siguruar dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Në dosje është zbardhur edhe një bisedë mes Genc Ruli, ministër Ekonomie asokohe, si dhe Sali Berishës, në lidhj
22 Tetor 2023, 14:52 -
'Kuotat në 3 shoqëri, 16 pasuri të paluajtshme e 6 llogari bankare' ja pasuritë që iu sekuestruan Jamarbër Malltezit
GJKKO ka vendosur sekuestron e pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që dhëndri i Sali Berishës dispononte. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK.
22 Tetor 2023, 11:45 -
Dosja/ 17 kulla mbi fushat e 'Partizanit'! Privatizimi që çoi në burg Malltezin e ortakun e tij dhe masë sigurie për Berishën! Ja padia e Taulant Ballës në SPAK
Ish-kryeministri, Sali Beridha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv
21 Tetor 2023, 20:58