-
Në këtë krizë energjetike dhe kur kërkohet kursim, neonet ndriçojnë rrugët e Tiranës dhe ditën
Por edhe pse është bërë thirrje për kursim, edhe nga autoritetet shtetërore, ajo çka është e papranueshme është fakti se dritat nëpër rrugët e Tiranës janë të ndezura edhe kur ka ndriçim, kur kjo është totalisht e panevojshme dhe më tepër para për tu paguar.
11 Mars 2022, 17:21 -
Italia si Shqipëria, rreth 50% e kostës së naftës e përbëjnë taksat
Rritja alarmante e çmimit të naftës duke arritur rekord historik në vend ku për një moment kapi shifrën 290 lekë për litër ka sjellë reagimet e shumë qytetarëve dhe analistëve në studiot televizive që kërkon që qeveria të ndërhynte në këtë situatë emergjente duke hequr taksat, akcizën e naftës, taksën e karbonit dhe atë të qarkullimit që futet në çmimin e naftës.
11 Mars 2022, 15:01 -
Shqipëria me sytë nga Dubai për naftë, Rama me furnizuesit: Bord për kontrollin e çmimit, abuzuesit humbin pikën e karburantit! Transparencë çmimi çdo ditë, krijojmë rezervë shtetërore të naftës
Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit dhe se për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Balluku tha se nga nesër do nisin kontrolle në terren për rezervën e naftës së sigurisë që duhet të kenë furnizuesit dhe nuk ka respektuar detyrimin, do gjobitet me 50% të vlerës së sasisë së naftës që mungon.
11 Mars 2022, 09:26 -
Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar
Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve. Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.
10 Mars 2022, 14:11 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Institucionet shtetërore shpërdorojnë energjinë elektrike! Disa ministri dhe Bashkia, dritat ndezur edhe natën
Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u bënë dje thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, institucionet shtetërore janë të parat që e shpërdorojnë. Në një vëzhgim të Report Tv disa prej ministrive i lënë dritat ndezur edhe gjatë natës.
9 Mars 2022, 22:45 -
Kriza energjetike, eksperti Bello në Report Tv: Plani i kursimit nuk është shaka! Çmimet s’do të kthehen më aty ku ishin! Shqipëria, 30 vite gabime në sektorin e energjisë
Eksperti i Energjisë, Pajtim Bello tha në Repor Tv se zgjidhja e krizës energjetike është shfrytëzimi i të gjitha burimeve që ka në dispozicion vendi ynë dhe pavarësia në prodhim, në mënyrë që të rrisë sigurinë kombëtare, sidomos në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë botën.
9 Mars 2022, 12:28 -
Kriza energjetike, Rama: Kostoja është rritur, por nuk është reflektuar në faturë! Kemi vendosur mburojë për familjarët dhe biznesin e vogël! Meta: Të ndalet abuzimi me çmimin e naftës, babëzi
Përballë pasojave të rënda që kanë sjellë dhe pritet akoma më shumë të vijnë nga lufta Ukrainë-Rusi, kryeministri Edi Rama u ka thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen për të përballuar krizën. Tabaku thotë se fajtor për rritjen e çmimeve nuk është vetëm lufta, por edhe vetë Rama, i cili ka rritur taksat.
9 Mars 2022, 11:05 -
Kriza energjetike, eksperti në Report Tv: Masat duhet të ishin marrë me kohë! Esportuesit: Bizneset s’mund të kursejnë, do të ishte 'thikë' mbi ekonominë
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha për Repot Tv se jemi përballë një situate të vështirë për sa i përket krizës energjetike dhe se duhet parë në shumë plane dhe të vlerësohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e saj.
8 Mars 2022, 14:11 -
Kriza energjetike, bizneset i drejtojnë 9 kërkesa qeverisë: Po na çon drejt falimentimit, kosto do reflektohet tek çmimet për konsumatorët
Në një deklaratë të përbashkët, bizneset kanë deklaruar se ndodhen në vështirësi financiare, kjo për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, kjo krizë po i çon drejt falimentimit pasi energjinë po e paguajnë me një kosto shumë të lartë, duke paralajmëruar se kjo do të reflektohet edhe te kostoja e produkteve të tregut të konsumatorëve.
25 Shkurt 2022, 11:24 -
Fatura e energjisë është rritur për bizneset! Shoqata e Prodhuesve: Ndërmarrjet s’duhet të rrisin çmimet e produkteve, ndryshe dalin nga tregu
Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e mesëm nuk lë vend për të rritur çmimin e prodhimit të tyre, thotë sekretari i prodhuesve Arben Shkodra. Sipas tij kjo kategori u shmang nga fatura reale e energjisë nëse do dilnin në treg të hapur dhe rritja e çmimeve prej tyre në këtë moment, do t'i nxirrte nga tregu.
13 Shkurt 2022, 14:58 -
Kush dhe sa do të paguajë më shtrenjtë për energjinë elektrike në Kosovë? Tarifat e reja prekin vetëm 22 për qind të konsumatorëve familjarë
Në Kosovë, ditë më parë, është protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Partitë opozitare po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë qenë kundër.
9 Shkurt 2022, 21:35 -
Rreziku i luftës! A mund ta shmangë Evropa krizën energjitike?
Perspektiva e një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës, ka shkaktuar shumë diskutime lidhur me varësinë evropiane ndaj energjisë ruse,si dhe ka nxiur një kërkim të ethshëm për alternativa.Kërcënimi i një pushtimi rus në shkallë të gjerë të Ukrainës, i ka vendosur pjesërisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë në një gatishmëri të lartë, për shkak të potencialit për ndërprerje të mëdha në tregun evropian të energjisë, i cili mbetet shumë i varur nga nafta dhe gazi rus.
7 Shkurt 2022, 10:07 -
Kriza energjetike, në Gjermani çmimet e energjisë janë rritur me 35% ! Kompanitë e mëdha amerikane kërkojnë ndërhyrje nga shteti
Çmimet e larta të energjisë në Gjermani rëndojnë jo vetëm qytetarët, por ato rrezikojnë edhe aftësinë konkurruese të ekonomisë gjermane. Shoqatat e sipërmarrjeve gjermane ngrenë zërin.
6 Shkurt 2022, 08:56 -
Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria: Të bëhet hetim parlamentar! Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur tregon se ka kartele e monopol
Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit janë rritur kjo ka sjellë edhe shqetësim tek shumë ekspertë ekonomik. Përmes një deklarate sot Konfindustria kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar se çfarë ndodh në treg.
4 Shkurt 2022, 10:24 -
Rritje rekorde e çmimit të energjisë në Mbretëri të Bashkuar
Rregullatori i energjisë në Mbretëri të Bashkuar njoftoi të enjten se kufiri mbi çmimet e energjisë po rritet me një rekord prej 54 për qind për shkak të kostove në rritje të gazit natyror, një ndryshim që do të rëndojë ndjeshëm miliona familje që në të njëjtën kohë po përballen me rritje tjera të çmimeve
3 Shkurt 2022, 22:55 -
Kriza energjetike në Kosovë, bashkëshorti i Fjolla Morinës- Kurtit: Mos ia shtrenjto rrymën popullit, më thuaj nëse ke nevojë për para
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, së fundmi kanë qenë kryefjala mediave rozë për shkak të një skandali me një kompani udhëtimesh në të cilin janë përfshirë.
3 Shkurt 2022, 12:59 -
‘Klima rriti faturat e energjisë elektrike për janarin’, Braçe: Duhen burime të reja të drejtuara nga dielli dhe era! Të behet liberalizimi i tregut që të kemi më shumë energji
Ndryshimet klimatike po bëjnë faturat tona të energjisë me të shtrenjta. Kështu thotë deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka ngritur shqetësimin, pasi fatura e energjisë për shumë qytetarë në muajin janar ishte shumë e lartë, dhe shkak për këtë është bërë përdorimi i energjisë për ngrohjen, jo rritja e çmimit.
31 Janar 2022, 12:34