-
Lufta në Ukrainë/ Izraeli vetëofrohet negociator mes Kievit dhe Moskës! Kryeministri Bennett 3 orë me Putin, 90 minuta me Scholz! Të hënën raundi i tretë i bisedimeve! Në Mariupol situatë katastrofike
Armëpushimi i vendosur për të garantuar kalimin e banorëve të Mariupol dhe Volnovakha nuk është ende i garantuar. Sipas Ukrainës, Rusia e theu armëpushimin dhe evakuimi i civilëve është ndaluar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme. Një nga negociatorët ukrainas u vra, teksa Kievi e cilësoi spiun rus. Ofensiva ruse nuk ndalet. Raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën.
5 Mars 2022, 07:54 -
Ministrat e jashtëm të NATO-s diskutojnë krizën në Ukrainë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të zbatojnë një zonë ndalim-fluturimi që nga fillimi i agresionit të Moskës nëntë ditë më parë, me Rusinë që po bombardon qytetet dhe i ka çuar luftimet në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës.
5 Mars 2022, 06:16 -
Rusia bllokon faqet në internet të Zërit të Amerikës dhe BBC-së
Agjencia ruse që mbikëqyr mjetet e informimit ‘Roskomnadzor’ tha të premten se arsyeja për kufizimet është se këto organizata mediatike kanë përhapur gënjeshtra sipas saj mbi thelbin e operacionit special ushtarak në Ukrainë, formën e tij, metodat e operacioneve luftarake (sulmet ndaj popullatës, goditjet në infrastrukturën civile), humbjet e forcave të armatosura ruse dhe viktimat civile.
5 Mars 2022, 04:22 -
Kasparov: Tetë hapat për të ndalur çmendurinë
Në rast se Putini nuk ndalet tani, nëse ai nuk pengohet që ta shkatërrojë Ukrainën dhe të kryejë gjenocid kundër popullit ukrainas, atëherëdo të ketë një herë tjetër, dhe ky do të jetë një vend i NATO-s, bashkë me një kërcënim bërthamor të paprecedentë.
5 Mars 2022, 00:56 -
Si po i hesht Rusia zërat kundër luftës?
Në kohën kur lufta e paprovokuar e presidentit rus, Vladimir Putin, kundër Ukrainës fqinje ka hyrë në javën e saj të dytë, Qeveria e tij ka ashpërsuar betejën edhe brenda Rusisë, duke bërë përpjekje jo vetëm të kontrollojë narrativën rreth luftës dhe sanksioneve të papara perëndimore, por edhe të vendosë një unanimitet kombëtar, të stilit sovjetik
5 Mars 2022, 00:00 -
VIDEO e sulmit, ekipi i medias ‘Sky News’ qëllohet me armë në Ukrainë, plagoset gazetari
Kryekorrespondenti i transmetuesit, Stuart Ramsay dhe 4 pjesëtarët e ekipit të tij u sulmuan me armë në një fshat 30 kilometër larg Kievit nga një skuadër e zbulimit rus, por fatmirësisht të gjithë shpëtuan dhe tani janë kthyer në mënyrë të sigurtë në Mbretërinë e Bashkuar.
4 Mars 2022, 23:38 -
Muzhaqi në ‘Pa Protokoll’: Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para ukrainase! Kollçaku: Tre detyrat që na ka vendosur NATO për të qenë në gatishmëri për luftë
Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para që kanë ikur nga lufta në Ukrainë. Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.
4 Mars 2022, 23:01 -
Mero Baze: Serbët nuk janë sllavëdashës, por skllavdashës
Beogradi është qyteti i parë në botë që ka protesta pro luftës së Valdimir Putinit. Atdheu i tij Rusia ka dal në rrugë kundër tij. Madje dhe qyteti i lindjes së tij Shën Petersburgu ka pas protesta të forta kundër luftës së Putinit.
4 Mars 2022, 20:41 -
Lufta në Ukrainë, Bollino: Përfshirja e Lavrov, shpresë për zgjidhje diplomatike! Është pjesa e moderuar e Rusisë! Situata ndihmon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor
Emisoni ‘Kontrast’ trajtoi mbrëmjen e së premtes në ekranin e ‘Report TV’ zhvillime më të fundit nga lufta në Ukrainë. I ftuar në studio, gazetari Carlo Bollino u shpreh optimist kur vuri në dukje se nga dje një aktor i tretë ka hyrë në skenë dhe ai është ministri Sergei Lavrov.
4 Mars 2022, 20:16 -
Iu kanë pyetur fëmijët për luftën në Ukrainë? Psikologia në Report Tv tregon sesi duhet t’ia shpjegojmë të vegjëlve këtë situatë
‘Luftë, pushtim, bombardime’ kanë qenë fjalët më të përdorura këto ditë për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës. Por si duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve këtë situatë që të mos ndikojë tek ata psikologjikisht dhe emocionalisht?
4 Mars 2022, 19:51 -
Eksperti i Energjisë Bërthamore: Shpërthimi i termocentralit në Ukrainë do të ishte vetëvrasje për Rusinë
Termocentrali bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u përfshi nga flakët pas bombardimeve ruse. Por forcat ukrainase arritën ta shuanin zjarrin. Trupat ruse u raportua se shkaktuan disa viktima me këtë sulm, por njëkohësisht edhe opinion publik në botë u frikësua.
4 Mars 2022, 19:40 -
Rusia sulmoi centralin më të madh bërthamor në Ukrainë, mblidhet urgjent këshilli i sigurimit në OKB, SHBA: Sulmi ishte i pamatur
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur në Nju Jork pasi Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë që tani është nën kontrollin e saj.
4 Mars 2022, 19:01 -
Sa i rrezikshëm ishte sulmi i Rusisë në centralin bërthamor të Ukrainës?
Termocentrali më i madh bërthamor i Evropës u godit nga bombardimet ruse herët të premten, duke shkaktuar një zjarr dhe duke rritur frikën për një fatkeqësi që mund të prekë të gjithë Evropën qendrore për dekada të tëra, si shkrirja në centralin e Çernobilit më 1986.
4 Mars 2022, 15:51