-
Shqipëria jep energji për Kosovën në fundvit, gazetari: Sa herë jemi në nevojë kthejmë sytë nga vëllai i madh! Përplasjet politike na kanë lënë ku jemi sot, në kaos total
Për të folur rreth krizës energjetike në Kosovë dhe ndihmës së Shqipërisë në këtë fundvit, gazetari Zekirja Shabani tha në Report Tv se kur Kosova është në telashe i kthen gjithnjë sytë nga vëllai i madh.
28 Dhjetor 2021, 20:29 -
Kriza energjetike në Kosovë, Shqipëria i jep 7680 MWh energji për 31 dhjetorin dhe 1 janarin pa efekt financiar! Rama: T'i ndihmojmë që familjeve mos i mungojnë dritat në dy ditët e festave
Qeveria shqiptare do të ndihmojë Kosovën me furnizimi me energji elektrike përgjatë dy ditëve të festave të fundvitit, në mënyrë që qytetarëve të mos u mungojë rryma. Shqipëria do të japë 7680 MËh për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar për Kosovën, por që do ia kthejë energjinë në verë, kur vendi ynë ka thatësi hidrike.
28 Dhjetor 2021, 13:59 -
Protestë në Prishtinë për krizën energjetike: S'duam arsyetime, riktheni energjinë elektrike! Ministrja e Ekonomisë të shkarkohet
Disa protestues u mblodhën pranë ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe më pas protestuan edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
27 Dhjetor 2021, 15:30 -
Kriza energjetike në Kosovë, Kurti jep vetëm dy opsione: Reduktime ose shtrenjtim të energjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish sot për krizën energjetike ku ndodhet vendi. Për Kurtin vetëm dy janë zgjidhjet për këtë situatë, reduktimi ose shtrenjtimi i energjisë.
27 Dhjetor 2021, 12:27 -
Kosovë/ Qeveria shpall 60 ditë gjendje emergjente për furnizimin me energji
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Për vendosjen e këtyre masave u njoftua pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u mbajt sot më 24 dhjetor.
24 Dhjetor 2021, 20:01 -
2022 ‘i pafuqishëm’ për të frenuar shtrenjtimin e shtëpive! Sipërmarrësi: Çmimet e tregut janë jashtë logjikës! Kriza e energjisë do rrisë çmimet e apartamenteve
Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalojë as vitin e ardhshëm. Sipas ekspertëve shkaku do të jetë çmimi i energjisë elektrike dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit që vijnë nga importi. Pikëpyetje ka edhe për ndikimin e pastrimin e parave në shtrenjtimin e apartamenteve.
19 Dhjetor 2021, 12:45 -
Kosova përballë një krize energjetike, Kurti: Konsumi shumë i madh! Ministrja e Ekonomisë: Termocentralet po prodhojnë 354 megavate më pak se kërkesa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
13 Dhjetor 2021, 17:18 -
Kosova & Rajoni
Kosova prej një muaji në krizë energjetike, kompania për distribuim kërkon ndihmë: Kostot e importit po bëhen të papërballueshme
Kriza energjetike prej më shumë se një muaj e ka prekur edhe Kosovën. Tregu energjetik europian pjesë e të cilit është edhe Kosova, po përballet me çmime pesëfish më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar.
3 Dhjetor 2021, 07:42 -
Bota
Situata e paprecedentë e energjisë në Europë mund të përkeqësohet gjatë këtij dimri! A po e nxit Kremlini krizën?
Me rritjen e çmimeve të gazit natyror, që i ka bërë prodhuesit dhe familjet të përballen me fatura në rritje, disa janë të shqetësuar se sistemi i integruar energjetik i Bashkimit Evropian mund të kolapsi, me shtetet anëtare të bllokut që mundohen të mbajnë për vete sasinë e furnizimeve që kanë, duke shkaktuar një tjetër grindje të shëmtuar politike brenda BE-së.
25 Nëntor 2021, 08:56 -
Bota
SHBA hedh në treg 50 milionë fuçi naftë në përpjekje për të ulur çmimet
Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimet e naftës, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe.
24 Nëntor 2021, 00:06 -
Politikë
Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë
Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshje huaje ndihmë për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, ku do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.
12 Nëntor 2021, 11:48 -
Kosova & Rajoni
Maqedonia e Veriut shpall 30 ditë krizë energjetike, nga janari çmimi energjisë pritet të rritet me 8-9%
Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë. Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.
9 Nëntor 2021, 16:45 - Ekonomi
-
Politikë
LSI kërkesë SPAK dhe KLSH: Nisni auditimin mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit! Të hetohen abuzimet në prodhimin e energjisë elektrike
Në kërkesën në drejtim të SPAK, prokurorisë së Tiranës dhe KLSH, deputetët e LSI kërkojnë verifikime të thelluara për prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit, që sipas LSI ka sjellë pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik për vendin.
2 Nëntor 2021, 16:56 -
Ekonomi
Kriza energjetike, Elezi në Report Tv: Kemi shitur lirë, e blerë shtrenjtë në të njëjtën kohë, ja kur vjen normalizimi
Ai theksoi se ka disa problematika, një ndër to shitja dhe blerja e energjisë nga koorporata të mëdha në të njëjtën kohë, nga KESH-i në shitje dhe OSHEE në blerje. Elezi tha se kemi shitur lirë dhe kemi blerë shtrenjtë në të njëjtën kohë.
1 Nëntor 2021, 22:31 -
Ekonomi
Akcizë 6% për gazin që përdoret për ngrohje e gatim, Konfindustria kundër: Do të ketë pasoja, rëndon bizneset dhe qytetarët
Pas prezantimit të paketës fiskale për 2022, Konfindustria shprehet kundër propozimet të qeverisë për akcizë 6% për gazin që blihet nga qytetarët për ngrohje dhe gatim. Sipas Gjergj Buxhukut këto propozime do të rëndojnë drejtpërdrejt te bizneset dhe qytetarët dhe do të favorizojnë oligopolet e karburanteve dhe gazit të lëngshëm
31 Tetor 2021, 17:21 -
Ekonomi
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
28 Tetor 2021, 21:53 -
Ekonomi
Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku
Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.
28 Tetor 2021, 07:32 -
Politikë
Zv.ministri i Energjitikës për Report Tv: I siguroj qytetarët që për të paktën 3-4 vite nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rritje të çmimit të energjisë elektrike, përtej krizës globale. Ka qenë vetë zv.ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja në studion e Report Tv që u ka dhënë siguri qytetarëve, duke thënë se nuk do të preken nga kjo krizë as familjet dhe as biznesi i vogël.
26 Tetor 2021, 19:16 -
Ekonomi
Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë
Edhe pse buxheti i vitit 2022 është tepër ambicioz dhe parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, dy janë rreziqet kryesore që janë parashtruar në relacion. Zgjatja e situatës së pandemisë dhe rritja e çmimeve e karburanteve dhe energjisë elektrike. Një rritje e vijueshme e çmimeve mund të ndikoj në uljen e të ardhurave për qytetarët por nga ana tjetër mund të rrisë inflacionin mbi parashikimin e bërë.
26 Tetor 2021, 17:09