-
Tensione Rusi-Ukrainë, ministri i jashtëm ukrainas: Ne kemi marrë një mësim të hidhur, duhet të mbështetemi vetëm tek vetja!Nëse na sulmojnë do të mbrohemi
Ukraina është e vendosur për t’u mbrojtur nga rreziku rus. Përmes një konference për mediat në të cilën mori pjesë edhe Reportv Ministri i Punëve të Jashtme Dimitri Kuleba u shpreh se vendi ka gati një strategji me tre pika për t’u mbrojtur nga çdo sulm i mundshëm.
2 Shkurt 2022, 17:39 -
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Ndikimi që po sjell kriza Ukraine-Rusi në Ballkanin Perëndimor! 3 zhvillime interesante, dy prej të cilave kanë lidhje me Shqipërinë po marrin formë
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, thotë se çmimi i gazit është dyfishuar kohët e fundit për dy arsye kryesore. Sipas Jaços nga njëra anë pandemia ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe flukset e ofertës, nga ana tjetër, si taktikë me situatën në Ukrainë, Rusia ka reduktuar eksportet drejt Europës duke e mbajtur furnizimin me gaz në nivele minimale
2 Shkurt 2022, 15:01 -
Putin: SHBA po përpiqet ta fusë Rusinë në luftë me Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë. Ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim, si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
2 Shkurt 2022, 10:30 -
Çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s?
Disa vende anëtare të NATO-s po dërgojnë trupa dhe pajisje për aleatët në Evropën Lindore ndërsa përshkallëzohen tensionet me Rusinë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri disa mijëra trupa. Moska ka mbi 100,000 trupa të grumbulluara në kufirin me Ukrainën dhe Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon. Por çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s.
1 Shkurt 2022, 18:23 -
Tensionet Moskë-Kiev, fuqitë përplasen në sigurimin e OKB! Sot në Ukrainë lider të Evropës: Të shmanget gjakderdhja
Bisedimet mes fuqive mbi ngritjen e trupave të Moskës në kufijtë e saj me Ukrainën, ishin të acaruara në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por sot lider të Evropës udhëtojnë në Kiev për të gjetur një zgjidhje diplomatike për argumentet me Moskën dhe që "të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme".
1 Shkurt 2022, 16:25 -
Blinken-Lavrov në telefon, sekretari amerikan: Trupat rus të tërhiqen nga Ukraina, nëse jo do të ketë pasoja të rënda
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken , foli këtë të martë me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe kërkoi "përshkallëzimin e menjëhershëm rus dhe tërheqjen e trupave dhe pajisjeve nga kufijtë e Ukrainës", tha Departamenti i Shtetit .
1 Shkurt 2022, 16:17 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, NATO në gatishmëri të lartë, nis trupa dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore
Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.
1 Shkurt 2022, 13:27 -
Anijet ruse ‘zbarkojnë’ në kanalin e Sicilisë, kriza e Ukrainës ka një tjetër front! NATO ndjek lëvizjet e flotës, Biden: Gati për çdo gjë
Disa lundrime me anije nga pala ruse në kanalin e Sicilisë si pjesë e stërvitjeve të paralajmëruara detare në Mesdhe, duke shkaktuar shqetësime
31 Janar 2022, 23:58 -
Tensionet Rusi-Ukrainë/ Nis seanca e Këshillit të Sigurimit, amabasadori i Shqipërisë në OKB: Sulmi ushtarak nga Rusia, sfidë për sigurinë evropiane
Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB), ka nisur seancën e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën mës gjithë ngjarjeve që kanë cënuar në mënyrë direkte sigurinë e saj. Në seancë, ka qëne i pranishëm gjatë diksutimit ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.
31 Janar 2022, 23:32 -
Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Nuk do dërgojmë trupa në Ukrainë nëse pushtohet nga Rusia
NATO nuk ka plane për të dërguar trupa luftarake në Ukrainën, në rast të një pushtimi nga Rusia. Kështu bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC.
30 Janar 2022, 14:32 -
'Të lodhur duke pritur', fotoreporterët ukrainas përshkruajnë gjendjen në front
Dy prej fotoreporterëve më me përvojë të luftës në Ukrainë kanë folur për Radion Evropa e Lirë rreth atmosferës përgjatë vijës ndarëse në Donbas, teksa frika për një pushtim të plotë nga Rusia po rritet.
29 Janar 2022, 21:48 -
Tensionet me Rusinë, shqiptari në Ukrainë: Nuk do ketë luftë, Kievi është më pranë NATO-s! Kjo është një Luftë e Ftohtë tjetër mes SHBA dhe Rusisë
Në një kohë kur tensionet në Ukrainë janë në rritje dhe retorika e luftës mes SHBA dhe Rusisë sa vjen e përforcohet çdo ditë, duket se kjo gjë nuk shikohet nga i njëjti këndvështrim nga vetë popullsia ukrainase. Kreu i Unionit të shqiptarëve në Ukrainë, Aleksandër Dermentli në një intervistë për Report Tv tha se nuk do ketë luftë dhe se të gjitha deklaratat mes SHBA dhe Rusisë i konsiderojnë si retorikë mes politikanëve për të treguar forcën e tyre.
29 Janar 2022, 11:59 -
Pas paralajmërimit se Ukraina mund të pushtohet në shkurt, SHBA dërgon 81 tonë municione në Kiev! Gjenerali amerikan: Sulmi rus do të ishte i tmerrshëm për civilët ukrainas
Gjenerali i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Milley, ka paralajmëruar se nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, pasojat do të jenë të rënda dhe fatale. Pas paralajmërimeve se në shkurt Rusia pushton Ukrainën, Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ngarkesën e katërt me ndihma ushtarake në Ukrainë, ku përfshihen 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm.
29 Janar 2022, 09:59 -
Shtetet e Bashkuara denoncojnë publikisht dizinformimin rus për Ukrainën, foto nga stërvitja e trupave
Në dallim nga praktika e deritanishme, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë duke i bërë publike gjithnjë e më shumë gjetjet e shërbimeve të zbulimit, ndërsa përballen me përgatitjet e Rusisë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Kjo synon të dobësojë planet e Presidentit Putin, duke i ekspozuar ato dhe synon të devijojë përpjekjet e tij për të ndikuar tek opinioni publik.
28 Janar 2022, 20:27 -
Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës
Në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tensioneve. Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.
28 Janar 2022, 18:36 -
Biden paralajmëron: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt! Reagon Kremlini: S'duam luftë! Kievi Zyrtar: Të mos përhapim panik, s'ka përshkallëzim të tensioneve
Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar se ka shumë gjasa që Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm. Kremlini gjithashtu paraqiti një pamje të zymtë, duke thënë se shihte "pak vend për optimizëm" në zgjidhjen e krizës, kjo pasi SHBA-ja këtë javë, refuzoi sërisht kërkesat kryesore të Rusisë.
28 Janar 2022, 08:21