-
Zgjerohet harta e llojit të ri të COVID, Spanja, Franca dhe Suedia regjistrojnë rastet e para! Të gjithë të kthyer nga Britania
Më shumë raste të variantit të ri të Covid janë indetifikuar në Evropë. Pasi u shfaq fillimisht në Britania e Madhe, rastet e para të të infektuarve me llojin e ri të COVID janë shfaqur edhe në Spanjë, Francë dhe Suedi.
26 Dhjetor 2020, 17:03 -
'Fundi i pandemisë çështje kohe', kreu i Pfizer: Vaksina efikase edhe ndaj variantit të ri të COVID
“Fundi i pandemisë çështje kohe”. Kjo ka qenë deklarata e kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla, në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT pasi sot mbërrin në vendin fqinj 9750 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.
26 Dhjetor 2020, 16:46 -
'Festat e fundvitit kalojini me familjen e ngushtë'/ Tomini për Report Tv: Ulja e numrit të rasteve pozitive me COVID, efekt i masave kufizuese
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është ulur numri i rasteve pozitive me COVID-19. Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini thotë se kjo po ndodh si efekt i masave kufizuese që janë ndërmarrë në vendin tonë. Gjithashtu tregon se ka një rënie te shtrimeve në spital, ndërsa deri tani janë ezauruar 63% të kapaciteteve spitalore.
24 Dhjetor 2020, 15:54 -
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në karantinë nga ora 20:30-06:00! Tirana, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra zbatojnë orën policore
Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.
24 Dhjetor 2020, 08:14 -
VIDEO/Franca hapi kufijtë me Britaninë, krijohen radhë të gjata automjetesh në pikat e kalimit! Shqiptari: Kam 24 orë i bllokuar
Pavarësisht se Franca njoftoi se prej kësaj të mërkure (23 dhjetor) do të hapte kufinjtë me Britaninë e Madhe, sërish është krijuar trafik i rënduar në pikat kufitare.
23 Dhjetor 2020, 20:41 -
Varianti i ri i COVID në Britani, Sekretari i Shëndetësisë: Dy rastet erdhën nga Afrika e Jugut
Pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock ka deklaruar se dy kontaktet ku është zbuluar kanë qenë udhëtarë nga Afrika e Jugut. “Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka mutacion më tej sesa virusi i ri.”- tha Hancock.
23 Dhjetor 2020, 18:42 -
Ministri britanik i shëndetësisë: Do të kthehemi në normalitet përpara vitit 2022, nuk është momenti për tu dorëzuar
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar në një konferencë për shtyp se normaliteti ne jetën e secili do të kthehet përpara vitin 2022. Hancock është shprehur se nuk është momenti të dorëzohemi përballë pandemisë, sidomos për festat e fundvitit.
23 Dhjetor 2020, 17:57 -
COVID-19 në Greqi, 937 raste të reja dhe 62 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit
Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 937 raste të reja pozitive dhe 62 viktima nga koronavirusi. Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 133365, ndërkohë që numri i viktimave është 4.402 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
23 Dhjetor 2020, 17:17 -
Nga 26 dhjetori Mbretëria e Bashkuar zgjeron kufizimet në përballje me COVID-19
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosë edhe disa pjesë të juglindjes dhe jugperëndimit të Anglisë në nivelin më të lartë të kufizimeve kundër koronavirusit duke nisur nga 26 Dhjetori, njoftoi sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
23 Dhjetor 2020, 17:03 -
Mutacionet e reja sars CoV-2 ne gjenin spiket/ 'Jo panik', Laboratori “INTERMEDICA” i detekton edhe këto
Kohët e fundit janë identifikuar dy variante të ndryshme SARS-CoV-2, VUI 202012/01 (përkatësisht në Anglinë e Jugut) dhe 501.V2 (Afrikën e Jugut.), të cilët kanë shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, varianti VUI 202012/01 është detektuar gjithashtu në rajone të tjera të Evropës. Ky sistem testesh është përdorur që në fillim nga laboratori INTERMEDICA për testimet për SARS-CoV-2
23 Dhjetor 2020, 13:32 -
Varianti i ri i COVID-19, Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovë dhe anasjelltas, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
23 Dhjetor 2020, 10:23 -
Varianti i ri i COVID/ Ulqinaku: S'kemi laboratorë për ta zbuluar! Mostrat do i çojmë në Londër! Alimehmeti: S'prek ato që janë infektuar më parë (VIDEO)
Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe 'kapur' variantin e ri të COVID-19. Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj shtoi se Anglia ka pasur një indicie se numri i të infektuarve po rritej me shpejtësi, prandaj bëri studimet, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur një tregues të tillë.
22 Dhjetor 2020, 22:33 -
Dy ditë të bllokuara, Franca vendi i parë që hap kufijtë me Britaninë e Madhe
Vetëm 2 ditë kanë kaluar dhe Franca do i rihapë kufijtë e saj për pasagjerët që vijnë nga Anglia. Kufijtë do të hapen ditën e nesërme (23 dhjetor) duke i dhënë fund bllokadës që synonte parandalimin e përhapjes së variantit të ri të COVID.
22 Dhjetor 2020, 20:38 -
Varianti i ri i COVID, mjeku shqiptar në Itali: Vaksina është aktive dhe ndaj këtij mutacioni! (VIDEO)
Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci tha se vaksina aktuale për koronavirusin është funksionale edhe për mutacionin e ri që është shfaqur në ditët e fundit në Britani. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se edhe nëse ajo nuk do të kishte të njëjtin ndikim mbi këtë mutacion, brenda 6 javëve do të bëhej e mundur prodhimi i një vaksine të re.
22 Dhjetor 2020, 18:07