-
Kriza në Ukrainë, Basha: Duhet dialog, rezoluta në KS demonstrim se OKB mbështet paqen! Meta: Jemi me popullin që po lufton me çdo çmim për lirinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se zgjidhja për krizën Ukrainë-Rusi është dialogu. Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Ukrainën në përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!
28 Shkurt 2022, 10:32 -
Kievi del nga shtetrrethimi, pas izolimit në bodrumet e ndërtesave, banorët dynden në markete për të marrë ushqime, radhë kilometrike
Sikurse mund të shihet në videon e siguruar nga Report Tv, shihet radhë e gjatë pritje në markete, për të marrë ushqime. Qytetarët në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, e kanë përshkruar situatën si kaotike, ndërsa vijojnë t'i rezistojnë pushtuesve rusë.
28 Shkurt 2022, 10:25 -
The Times: Mbi 400 mercenarë rusë në Kiev janë urdhëruar të presin 'kokat' e Zelenskyt dhe qeverisë së tij
Ky informacion ka mbërritur në qeverinë ukrainase mëngjesin e së shtunës dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin. 'Ëagner', një grup privat i drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, fluturoi nga Afrika pak javë më parë për të prerë 'kokën' e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të parave.
28 Shkurt 2022, 10:13 -
Harta/ Putin alarmoi me vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore, ja cilat vende në botë kanë armë nukleare
Llogaritet se Rusia ka rreth 6000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5500. Arsenali bërthamor është mjaft i madh për të vrarë miliarda njerëz, por edhe për të shërbyer si një parandalues kundër sulmeve.
28 Shkurt 2022, 09:17 -
Refugjatët nga Ukraina: Të tronditur nga lufta në 'zemër të Europës' (FOTO)
Qindra mijëra ukrainas po kërkojnë këto ditë mbrojtje në vendin fqinj, Poloninë. Varshava deklaron se do të ndihmojë sa të mundet, por është hera e parë që ky vend përballet me një valë kaq masive refugjatësh.
28 Shkurt 2022, 09:01 -
Bisedimet Kiev-Moskë pa marrëveshje, pritet raund tjetër! Putin: Ukraina të jetë neutrale, më njihni Krimenë! Rusia kërcënon Evropën: Kush i jep armë Kievit mban përgjegjësi
Pas më shumë se 6 orësh në Gomel të Bjellorusisë kanë përfunduar bisedimet ndërmjet delegacionit të Ukrainës dhe delegacionit të Rusisë, të cilat më pas janë kthyer për konsultime në vendet përkatëse dhe pritet një raund i dytë bisedimesh. Putin e ka shprehur qartë kërkesën e tij për njohje të Krimesë si pjesë të territorit të Rusisë dhe garancinë se Ukraina do të jetë një territori neutral, duke mos u anëtarësuar në NATO.
28 Shkurt 2022, 02:23 -
Bomba' kibernetike, arma ruse që frikëson më shumë Perëndimin
“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin digjital global”, ishte përfundimi i një raporti të detajuar të vitit të kaluar mbi rrezikun kibernetik, i përpiluar nga gjiganti i informatikës Microsoft
28 Shkurt 2022, 01:56 -
VIDEO/Grupi i hakerave Anonymous mesazh kërcënues Putinit: Siguria e Rusisë do të jetë në rrezik, do përballesh me sulme nga gjithë bota!
Grupi i njohur i hakerave Anonymous përmes një video-mesazhi ka kërcënuar presidentin rus Putin se do të ndërmarrin sulme që do të godasin rrjetin informatikë të Rusisë. Anonymous i kanë kujtuar Putin se do të përballet me sulme që do të kërcënojnë sigurine e Rusisë.
27 Shkurt 2022, 23:15 -
Miratohet rezoluta e Shqipëri-SHBA në Këshillin e Sigurimit, thirret mbledhje emergjente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për luftën në Ukrainë
Rezoluta e përbashkët SHBA-Shqipëri për të dënuar sulmin rus mbi Ukrainë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë, por është miratuar për të thirrur një mbledhje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rezoluta u votua me 11 vota pro, ndërsa Rusia këtë herë nuk vendosi veton, por votoi kundër, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan sërish.
27 Shkurt 2022, 22:37 -
Pas UEFA-s, FIFA merr masa ndaj Rusisë, anulohet çdo ndeshje futbolli! Flamuri s'do lejohet dhe himni s'do këndohet në asnjë ndeshje
Mësohet se çdo ndeshje futbolli që mund të zhvillohet në territorin e Rusisë është anuluar. Asnjë aktivitet ndërkombëtar që mund të zhvillohet në territorin e saj, nuk do të lejohet. Gjithashtu as flamuri i Rusisë dhe as himni i këtij vendi nuk do të këndohet në asnjë ndeshje futbolli.
27 Shkurt 2022, 21:21 -
Shqipëria paketë të parë sanksionesh ndaj Moskës, Xhaçka: Preken 654 individë dhe 52 subjekte! Ngrijmë asetet e Putin e Lavrov! Mbyllim hapësirën ajrore për Rusinë dhe faqet web ruse
Duke iu bashkuar SHBA-së dhe BE-së, edhe Shqipëria ka ndërmarrë një paketë të plotë sanksionesh ndaj Rusisë. Sanksionet që Shqipëria ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të sulmit që ajo po bën mbi Ukrainën janë të karakterit individual dhe ekonomik, në financë, energji, transport dhe teknologji. Gjithashtu Shqipëria ka ofruar ndihmë në materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën. Mbyllen faqet web ruse edhe në Shqipëri.
27 Shkurt 2022, 18:38 -
Pasi vendosi që ta quaj sulmin e Rusisë 'luftë', Turqia sinjalizon se mund të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për marinën ruse
Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse. Më herët ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia ka vendosur që pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një "luftë".
27 Shkurt 2022, 17:44