-
Pas sanksioneve ndaj Rusisë, mbërrin në Durrës anija e 'fundit' ruse me 3030 tonë grurë
Pak orë para se vetë ministra e Jashtme të bënte publike sanksionet kishte mbërritur edhe anija e fundit me grurë nga Rusia drejt Shqipërisë. Në bordin e anijes ndodheshin 3030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi, ndërsa kjo ngarkesë nga Rusia duket se do të jetë e fundit.
1 Mars 2022, 09:58 -
BE pret nga Serbia që të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian ka ripërsëritur thirrjen ndaj të gjitha shteteve kandidate, përfshirë edhe Serbinë, që të përshtaten me vendimet e bllokut sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Zgjerimit, Ana Pisonero, tha të hënën se “nga vendet kandidate, siç është Serbia” presin që “t’u bashkohen qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”.
1 Mars 2022, 04:21 -
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank
Ukraina vazhdon rezistencën e saj ndaj sulmit rus në ditën e 6 të pushtimit. Beteja është intesifikuar në Kiev, ndërsa ushtria ruse ka bombarduar antenat e televizionit publik, ku la të vdekur 5 persona. Sulmi ndodhi pranë një memoriali që përkujton viktimat e Babyn Yar, një nga masakrat më të mëdha të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist.
1 Mars 2022, 01:13 -
A ka bërë Rusia krime lufte? Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hetojë “ngjarjet në Ukrainë”, çfarë do të thotë kjo
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka thënë se do të nisë hetime “për ngjarjet e lidhura me Ukrainën”, pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.
1 Mars 2022, 00:34 -
A janë burimet e mëdha natyrore të Ukrainës, arsyeja e vërtetë e pushtimit rus?
Ukraina është shndërruar në fushëbetejën kryesore të konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit. Pozicioni gjeostrategjik i këtij vendi, e ka bërë atë shumë të ndjeshëm ndaj konfliktit më të gjerë dhe në vazhdim e sipër midis Rusisë dhe Perëndimit.
28 Shkurt 2022, 23:29 -
Kyiv, jo Kiev: Pse drejtshkrimi ka rëndësi në kërkimin e Ukrainës për një identitet të pavarur
Ukraina e ka kaluar pjesën më të madhe të vjeshtës 2019 në titujt ndërkombëtarë, si rezultat i hetimit të shkarkimit të Trump dhe premtimit për përparim në procesin e paqes ruso-ukrainase.
28 Shkurt 2022, 22:18 -
Pro e kundër/ Çfarë mendojnë shqiptarët për luftën në Ukrainë? Qytetarët: S’kemi fuqi ushtarake, vetëm dimë të flasim! Shumë të drejta sanksionet
Report Tv pyeti qytetarët se çfarë mendojnë për qëndrimin e shtetit shqiptar kundër Rusisë, dhe nëse do t’i hapnin apo jo dyer ukrainasve në nevojë.
28 Shkurt 2022, 22:17 -
Mero Baze: Koha të 'falenderojmë' Vladimir Putinin!
Shumë gjëra për të cilat kishim vite që prisnim për të ndryshuar në Europë, po ndodhin kur thuajse kishim humbur shpresat. Sëmundja identitare e Europës, ajo e 27 telefonave për të marrë një vendim, ishte kthyer në sëmundje të pashërueshme.
28 Shkurt 2022, 20:28 -
Përjashtimi i bankave ruse, përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri për Report Tv: I bllokon pagesat me jashtë, asnjë blerje s'do bënte dot! Do dëmtoheshin edhe partnerët e saj
Paralajmërimi për të larguar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT, do i bllokonte këtij shteti të gjitha lidhjet, transaksionet dhe shkëmbimet tregtare me jashtë, duke i dëmtuar ekonominë. Përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri Najada Xhaxha thotë për Report TV, se nga ky vendim do të kishin pasoja edhe partnerët e tjerë të Rusisë.
28 Shkurt 2022, 20:20 -
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Vukaj në 'Kontrast': Ukraina gati për në BE, por ndoshta jo në NATO
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Perëndimi do të vinte në jetë parashikimin e Ajnshtajnit. Ai shtoi se në Ukrainë vitet e fundit janë bërë shumë gabime duke rehabilituar në masë disa figura që kanë bashkëpunuar me nazismin.
28 Shkurt 2022, 19:20 -
Ksenofon Krisafi në Report Tv: Krahasimi që bën Putin i bën Kosovës me Krimesë është absurd! Denazifikimi i Ukrainës? Term sovjetik
Për juristin e njohur Ksenofon Krisafi, krahasimi që Vladimir Putin i bën Krimesë me rastin e Kosovës është absurd. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, ai solli edhe argumentet pse udhëheqja ruse gabon kur përmend Kosovën dhe Ballkanin.
28 Shkurt 2022, 18:47 -
Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin
Ka të ngjarë që pyetja nëse do të krenohen më serbët në Ballkan me Rusinë të ketë përgjigje vetëm nga zhvillimet e fundit të invazionit, të cilat do të ndodhin me Ukrainën. Por pasja e armëve bërthamore gati për përdorim, kërkesat e vazhdueshme të Serbisë dhe kërcënimi i vazhdueshëm i saj, si edhe oreksi i pakursyer i Rusisë të mos ndalen kaq thjeshtë.
28 Shkurt 2022, 18:32 -
Shqipëria ‘OK’ sanksioneve ndaj Rusisë, zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme në 'Kontrast': Krah aleatëve, solidaritet me Ukrainën
Zyrtari i lartë pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se Shqipëria iu është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë jo vetëm si detyrim, por edhe si solidaritet me popullin sovran ukrainas.
28 Shkurt 2022, 18:28 -
Oligarkët rusë rebelohen ndaj Putin: Kemi humbur 128 miliard dollarë deri tani
Oligarkët rusë kanë nisur të shfaqin publikisht pakënaqësinë e tyre për vendimet e Putin në lidhje me Ukrainën. Oligarku rus Pjetër Aven, është ndër 36 biznesmenët që u takuan me presidentin Putin në Kremlin.
28 Shkurt 2022, 18:25