-
Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë 'katastrofë' në Evropë
Shtetet e Bashkuara, por edhe vende të tjera perëndimore, e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione shkatërruese, nëse sulmon Ukrainën. Politikbërësit rusë kanë paralajmëruar se nëse vendi i tyre shkëputet nga sistemi ndërkombëtar i bankave, ashtu siç është paralajmëruar, atëherë gazi rus nuk do të rrjedhë.
13 Shkurt 2022, 11:02 -
Si e rrethoi Rusia Ukrainën nga tre anë, ja ku mund ta nisë një pushtim
Trupat ruse që janë të mjaftueshme për të nisur një sulm direkt janë të dislokuara në 3 vende të ndryshme duke e rrethuar Ukrainën, përveçse nga pjesa e saj perëndimore. Rusia ka krijuar pika presioni në tre anët e Ukrainës -- në Krime në jug, në anën ruse të kufirit në lindje dhe në Bjellorusi në veri.
13 Shkurt 2022, 07:30 -
Ekskluzive/ Prag lufte në Ukrainë, Konsulli i Nderit i Shqipërisë nga Kievi: Këtu s’ka panik! Asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë! Urojmë që diplomacia të triumfojë
Konsulli ynë i Nderit në Ukrainë, Shahin Omarov në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur se pavarësisht raportimeve në media për prag luftë, situata aty është e qetë dhe nuk ka vend për panik.
12 Shkurt 2022, 20:12 -
Orë ankthi dhe tensioni, Biden e Putin bisedojnë 62 minuta në telefon! Presidenti amerikan atij rus: Nëse pushtohet Ukraina reagojmë ashpër
Një telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin është zhvilluar ashtu siç ishte paralajmëruar. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se telefonata zgjati një orë e dy minuta. Por ende nuk është bërë me dije se çfarë është biseduar.
12 Shkurt 2022, 18:29 -
Drejt luftës?! Macron dhe Putin 1 orë e 40 minuta në telefon, flasin për 'sigurinë dhe stabilitetin në Evropë'
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin folën në telefon për 1 orë e 40 minuta të shtunën në vazhdim të diskutimeve të mbajtura më 7 shkurt.
12 Shkurt 2022, 17:11 -
SHBA: Rusia tani ka forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrianën
Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
11 Shkurt 2022, 20:47 -
Ja pse Putini përfiton shumë më tepër nga bllofi, sesa nga lufta kundër Ukrainës
Në javët e fundit të Luftës së Parë Botërore, një gjeneral gjerman u dërgoi një telegram aleatëve të tij austriakë, duke e përmbledhur kështu situatën. “Situata është serioze, por jo katastrofike!”. Pak orë më vonë mbërriti përgjigja e austriakëve:“Këtu situata është katastrofike, por jo serioze!”.
11 Shkurt 2022, 14:48 -
U bënë lajm dhe meme në të gjithë botën, por ja cila është arsyeja e vërtetë pse Macron dhe Putin u ulën aq larg njëri-tjetrit
Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi një kërkesë të Kremlinit që ai të bënte një test rus për COVID-19 kur mbërriti për të takuar Presidentin Vladimir Putin, për të parandaluar Rusinë të merrte ADN-në e Macron.
11 Shkurt 2022, 12:28 -
Blinken paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të vijë në çdo kohë
Rusia ka dërguar më shumë forca në kufirin e saj me Ukrainën dhe mund të nisë një pushtim në çdo kohë, duke përfshirë edhe periudhën gjatë Lojërave Olimpike, tha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
11 Shkurt 2022, 10:57 -
Kriza në Ukrainë, ish-ministri i jashtëm Starova: Rusia luajti blofin me letrën për qeverinë shqiptare! Nëse do ketë luftë do cenohet siguria e Ballkanit
Shqipëria është e palëkundur ndaj qëndrimit të saj në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova tha në Report Tv se vendi ynë është rreshtuar krah Ukrainës njëjtë si vendet që bëjnë pjesë në NATO.
10 Shkurt 2022, 19:38 -
Sistemi mbrojtës për krizën e Ukrainës/Trupat e përforcimit të SHBA do të mbërrijnë në Rumani e Poloni
Trupat e Shteteve të Bashkuara që u zhvendosen në Rumani nga Gjermania do të arrijnë në vend të mërkurën mbrëma, tha ministria e mbrojtjes e Rumanisë dhe do të mbrojnë krahun lindor të NATO-s nga përhapja e mundshme nga kriza e Ukrainës.
9 Shkurt 2022, 23:56 -
Kur Bërzhinski e parashikonte Evropën +2000, cinizmi i Rusisë dhe Kosova
Ndërsa janë futur shumë aktorë në lojë, kriza Rusi-Ukrainë gjendet në një spirale të rrezikshme. Cinizmi i Rusisë nuk ndalet më, madje një letër zyrtare e saj e hartuar prej ministrit të saj të Jashtëm Lavrov, iu përcoll Ministrave të Jashtëm dhe Sekretarëve të Shtetit të SHBA-së, Kanadasë dhe disa shteteve evropiane. Mes tyre edhe Shqipërisë. Ajo, që u mor si kërcënim, në fakt ishte një sqarim për qëndrimet e NATO-s dhe dallimet mes qëndrimeve të shteteve anëtare, ku Rusia dukej se kërkonte përgjigje të menjëhershme edhe… nga ana e qeverisë shqiptare.
9 Shkurt 2022, 19:18 -
‘Blini një armë dhe merrni një picë falas’, çudit pronari në Ukrainë: Nëse nuk komandohen siç duhet, armët janë thjesht metal, ndaj stërvituni
Kemi dëgjuar shpesh për oferta picash “1+1” dhe një pije të gazuar falas, por asnjëherë nuk është parë oferta “Merrni një picë falas, nësë vërtetoni se keni blerë apo keni marrë leje për armë muajin janar”
9 Shkurt 2022, 09:02 -
Putin 'humb qetësinë' gjatë konferencës me homologun francez, i drejtohet Zelensky-t: Ki durim, bukuroshja ime!
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, fjatë bisedës me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, zhvilloi bisedimet e tij të zakonshme, megjithatë edhe e kaloi disa herë kufirin në konferencën për shtyp
8 Shkurt 2022, 05:41 -
Biden dhe kancelari i Gjermanisë theksojnë unitetin kundër Rusisë për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kërkuan të hënën të paraqesin një front të bashkuar kundër agresionit të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë, me presidentin Joe Biden që i shpalli të dy në "hap të bllokuar" pavarësisht pyetjeve mbi angazhimin e Berlinit për të shuar një energji të rëndësishme.
7 Shkurt 2022, 23:49 -
Macron takohet në Moskë me Putin: Duhet një përgjigje e dobishme për të shmangur një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës
Udhëheqësit botërorë po shtojnë përpjekjet për të ulur tensionet Ukrainë-Rusi, teksa frika për një pushtim rus po rritet. Presidenti, francez Emmanuel Macron u takua me homologun e tij, Vladimir Putin në Moskë dhe shprehu bindjen shprehu se lufta mes dy vendeve mund të shmanget.
7 Shkurt 2022, 22:27