-
94 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën me të cilën dënon agresionin rus, i kërkon qeverisë të strehojë 5 mijë ukrainas
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me vota 94 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ku dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në njërën nga pikat Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.
3 Mars 2022, 11:54 -
EKSKLUZIVE/ Gazetari italian i luftës nga Kievi për Repolitix: Nëse blindat ruse hyjnë në Kiev do ketë luftë guerrilase! Derdhja e gjakut të të rinjve, turp dhe krim për Putin
Fausto Biloslavo, një prej gazetarëve më të njohur të luftës në botë, që ka raportuar nga konfliktet ushtarake më të ashpra nga Irani, Qiproja, Libia, Sudani, Uganda, Filipinet dhe Afganistani, dhe nuk mund të mungonte në përplasjen më të madhe ushtarake në Evropë që nga lufta e dytë botërore, pushtimin rus të Ukrainës. Teksa e përshkruan Kievin aktual si një qytet fantazmë ku mbizotërojnë postblloqet dhe njerëz të armatosur, gazetari italian tha se në 2022 nuk do e kishte menduar kurrë që një sulm i tillë i përgjakshme të ndodhte në zemër të Europës.
3 Mars 2022, 11:11 -
'Një tradhtar më pak', mbështeti pushtimin rus, rrëmbehet dhe vritet kryebashkiaku i qytetit Kreminna në Ukrainë
Kryebashkiaku pro-rus i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili mirëpriti pushtimin e Presidentit Vladimir Putin u ‘vrit për vdekje’ pasi u rrëmbye nga shtëpia e tij, është bërë e ditur. Vlodymyr Struk, nga Kreminna në Luhansk, u vra të martën, ku sipas bashkëshortes së tij, ai u rrëmbye nga shtëpia dhe u qëllua me një plumb në zemër.
3 Mars 2022, 10:07 -
Evropa vazhdon të importojë gaz natyror dhe naftë nga Rusia
Vendet perëndimore po vazhdojnë t'i paguajnë Rusisë qindra miliona dollarë çdo ditë për importet e gazit dhe naftës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj sektorit bankar dhe atij të aviacionit pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës. Rreth 40 për qind të nevojave energjetike Evropa i përmbush me importe nga Rusia. Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të gjejnë alternativa të tjera
3 Mars 2022, 08:39 -
Bisedimet Moskë-Kiev, raundi i 3 javën e ardhshme! Marrëveshje për korridore humanitare! Sulmi rus shkakton zjarr në centralin bërthamor, Biden telefonon Zelenskyn, Ukraina: Nuk raportohet për rrezatim
Në ditën e 8-të të luftës, Kievi dhe Moska duket se kanë arritur një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare për lëvizjen e civilëve dhe furnizimin me ilaçe e ushqime. Më herët presidenti i Ukrainës Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus Putin që të ulen së bashku për të ndalur luftën, por jo 30 metra larg si bëri me presidentin francez Macron.
3 Mars 2022, 07:28 -
Lufta në Ukrainë/ Eksperti në ‘Repolitix’: Bjellorusia ‘buton i kuq’ që do përdoret nga Putin! Babaramo: Serbia rrezik për Kosovën
Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Rusia nuk e kishte pritur rezistencën e Ukrainës dhe se kishte menduar se do ta pushtonte atë brenda një kohe shumë të shkurtër.
2 Mars 2022, 23:08 -
'Viktima e parë' e sanksioneve, Gjermania i sekuestron oligarkut rus jahtin 600 milionë dollarësh
Jahti i çmuar mbi 150 m i gjatë i miliarderit rus Alisher Usmanov është sekuestruar nga zyrtarët gjermanë sot pas sanksioneve të vendosura nga BE. Ndaj miliarderit rus Alisher Usmanov u vendosën sanksione nga Bashkimi Evropian ditën e hënën.
2 Mars 2022, 23:03 -
Mali i Zi/ Mbahen protesta pro Rusisë
Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë. Dhjetëra protestuese mbanin flamuj rusë, serbë dhe të Perandorisë Ruse me parulla pro Rusisë: “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë”.
2 Mars 2022, 22:47 -
Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, benzina arrin 210 lekë litri, nafta shtrenjtohet në 199 lekë/litër
Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 198-199 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 4-5 lekë brenda pak javësh.
2 Mars 2022, 22:33 -
Pse është kaq e vështirë të numërosh viktimat në luftë?
Rusia dhe Ukraina të dyja thonë se kanë vrarë mijëra trupa kundërshtare. Tani Moska thotë se rreth 500 ushtarë të saj janë vrarë, ndërsa Ukraina nuk ka dhënë ende një shifër të përditësuar për viktimat ushtarake, por thotë se të paktën 2,000 civilë kanë vdekur.
2 Mars 2022, 21:24 -
Ukrainasja në Report Tv: Nuk dorëzohemi, ne jemi një popull i lirë dhe nuk mund të jetojmë nën pushtimin e Putin
Ndonëse Ukraina ndodhet prej një jave nën pushtimin rus, shpresa e popullit për të mos u dorëzuar është më e gjallë se kurrë. Ukrainasja Iryna Romanova që jeton në Shqipëri ka rrëfyer për Report Tv përjetimet e saj nga sulmi dhe vuajtjet që po përjeton familja e saj që ndodhet në Ukrainë.
2 Mars 2022, 20:26 -
Asambleja e OKB-së, 141 shtete kundër sulmit rus, përfshirë edhe Serbinë! As Kina s'mbështet më Putinin! Rama: Vota e Beogradit kundër Moskës unifikon Ballkanin! Zelensky: Koalicion global
Rusinë e gjithë bota e lë vetëm në çmendurinë e Putinit! Më shumë se 2/3 e vendeve të OKB, 141 shtete pro rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për të dënuar agresionin rus në Ukrainë! Vetëm 5 vende pro Putin! Ballkani dhe Perëndimi nën një zë të unifikuar, edhe Serbia ka votuar pro rezolutës, ndërsa Kina ka abstenuar duke mos mbështetur më Rusinë. Ky vendim u përshëndet edhe nga Zelensky, i cili tha se bota krijoi një koalicion të gjerë anti-Putin dhe u rreshtua në anë e duhur të historisë.
2 Mars 2022, 18:16 -
Studentët shqiptarë e italianë tubim për paqen në Ukrainë! Lleshaj për Report tv: Sanksionet kundër Rusisë të ishin marrë vite më parë, fundi i luftës do marrë kohë
Disa studentë shqiptarë e italian kanë protestuar sot në Sheshin Nënë Tereza duke përçuar mesazhe paqeje dhe në mbështetje të Ukrainës. I pranishëm në tubim ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha për Report TV se fundi i luftës do marrë kohë, ndërsa sanksionet kundër Rusisë i konsideron të vonuara.
2 Mars 2022, 18:12 -
Lufta në Ukrainë/ Mimi Kodheli në Report Tv: Shqipëria është e sigurt si anëtare e NATO-s! Gati të mirëpresim refugjatët! Sanksionet ndaj Rusisë të ishin marrë më parë
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli thotë se Shqipëria është e sigurt nëse do të ketë një agravim të luftës. Në një intervistë për Report Tv, Kodheli thotë se vendi ynë është pjesë e NATO-s dhe duke iu referuar nenit 5 të traktatit të kësaj aleanca, ajo thekson se nëse preket territori i Shqipërisë do vinte reagimi i menjëhershëm nga aleanca.
2 Mars 2022, 18:01