-
-
Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, Berisha mbledh ‘Rithemelimin’: Po punohet nga të dyja palët për bashkimin e PD-së! Në fletushkën e Alibeajt, Luli u kthye në një ‘plaçkë tregu’
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Sali Berisha ka mbajtur një takim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se Partia Demokratike do të bashkohet dhe po punohet intensivisht për këtë qëllim. Berisha ka komentuar edhe kushtin që vuri grupi parlamentar i PD-së ku i kërkuan atij të bëjë një hap pas. Ish-kryeministri tha se ajo letër e kishte kthyer Bashën në ‘plaçkë tregu’.
22 Mars 2022, 21:11 -
Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku
Kam parë në youtube, që nga e para e deri në mbarim, një bisedë televizive dyorëshe, ku një drejtues emisioni pat ftuar gjashtë veta që rrihnin mendimet për mënyrën më të përshtatshme për të bashkuar demokratët e përçarë në PD. Dhe u tmerrova nga bindja se përpjekjet për bashkimin e partisë, rrezikojnë të përfundojnë në gjakderdhje! Po, po, në gjakderdhje.
22 Mars 2022, 20:44 -
Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.
22 Mars 2022, 19:38 -
Edhe Makiaveli shqiptar, Konica, nuk ka se çfarë t’i bëjë PD-së
Duket se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe është i pari formacion i madh që po shkon drejt zhbërjes në Shqipërinë e pas viteve ‘90, sepse u mbajtën te individi dhe jo tek e ardhmja, tek idetë e të ardhmes.
22 Mars 2022, 19:20 -
Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 18:09 -
-
Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët
Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.
22 Mars 2022, 13:32 -
-
Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i parë nga PS! Gjiknuri nga Elbasani: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, duhet të kishte ikur me kohë
Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike.
22 Mars 2022, 12:50 -
Alibeaj: PD-në do ta bashkojë qëllimi i mirë, vlerat dhe respekti ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me bashkimin e PD-së pas dorëheqjes së djeshme të Lulzim Bashës.'Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhu
22 Mars 2022, 12:40 -
Dorëheqja e Bashës, Baçi: Veprim hipokrit dhe i vonuar! Berisha, e vetmja zgjidhje që mund të bashkojë demokratët! Asnjë deputet nuk doli pro deklaratës së lexuar nga Alibeaj
Zgjidhjen për bashkimin e demokratëve, Luan Baçi e gjen tek Sali Berisha. Baçi tha se beson se ish-kreu i PD-së, i vetmi që ka artikuluar rikandidimin për postin e kryetarit, do të bashkojë demokratët dhe PD më pas do të bëhet shpresë për shqiptarët. Baçi shtoi se për të garuar për kreun e PD-së të marrë pjesë edhe Berisha edhe Basha, edhe kushdo tjetër që merr votat e bazës
22 Mars 2022, 12:39 -
-
-
-
Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë
Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së. Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 11:23 -
Një ditë pas dorëheqjes, Basha kujton fitoren e PD-së më 22 Mars 1992: Demokratët meritojnë një parti të fortë
Demokratët sot përkujtojnë fitoren e zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, ku Partia Demokratike erdhi në pushtet si forca e parë politike opozitare që u themelua në Dhjetor të 1990-ës, në kulmin e lëvizjes studentore për liri dhe demokraci. Për demokratët, 22 Marsi, konsiderohet si dita e parë e lirisë dhe e përmbysjes së diktaturës komuniste në vend
22 Mars 2022, 11:05 -
-
Dorëheqja e Bashës, Ngjela: Po Berisha pse s’po flet? E trembën amerikanët me Alibeajn
Dje, mbas dorëheqjes së Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, kam ndjekur komedinë serioze të të korruptuarëve, politikanë e analistë qesharakë, që nëpër stacionet e tyre televizive, ndiheshin të sigurt se Partia Demokratike do të kishte së shpejti Sali Berishën kryetar. Dhe ky pastaj, do t’i shpëtonte këta, me revolucion, të ngritur kundër lëvizjes antikorrupsion, që po zhvillon politika amerikane në Shqipëri
22 Mars 2022, 08:54 -
Flamur Noka te '5 pyetjet': Basha luajti blofin me dorëheqjen, futi ish eurodeputetin gjerman për negociata, kërkoi të jetë bashkëkryetar me Ballën tek Integrimi
Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.
21 Mars 2022, 22:47