-
Dita e 4 e luftës, parashikohen bisedime, pritet takim Kiev Moskë por luftimet nuk ndalen ne terren! Putin alarmon botën: Në gatishmëri forcat bërthamore! Ja cfarë ndodhi në Kiev
Në ditën e katërt të luftimeve, Ukraina ka rënë dakord për zhvillimin e bisedimeve me Rusinë në Bjellorusi. Takimi do të zhvillohet në Pripyat, një qytet i braktisur, pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi, një qytet i braktisur në Ukrainën veriore, pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi. Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë në përgjigje të "deklaratave agresive" të vendeve të NATO -s .
27 Shkurt 2022, 00:38 -
Lufta në Ukrainë, Kosova vendos që rezervat shtetërore të furnizohen pa procedura
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje sot, gjatë së cilës u mor vendim që të furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit. Kjo kërkesë qe u aprovua nga Qeveria, erdhi nga Departamenti i Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë.
26 Shkurt 2022, 21:50 -
Lufta Rusi-Ukrainë shtrenjton naftën e grurin! Bizneset: Një valë e re çmimesh pritet të godasë vendin
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit tonë, pasi do të sjellë një valë të re çmimesh për bukën dhe karburantin. Çmimi i naftës menjëherë pas sulmit arriti në 105 dollarë fuçia, ndërsa gruri u shtrenjtua me 10%. Ky shtrenjtim pritet të reflektohet në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi ndaj importit për këto dy produkte.
26 Shkurt 2022, 20:14 -
Sa do të sakrifikojë Perëndimi për Ukrainën?
Për shumë nga ne që jetojmë rehat në Perëndim, kriza në Ukrainë mbetet një luftë e çuditshme, shkalla e së cilës është e vështirë për t’u kuptuar. Udhëheqësit tanë e kanë bërë të qartë që në krye të herës se asnjë ushtar perëndimor nuk do të luftojë për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës.
26 Shkurt 2022, 19:57 -
Moska në luftë, çfarë ndodh me Shqipërinë? 75 përqind e nevojave për grurë i sigurojmë nga Rusia, blejmë energji dhe lëndë djegëse! Në 2021 importuam mbi 15 mld lekë mallra
Rusia nuk është partnere ekonomike e Shqipërisë, por varësia që kemi ndaj saj për importin e grurit, të energjisë elektrike dhe të karburantit, paraqet rrezik për rritjen e çmimeve në vend. Sipas të dhënave zyrtare kemi deficit tregtar të thellë me Rusinë, pasi në 2021 blemë prej saj 15 miliardë lekë mallra, dhe i shitëm vetëm 11.6 milionë lekë.
26 Shkurt 2022, 18:58 -
Skënder Minxhozi: Sovranizmi shqiptar, Putin dhe çmenduria e rrjetit social
Në Shqipëri, si çdo fenomen që banalizohet kur distilohet në batakun shqiptar, ky qëndrim anti-sistem ka pësuar disa degëzime që i përshtaten situatës konkrete që kalon Shqipëria e sotme. Të dyja, edhe pandemia edhe fushata ruse në Ukrainë, po shihen me disa syze kaq të çuditshme e groteske, saqë është e vështirë të mos qeshësh dhe dëshpërohesh njëherësh.
26 Shkurt 2022, 16:54 -
'Do të sulmojë Rusia shtete të tjera?!', gazetari i 'La Stampa-s' sjell veprat e dy ukrainasëve në Tiranë: Çmimi i Luftës, më i lartë për Evropën se për SHBA-të, ja risqet e mundshme
Është çelur ekspozita “EuroHumor” në Galerinë e Arteve Tiranë. Përfaqësues i fondit italian, Gianni Martini, ish gazetar e drejtor në “La Stampa” flet për ngjarjen artistike duke e lidhur me luftën Rusi-Ukrainë. Me dekada në shtypin e shkruar ai analizon rolin e fuqive të mëdha në këtë konflikt dhe flet për mundësinë e luftërave nukleare dhe humbjet e Evropës
26 Shkurt 2022, 16:09 -
Bie rezoluta e SHBA dhe Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Rusia vendosi veton! Xhaçka: Mbeti e vetme në veprimet e saj të paligjshme
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia mbeti e vetme në veton ndaj rezolute për të ndalur agresionin mbi Ukrainë. Xhaçka thotë se sulmi rus duhet të ndalet pasi po thyen të gjitha rregullat ndërkombëtare. Rezoluta e bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë u rrëzua në këshillin e Sigurimit në OKB për shkak të vetos së Rusisë.
26 Shkurt 2022, 15:02 -
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë-shqiptarëve: Kemi nevojë për ndihmën tuaj financiare e humanitare! Gruaja e Ambasadorit: Nënat shqiptare të protestojë, askush nuk do lot në sytë e fëmijëve
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov teksa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që popullin shqiptar ka treguar ndaj Ukrainës, duke u bërë thirrje që tani vendi ka nevojë për ndihmë financiare dhe humanitare.
26 Shkurt 2022, 14:23 -
Kush është Zonja e Parë e Ukrainës, mbështetja ndaj bashkëshortit dhe ndikimi në vend
Sytë e gjithë botës janë mbi Ukrainën këto ditë, e cila po përballet me sulmin nga Rusia. Presidenti ukrainas ka pasur një ndikim shumë të madh tek populli i tij, ku me dalje publike veç se ka përditësuar të dhënat, i ka dhënë kurajo dhe mbështetje të gjithë popullit.
26 Shkurt 2022, 13:44 -
Kryqi i Kuq shqiptar nis mbledhjen e ndihmave në mbështetje të Ukrainës, Meta: Thirrje shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare
Në ditën e tretë të luftimeve në Ukrainë, pas sulemeve nga Rusia, Kryqi i Kuq shqiptar ka nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës. Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar këtë nismë, ndërsa i bën thirrje shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij
26 Shkurt 2022, 13:37