-
Politikë
EKSKLUZIVE/ Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: ‘Ballkani i Hapur’ i domosdoshëm, të heqim kufijtë me Shqipërinë dhe Kosovën! Së shpejti mbledhje qeverie Tiranë-Shkup
Qëndrimi zyrtar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për nismën “Open Balkans”, në një intervistë ekskluzive me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Report Tv udhëtoi në Shkup për të marrë përgjigje mbi situata që po trazojnë rajonin.
25 Shtator 2021, 20:02 -
Politikë
Presidenti kroat pyetet nga studenti nga Kukësi në 'Columbia University' për 'Open Balkan': Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit (VIDEO)
'Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit', kështu e konsideroi 'Open Balkan' Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndërsa u pyet në lidhje me këtë çështje nga një student nga Kukësi në 'Columbia University'.
21 Shtator 2021, 12:33 -
Kosova & Rajoni
Parlamenti Evropian mbështet 'Ballkanin e Hapur', programi ‘IPA 3’ financime vetëm në funksion të bashkëpunimit rajonal
Relatorja e programit IPA 3 në Parlamentin Evropian eurodeputetja kroate Željana Zovko vë theksin tek bashkëpunimi rajonal në mënyrë që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga shuma prej 14.5 miliardë Eurosh në shtatë vitet në vijim.
20 Shtator 2021, 07:41 -
Politikë
Bregu mbështet 'Ballkanin e Hapur': Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu është shprehur se çdo ide që fuqizon bashkëpunimin rajonal, duhet mirëpritur, duke mbështetur kështu nismën e “Open Ballkan”.
19 Shtator 2021, 12:00 -
Kosova & Rajoni
‘Ftohja e raportit Shqipëri-Kosovë po ndodh për vite me radhë’, Vjosa Osmani flet për DW: ‘Ballkani i Hapur’ cenon interesat e vendit tonë
Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.
17 Shtator 2021, 12:16 -
Opinion
Retorikë fluturake mbi Ballkanin e Hapur
Vizita e kancelares Merkel në Beograd dhe Tiranë në përmbyllje të mandatit të saj dhe tërheqjes nga angazhimet politike pati një vëmendje të shtuar në median evropiane. Takime lamtumire ishin cilësimet nga analistë të ndryshëm por që gjithsesi i kushtohen një rajoni në të cilin vetë kancelarja Merkel u investua në iniciativa dhe mbështetje, si në angazhimet për anëtarësim në hapësirën evropiane ashtu dhe me krijimin e hapësirave demokratike që do të hapnin rrugën për këto vende në rrugëtimin e tyrë të integrimit.
16 Shtator 2021, 09:01 -
Politikë
Vizita e Merkel në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare për Report Tv: Tregoi përkushtim e saj në rajon! Procesi i Berlinit e bëri Ballkanin pjesë e tryezave në Bruksel
Eksperti Ardian Haçkaj, Drejtor i Hulumtimit dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, e konsideroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë si përkushtimin e saj personal por dhe të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Report Tv, Haçkaj tha se fakti që Ballkani u bë pjesë për herë të parë e tryezave në Bruksel ndodhi fal investimit të Merkel dhe incimit nga ana e saj e procesit të Berlinit.
15 Shtator 2021, 14:24 -
Kronikë
Flet zyrtari i lartë në Ministrinë e Jashtme gjermane: Tregu i përbashkët rajonal është projekt historik që duhet jetësuar
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, në intervistë me DW flet për çështjet më imediate që duhen zgjidhur në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
12 Shtator 2021, 09:58 -
Politikë
Berisha në parlament? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve, figura më e degraduar politike në histori! PS-PD të bashkëpunojnë për kombin
Analisti Frrok Çupi tha në Report Tv se Berisha nuk duhet të lejohet të hyjë në parlament pasi në të kundërt do të njollosë PD edhe më shumë dhe do të turpërojë të gjithë kombin shqiptar. Çupi foli edhe për bashkëpunim PS-PD, në çështje me rëndësi si nisma "Ballkani i Hapur" në mënyrë që të mos lejojnë përçarjen e popullsisë nga liderë marksistë të Kosovës.
3 Shtator 2021, 18:20 -
Politikë
Takimi i fundit për mandatin e dytë, Rama: Javën e ardhshme prezantoj qeverinë e re! Ky mandat u mbyll me nota pozitive! Turizmi dhe Arsimi, dy dikasteret me kritika
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim falënderues me ministrat, për përfundimin me sukses të mandatit të dytë qeverisës. Pavarësisht fjalëve të mira për punët e bëra përgjatë këtyre 4 viteve, Rama pati edhe kritika për turizmin dhe arsimin. Javën e ardhshme, pritet të shpallet qeveria e re.
25 Gusht 2021, 12:02 -
Politikë
Nga debati për Bregoviç, Rama kalon te Ballkani i Hapur: Një rrugë më shumë për interesat tona, ta shtyjmë fort përpara
Teksa u është përgjigjur komentuesve që kanë kritikuar ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te Ballkani i Hapur.
24 Gusht 2021, 21:13 -
Politikë
'Ballkani i hapur', Vuçiç: Ide fantastike që do forcojë rajonin! SHBA e mbështesin, europianët kanë rezerva pasi nuk janë pas timonit
Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nisma "Ballkani i Hapur" është një ide fantastike që mbështete nga SHBA dhe do i shërbejë respektimit të fqinjëve dhe fuqizimit të Ballkanit. Ai shtoi se shpesh qesh me Ramën për komentet se pse shtet e tjera nuk i bashkohen kësaj nisme, ndërsa për rezervat e shfaqura nga europianët për Vuçiç lidhet me faktin se ata 'nuk qëndrojnë pas timonit'.
24 Gusht 2021, 12:44 -
Opinion
'Open Ballkan' dhe mësimi i hidhur i Afganistanit për ne properëndimorët e thekur
Forcat e Aleancës po tërhiqen nga Afganistani teksa talebanët janë duke i mbushur njollat e mozaikut të zotërimeve me ngjyrat e tyre të errëta me Kabulin brenda saj. Realiteti i tërheqjes së forcave amerikane po konsiderohet nga një pjesë e madhe e botës si një dështim i paralajmëruar i Perëndimit.
19 Gusht 2021, 16:08 -
Bota
Gjermania: Jemi në dijeni për Open Balkan, mbështesim Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal
Qeveria gjermane e konsideron si „detyrë urgjente“ nënshkrimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe kërkon që marrëveshjet të nënshkruhen deri më 6 tetor.
17 Gusht 2021, 09:38 -
Opinion
Mero Baze: Hetuesit e 'Ballkanit të hapur' dhe Shqipërisë së mbyllur
Kulmi i teorisë së konspiracionit është që ky nuk është Procesi i Berlinit, por procesi i Novi Sadit, meqë takimi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit të katër prioriteteve të Procesit të Berlinit u mbajt në Novi Sad.
14 Gusht 2021, 21:01 -
Opinion
Ballkani i Hapur: Njerëzit që gatuajnë bashkë ëmbëlsira nuk bëjnë luftë!
Është e pabesueshme aftësia e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit për të humbur lehtësisht në paqe atë që fitohet me gjak dhe sakrifica në luftë. Ne fituam luftën, por nuk po dimë të ndërtojmë paqen mes njëri-tjetrit në vecanti, por dhe në gjithë rajonin e trazuar në përgjithësi
14 Gusht 2021, 19:27 -
Opinion
Të gjithë të ‘verbuar’ nga madhështia e 'Skënderbeut' të ri: Zjarri i fundit i Albin Kurtit në Shqipëri
Një frymë përçarëse në formë debati është ngritur dhe po zhvillohet me shpejtësi kohët e fundit, mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në këto ditë të nxehta përvëluese që kanë pushtuar Ballkanin, segmente të caktuara në Tiranë dhe në Prishtinë mbi këtë tendencë përçarjeje, po i hedhin sa të munden “benzinë zjarrit”, duke ndarë brenda laboratorit të partisë “tradhtarët” nga “patriotët” dhe duke u përpjekur që këtë “zbulim shkencor” t’ia shesin publikut.
14 Gusht 2021, 14:48 -
Politikë
EKSKLUZIVE/ Zëdhënësja e KE, Pisonero për Report TV: BE pro nismës 'Ballkani i Hapur', tregu rajonal i rëndësishëm, ndihmon për integrimin
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet nismën "Ballkani i Hapur" dhe shpresojnë arritjen e dakordësi edhe me tre vendet e tjera, të cilat ende nuk i janë bashkuar nismës, për të respektuar parimisht atë çfarë ishte rënë dakord në Samitin e Sofjes për një treg të përbashkët rajonal.
14 Gusht 2021, 13:03 -
Opinion
Vëllavrasja si varr i Kombit!
Nacionalizmi është si sporti i alpinizmit, kur shoku që është i lidhur me litarin tënd të tërheq për poshtë, rënia është e menjëhershme, atdhetaria jo, kur shoku që është sipër teje të tërheq për lart, ngjitja është më e vështirë por më e bukur dhe jo vdekje prurëse. Ndryshe nga Kombet e tjera që banojnë në Ballkan, shqiptarët kanë një tendencë të theksuar përçarjeje dhe vëllavrasje mes tyre, përçarje që shpesh ndër shekuj i ka çuar buzë varrit, geni i tyre i fortë, fuqia shpirtërore, prijësit e pakët por të cilësuar, nuhatja dhe aleancat e duhura me fuqitë e botës kanë bërë që ky Komb të mbrrij deri në ditët e sotme.
14 Gusht 2021, 12:06 -
Opinion
'Ballkani i hapur' sjellë zhvillim më shumë për popujt e shtypur të ish-Jugosllavisë
Tema e ”minischengenit” apo ”Ballkanit të hapur” është shoqëruar me një valë diskutimesh ’pro et contra’ në media e në rrjetet sociale. Shoqëria shqiptare është ndarë në dy pjesë, në atë që e do Ballkanin e hapur pa kufinj, që përbëhet kryesisht nga shqiptarët e Shqipërisë, të djegur nga iziolimi i Enverit, që kanë kuptueshmëri më shumë për liberalizmin dhe që nuk e kanë frikë Serbinë, dhe nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë.
14 Gusht 2021, 11:37