-
Basha s’jep dorëheqjen, por zotohet: I gatshëm për çdo hap që bashkon demokratët! Të 'besuarit' Bardhi, Tabaku e Alibeaj: Tërhiqu bashkë me Berishën! 5 orë mbledhje, deputetët të pakënaqur
Lulzim Basha nuk ka më pas vetes as mbështetësit e tij më të mëdhenj. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar i kërkuan të tërhiqet bashkë me Berishën. Vetë Basha tha se është i gatshëm për çdo hap, por pasi të konsultohet me të gjitha strukturat drejtuese.
12 Mars 2022, 09:55 -
Një ballafaqim me shifra për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022
Në total Saliu ka 30446 vota kurse Lulzim Basha 26692 vota. Nëse kemi parsysh që: deri 6 Mars 2022 PD e ka drejtuar Sali Berisha, Sali Berisha ka qenë dy herë kryeministër dhe një herë president, disa figura të spikatura të PD si Voltana Ademi, Ilir Bano dhe ndonjë tjetër të cilët i dhanë mbështetje domethënëse Saliut; mund të themi se Saliu është humbës para Lulzim Bashës.
11 Mars 2022, 15:01 -
Lorenc Vangjeli: Humbja triumfale e Ramës dhe dy B-të humbëse të PD-së
I humbur i madh i këtyre zgjedhjeve është edhe ai që shpalli fitoren, Doktor Berisha. Shifrat e tij mbi Lulin dhe Shkodra që i dha Bardhit, janë shumë pak në përballjen e tij me Gazin e PD-së zyrare. Edhe pse nuk do ta pranonte kurrë publikisht, së bashku me Bashën, Doktori krijon çiftin e dy B-ve të PD-së, që i vlejnë në zgjedhje Ramës me shumë se dy B-të e P-së, Balla e Braçe.
11 Mars 2022, 12:35 -
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
Fitorja e pretenduar elektorale e Sali Berishës në 6 mars e ka shkaktuar një tërmet. Por është tërmet i pjesshëm dhe me pasoja lokale. Ka dëmtuar rëndë zyrën e Lulzim Bashës, i ka thyer orenditë dhe ka plasaritur muret e selisë zyrtare të PD. Por ka dështuar të japë një sinjal politik me rezonancë kombëtare. Ka shkundur opozitën, jo pushtetin.
10 Mars 2022, 14:35 -
Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha
Për Lulzim Bashën, 6 marsi ishte një mësim për Partinë Demokratike, prandaj tani më ka nisur një proces reflektimi brenda vetë demokratëve, e ku të gjithë do të marrin përgjegjësi, duke theksuar se kjo përgjegjësi do të nisë nga ai i pari.
10 Mars 2022, 10:26 -
PD disfatë më 6 mars, Elezi: Sulmet e Dumës jo për parime, por si trampolinë për t'u bashkuar me Berishën! Kalaja: Komisionerët e PD në Durrës votuan kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'
Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
9 Mars 2022, 22:08 -
Berisha harron që zgjedhjet i fitoi Rama!
Ka një ngazëllim të pashoq në kampin e Foltores për rezultatin zgjedhor. Me siguri këtyre ju ka humbur orientimi dhe shikojnë gishtin në vend të Hënës. E gjitha ajo që dëgjojmë është sesi bashkimi i një pjese të PD-së me LSI ja doli të tejkalonte fraksionin e Lulzim Bashës.
9 Mars 2022, 21:03 -
Bashës po ia lypin të gjithë dorëheqjen, ai sheh videot e Zelenskyt dhe refuzon
I pari që reagoi ndaj rezultatit ishte nënkryetari i ri i PD Agron Gjekmarkaj, i cili teksa e quajti rezultatin katastrofik dhe mori përgjegjësinë e tij për këtë humbje të rëndë, dha dorëheqjen nga posti duke kërkuar zgjidhjen e situatës dhe bashkimin e PD përmes një lidershipi të ri. Pas tij ishte nënkryetarja e PD Grida Duma, ajo e cila, pasi ishte vënë nën shënjestrën e njerëzve të Bashës e portaleve afër tij, madje duke i hedhur në kurriz Kolegjin e Kryetarëve të emëruar të PD në rrethe, dha dorëheqjen nga posti.
9 Mars 2022, 20:45 -
6 marsi/ Spartak Ngjela në Report Tv: Rama nxori Berishën fitues në Shkodër, janë bërë bashkë për të shkatërruar PD-në
Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë Shkodër, sipas avokatit Spartak Ngjela, tregoi se Edi Rama është bashkuar me Sali Berishën. Ngjela thotë në Report Tv se Partia Socialiste në Shkodër ka dal me 9 mijë vota më pak, krahasuar me zgjedhjet vendore në 2015. Ai thotë se Rama ia ka lënë vetë fitoren Berishës në Shkodër.
9 Mars 2022, 18:15 -
Alban Daci: Pse Basha nuk mund dhe nuk duhet të japë dorëheqjen?
Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse na ka bindur se ka një projekt serioz për ta kthyer PD në një vend vlerash pro amerikane dhe ne i qëndruam besnik! Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse ata që ja kërkojnë një gjë të tillë, nuk janë më tek PD dhe rrugët që kanë zgjedhur nuk kanë lidhje as de facto e as de jure me këtë subjekt politik! Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse ai do të konsiderohej një tradhtar i atyre që i besuan dhe vazhdojnë t'i besojnë në lidership!
9 Mars 2022, 14:04 -
Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e partisë: PD s'mund të jetë humbëse se Basha negocion që dështimet e tij t'i kthehen në fitime
Në një kohë kur Lulzim Basha refuzon që të largohet edhe pas 6 humbjesh, dorëheqjet kanë vijuar njëra pas tjetrës nga radhët e demokratëve. Së fundmi, ka qenë Grida Duma e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së partisë, si një formë sipas saj për të shpëtuar partinë për të cilën thotë se është në ditët më të vështira.
9 Mars 2022, 13:55 -
Pasi mundi PD-në më 6 mars, Berisha ftesë deputetëve demokratë: Bashkohuni me elektoratin, do të garoj për kreun e PD! Kongres pajtimi? Jam i gatshëm për çdo propozim, s'krijoj parti të re
Sali Berisha u ka bërë një ftesë deputetëve të cilët i kërkuan largimin Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD pësoi një disfatë të thellë dhe humbi në 6 bashki. Sipas Berishës, 6 marsit nxori në dritën e diellit se ‘Shtëpia e Lirisë’, ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare.
9 Mars 2022, 13:28 -
Humbja në 6 bashki, Kapllanaj: Kryetarët e degëve kundër deputetëve, asnjë prej nesh nuk i ka kërkuar dorëheqjen Bashës! Të dy ‘liderët’ e PD-së duhet të bëjnë hapa pas
Disfata në zgjedhjete pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD humbi në 6 bashkië dhe doli forcë e tretë ka nxitur diisa deputetë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës direkt për humbjen. Për Kapllanajn, duhet të ngrihet një grup pune, dhe të reformohet PD, dhe se të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo të shohin interesat personale.
9 Mars 2022, 13:21 -
Grida Duma akuza Bashës: T'u lutëm të vije në Durrës të denoncoje aferën e portit, por refuzove! Emërove njerëz që të shërbenin ty, po keqpërdor institucionet e PD
Një nga njerëzit më të afër të kryetarit Lulzim Basha, nënkryetarja demokrate Grida Duma pasi kërkoi me këmbëngulje dorëheqjen e Bashës, Duma ka ashpërsuar edhe më tej gjuhën dhe ka shtuar akuzat ndaj tij duke e akuzuar se po keqpërdor institucionet e partisë dhe refuzoi të denonconte 'aferën e Portit të Durrësit'.
8 Mars 2022, 21:54 -
Humbja e thellë e PD në zgjedhjet e 6 marsit, Pedagogu në Report TV: Rezultati 'shuplakë' për Bashën, s'është më i pëlqyer për bazën! Studiuesi: Nëse s'ikën vetë, duhet ta largojnë
Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, teksa pas kësaj disfate janë shtuar zërat brenda partisë që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Pedagogët Eris Çela dhe Mirdaim Axhani, në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, thanë se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit ishte i pritshëm.
8 Mars 2022, 19:10