-
Analizë, një varg dështimesh i qeverisë britanike krijoi terren për virusin për të pësuar mutacione
Gjatë valës së parë të Covid-19 në Britani, shumë shkencëtarë, thanë se qeveria duhet të ndiqte një strategji "zero Covid". Një nga shumë arsyet për këtë ishte ndalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit. Kur një virus lejohet të përhapet, duke infektuar persona dhe grupe të ndryshme, virusi evoluon dhe shndërrohet.
22 Dhjetor 2020, 14:30 -
Varianti i ri i COVID/ Nga sot Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, 14 ditë karantinë për të ardhurit
Shqipëria ka marrë vendimin për të pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference me Komitetin Teknik.
22 Dhjetor 2020, 07:56 -
Varianti i ri i COVID-19, OBSH: Nuk duhet të alarmohemi! Nuk shkakton simptoma më të rënda
Këtë të hënë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mutacioni i ri i shfaqur në Britaninë e Madhe shkakton simptoma më të lehta dhe vdekshmëri më të ulët se sa koronavirusi.
21 Dhjetor 2020, 21:07 -
Varianti i ri i COVID-19, Brataj: Mutacionet që pëson virusi janë më të ngadalta! Masat e vendosura janë të arsyeshme, gjatë festave rritet përhapja e infeksionit (VIDEO)
Drejtori i Urgjencës, Skndër Brataj tha se versioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britani gjatë kohëve të fundit ka një rritje të infeksionit por jo të virulencës, pra dëmtimit që ajo shkakton në trupin e njerëzve. Sipas Brataj, mutacionet që pëson COVID-19 janë më të ngadalta se sa viruset e tjera, duke e bërë më pak shqetësues. Ai thotë se momentalisht Shqipëria e ka vendosur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.
21 Dhjetor 2020, 17:14 -
Varianti i ri i koronavirusit, Manastirliu: Pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe, karantinë për të ardhurit në Shqipëri! Nga 24 dhjetori deri më 4 janar ora policore fillon në 20:30
Shqipëria i shtohet listës së shteteve Europiane që kanë marrë vendimin për të pezulluar lundrimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të COVID-19. Ky vendim do të hyjë në fuqi në orën 06:00 të datës 22 dhjetor dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi se si do të paraqitet situata. Nga data 24 dhjetor deri më 4 janar qytetarët janë të detyruar që të futen në shtëpitë e tyre para orës 20:30, jo 22:00 siç është aktualisht.
21 Dhjetor 2020, 14:46 -
Varianti i ri i koronavirusit/ Mjeku shqiptar nga Italia për Report Tv: Të shqetësuar se përhapet shumë më shpejt! Lajmi i mirë është se vaksina funksionon edhe me të
Varianti i ri i koronavirusit ka krijuar frikë në Evropë. Kjo pasi mendohet se transmetueshmëria pas mutacionit që ka pësuar COVID-19 është shumë e madhe. Mjeku i njohur shqiptar që punon në Itali, Genic Kapxhiu, në një intervistë për Report Tv shprehet se lajmi i mirë është fakti se vaksina që po bëhet në këtë periudhë është funksionale. Ai u shpreh se duhet shpejtuar sa më shumë vaksina.
21 Dhjetor 2020, 13:53 -
OBSH: Vendet evropiane të forcojnë kontrollin, varianti i ri i COVID-19 rrezik të përhapet me shpejtësi
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat anti-COVID si pasojë i variantit të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britaninë e Madhe.
21 Dhjetor 2020, 12:10 -
Mutacioni i COVID-19, Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe
Ministria e Shëndetësisë se Maqedonisë së Veriut deklaroi sot në mbledhjen e Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave se janë miratuar masa të reja kufizuese për ndalimin e përhapjes së mutacionit të ri të COVID-19. Ata paralajmëruan ndalesën për fluturimet me Britaninë e Madhe dhe anasjelltas deri n&e
21 Dhjetor 2020, 11:07 -
Mutacioni i ri i COVID-19: Çfarë dimë për llojin e ri dhe më infektues të virusit?
Përhapja e shpejtë e një varianti të ri të COVID-19 është bërë shkak për rikthimin e kufizimeve të rrepta të nivelit të katërt për miliona njerëz, në Angli, Skoci dhe Uells dhe shumë vende evropiane kanë vendosur ndalimet të udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar.
21 Dhjetor 2020, 10:23 -
Bashkimi Europian diskuton sot përgjigjen ndaj mutacionit të COVID-19, shumë shtete vendosin ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar
Shfaqja e një mutacioni të ri të COVID-19, i cili është 70% më i transmetueshëm, ka bërë që shumë shtete të vendosin ndalime udhëtimi në drejtimin të Mbretërisë së Bashkuar mes shqetësimeve për mutacionin e ri të COVID-19.
21 Dhjetor 2020, 09:30 -
Lloji i ri i koronavirusit/ Shtohet lista e shteteve që ndalojnë fluturimet me Britaninë e Madhe! Kaos në Londër për avionin e fundit drejt Dublinit
Pas Italisë, Holandës, Belgjikës, Gjermanisë dhe Austrisë, shtohet lista e shteteve që kanë bllokuar fluturimet me Britaninë e Madhe, pas njoftimit se është shfaqur një lloj i ri i koronavirusit, deri në 70% më i transmetueshëm se i pari.
21 Dhjetor 2020, 09:14 -
Varianti i ri i COVID krijon frikë në Evropë/ Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria ndalojnë fluturimet me Britaninë e Madhe! Gati dhe Franca
Italia, Hollanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë njoftuar pezullimin e fluturimeve të pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar, pas identifikimi të një lloji të koronavirusit të ri. Ky urdhër i ri do të qëndrojë në fuqi për të paktën deri më 6 janar 2021. Mbetet për t'u parë nëse një masë të tillë do e marrë apo jo edhe Shqipëria.
20 Dhjetor 2020, 18:39