-
VIDEO/ Burri i ish-ministres shqiptare godet me shuplakë policin në protestë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, burri i ish-Ministres së Arsimit, Besa Shainit, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës që kjo parti organizoi të shtunën.
30 Janar 2022, 09:56 -
Kuvendi i Kosovës diskuton sot në seancë plenare shtrenjtimin e energjisë elektrike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë të hënën në një seancë të jashtëzakonshme mbi paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Debati parlamentar vjen pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike, në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes KEDS dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike KESCO.
24 Janar 2022, 09:58 -
Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit të ndryshim të tarifave. Në këtë kalkulator gjenden hapësirat A1 dhe A2 ku qytetarët mund ta vendosin shifrën e kilovatëve të shpenzuar gjatë periudhës së ditës dhe asaj të natës
20 Janar 2022, 08:19 -
Kriza energjetike, Kurti: Dikush duhet ta paguajë rrymën e shpenzuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova po importon energji elektrike me çmime të larta, andaj ai tha se rritja e tarifave të energjisë dhe subvencionimi i tyre është rruga që duhet ndjekur për t’u përballur me krizën energjetike që ka prekur vendin.
19 Janar 2022, 16:52 -
Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi
Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.
11 Janar 2022, 21:14 -
KESH blen me 17 mln euro 16 ditë energji elektrike! 3 ankande për 77.420 megavat energji
Për të garantuar 16 ditë energji elektrike, KESH ka blerë 17 milionë euro energji elektrike. Në total në tre ankande të hapura nga 1 deri më 8 janar janë blerë mbi 77 mijë megavat energji. Çmimi mesatar i importit ka qenë 230 euro për megavat.
10 Janar 2022, 17:12 -
Kriza energjetike, qeveria greke ndan 400 milionë euro për familjet dhe bizneset
Greqia nuk i ka shpëtuar krizës energjetike që ka prekur të gjithë Europën. Për të minimizuar ndikimin e kësaj krize te familjet në nevojë dhe bizneset, qeveria greke ka akorduar një fond prej 400 mln eurosh.
10 Janar 2022, 12:49 -
Pse Kosova i ndaloi ‘minierat’ e prodhimit të kriptomonedhave?
Kriza energjetike me të cilën po përballet Kosova po bëhet edhe më e komplikuar nga një industri në lulëzim si ajo e prodhimit të kriptomonedhave. Autoritetet kanë miratuar masa emergjente për energjinë dhe në kuadër të këtyre masave, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi pajisjet me të cilat prodhohen ato, kërkojnë konsum të madh të energjisë elektrike.
8 Janar 2022, 23:09 -
Bizneset në Kosovë përballen me probleme për shkak të krizës energjetike
Kosova po përballet javëve të fundit me përkeqësim të situatës me energji elektrike ndërsa është detyruar të importojë rreth 40 për qind të energjisë elektrike. Qeveria e ka shpallur gjendjen emergjente për të tejkaluar krizën energjetike.
5 Janar 2022, 20:19 -
Kriza energjetike, sprova ekonomike e vitit 2022! Çmimet pritet të arrijnë 450 euro për megavat
Kriza energjetike do të jetë sprova ekonomike e vitit 2022, ku çmimet pritet të kulmojnë në 450 euro për megavat orë. Qeveria ka vënë në dispozicion për blerjen e energjisë 80 milionë dollar, ndërkohë që ekspertët parashikojnë një situatë të zymtë deri në qershor.
1 Janar 2022, 10:26 -
Sot nata e ndërrimit të viteve, Balluku: Do ketë ndërprerje të shkurtra të dritave, por grupet e punës janë në terren! Kriza energjetike? Do ia dalim
Për shkak të mbi ngarkesës së rrjetit, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, megjithatë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka siguruar qytetarët se problemi do të zgjidhet menjëherë për shkak se grupet janë në gatishmëri.
31 Dhjetor 2021, 15:48 -
Kriza e përshkallëzuar energjetike në Kosovë mund ta rrezikojë gjithë Europën
Kosova dhe kriza e përshkallëzuar energjetike në vend mund ta rrezikojë furnizimin e gjithë Europës, ka paralajmëruar Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E).
31 Dhjetor 2021, 07:34 -
Bilanci qeverisës 2021, Rama: Hetim pasuror dhe për evazion fiskal kompanive që deklarojnë për punonjësit paga fiktive! Keni kohë deri më 20 janar të vetërregulloheni (VIDEO)
Në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama u drejtoi një ultimatum bizneseve që kanë deklaruar paga më të ulëta se realet që të vetërregullohen deri më 20 janar ose do të përballen me burg nën akuzën e evazionit fiskal. Ndëshkim Rama paralajmëroi edhe për bizneset që u japin më pak para se paga minimale punonjësve, duke ua marrë mbrapsht paratë e deklaruara.
30 Dhjetor 2021, 11:15 -
Kosova shpall gjendjen e emergjencës për shkak të krizës energjetike! Kurti: Falënderojmë Ramën dhe Shqipërinë për mbështetjen
Kosova ka shpallur sot zyrtarisht gjendjen e emergjencës për shkak të krizës energjetike. Vendimi i Qeverisë për masa emergjente në furnizimin me energji u votua në Kuvendin e Kosovës sot me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenim.
29 Dhjetor 2021, 13:49 -
Vendimet e qeverisë/ Balluku: Do sakrifikojmë dhe do të ndihmojmë Kosovën! Nuk presim para, energjia do kthehet! E-albania i kalon privatit? Lajm i rremë
Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se E-albania do t’i kalojë në menaxhim një kompanie private. Lajmin e ka hedhur poshtë Ministrja Belinda Balluku e cila është shprehur se lajmi është i rremë. Deklaratën ministrja e ka bërë në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.
29 Dhjetor 2021, 13:28