-
Mero Baze: Dy 'non grata', dy standarde
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten më 3 nëntor vendimin për konfiskimin e pjesës më të madhe të pasurive të zotëruara nga Biznesmeni Ylli Ndroqi, njëherësh dhe pronar i dy kanaleve televizive, ju sekuestrua sot shumica e pasurive të tij, dhe kuotat e pjesshme në dy kanalet televizive, për shkak të asaj që Gjykata Speciale Antikorrupsion e konstatoi si mos justifikim pasurish.
3 Nëntor 2022, 19:58 -
Mero Baze: Çfarë do të ndodhte sot në PD sikur të mos ishte Berisha?
Partia Demokratike ka marrë më 25 prill ndoshta rezultatin më të mirë historik të saj qysh pas 2013. Ajo ju afrua fitores si asnjëherë tjetër dhe po të mos ishte Ilir Meta me skandalet e tij në fushatë dhe Sali Berisha, që ngjallte një lloj hezitimi tek shtresa gri e shoqërisë, ndoshta mund të ishin fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
2 Nëntor 2022, 19:46 -
-
Mero Baze: Opozita e vërtetë... e Perëndimit në Shqipëri
Përtej zhurmës së dasmës së Berishës që martohet për herë të tretë me gruan e parë, ka një të vërtet që duhet ta pranojmë të gjithë. Martesa e Berishës me Ilir Meta/Metaj, është natyrale, e vërtet dhe strategjike për hallin që ka Sali Berisha dhe partneri i tij në këtë martesë.
28 Tetor 2022, 18:48 -
Mero Baze: ‘Bashkimi’ që vulosi ndarjen e opozitës
Duket që Sali Berishën nuk e mbajtën më nervat me retorikën e bashkimit. Edhe pse u përpoq t’i kompleksonte deputetët e PD që nuk e pranojnë atë, duke u treguar i “hapur” të pranonte kërkesat e tyre pas kafes së parë të dy negociatorëve, gjithçka u duk e pashpresë.
27 Tetor 2022, 18:28 -
-
-
Mero Baze: Të parin që Berisha ka bindur te humbja është Ilir Meta
Ndërsa presidenti ka caktuar 14 majin si ditë të zgjedhjeve lokale, problemi më i madh që ka opozita është mosbesimi që ngjall brenda saj Sali Berisha. Përkundër përpjekjeve të Berishës për të bërë sikur do të bashkojë opozitën, brenda saj nuk është problem bashkimi, por bindja se dhe bashkimi nuk bën punë me Berishën.
24 Tetor 2022, 20:34 -
Mero Baze: Përse Berisha ka prodhuar gjithmonë ‘dy palë’ të përndjekur?
Nëse ka një rekord politik të paarritshëm Sali Berisha, është përçarja që i ka bërë çdo partie, apo organizate politike këto 32 vjet, duke i ndarë në dy palë, në raport me të dhe jo në raport me objektivin për të cilën janë krijuar.
23 Tetor 2022, 18:21 -
-
Mero Baze: Normalizimi i spiunëve dhe 'non gratave' në politikë
Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është duke miratuar një ligj për hapjen e dosjeve dhe lejimin e korrigjimit të certifikatave të pastërtisë dhënë nga Komisionet “Bezhani” e “Mezini”, dosja e Ilir Meta/Metaj po qarkullon lirshëm nëpër portale.
20 Tetor 2022, 20:39 -
Mero Baze: 'Primaret' kanë përfunduar më 6 Mars
Përpjekja e Berishës për të certifikuar dominimin e tij në opozitë përmes atyre që ai i quan “primare”, është e vetmja gjë që po ndodh në opozitë. I shqetësuar që nuk pranohet ende nga Grupi parlamentar i PD dhe faktori ndërkombëtar, Berisha po përpiqet të organizoj një show të ri për tu treguar atyre se ka shumicën brneda opozitës.
19 Tetor 2022, 21:04 -
Mero Baze: 'Bashkimi' që kërkon të fshehë humbësin
Opozita më në fund ka gjetur qetësinë e saj. Nuk është qetësi që vjen nga ndjenja e bashkimit për fitore, por e fshehjes së humbësit. Të dy palët ndjehen të lehtësuar që tani askush nuk do fajësojë tjetrin kur të humbasin, pasi “u bashkuan”.
18 Tetor 2022, 20:44 -
Mero Baze: Presioni i Sali Berishës mbi drejtësinë po funksionon
Nëse doni të shikoni kurajën e drejtësisë së re përballë politikës, mund të shikoni gjyqin ndaj deputetit Ervin Salianji. Deputeti në fjalë është akuzuar se është i përfshirë në një proces të fabrikimit të një ngjarje që inkriminonte vëllain e deputetit Fatmir Xhafaj, me një personazh të stisur me nofkën “Babale”.
17 Tetor 2022, 19:36 -
Mero Baze: Të gjithë e duan Gridën te 'Doktori'
Në moshën e tretë të tij, Berisha po provon atë që s'ka mundur ta bëjë në gjithë jetën e tij, t'i vardiset një gruaje, vetëm që të mos ndjehet i braktisur. Nuk është vardisje erotike, edhe pse e ka brenda një lloj vaniteti malësor, ku personazh nuk janë yjet e Hollivudit, por një grua e dalë nga legjendat e tre shekujve më parë, për të cilën nuk kemi fotografi, por vetëm përshkrime.
16 Tetor 2022, 20:06 -
Mero Baze: Berisha e shikon garën për Tiranën, si garën e 6 Marsit
Sali Berisha ka vendosur një vijë të kuqe për kandidatin e opozitës për Tiranën i cili sipas tij duhet të jetë figurë politike, pasi mbledh më shumë vota. Si për ta ilustruar këtë përmend rastet kur PD e ka fituar Tiranën me kandidaturë politike.
15 Tetor 2022, 19:35 -
Mero Baze: Besueshmëria e Berishës në Perëndim është avokatia më e madhe për Ramën
Mjafton një dalje në publik si ajo e djeshme e Sali Berishës për të kuptuar pse ata i shkojnë dëm gjithë betejat që sajon në Shqipëri lidhur me korrupsionin apo “informacionet” që ai pretendon se ka ndaj kundërshtarëve.
14 Tetor 2022, 19:38 -
Mero Baze: Edi Rama po sulmohet sikur ka sulmuar opozitën këtu dhe Albin Kurtin në Kosovë e jo Dick Marty-n
Fjalimi i Edi Ramës në Strasburg nuk është i pakritikueshëm. Atë mund ta kritikosh, madje dhe ta sulmosh si politikan shqiptar apo gazetar, por nga pozitat e kundërshtarit të atij qëndrimi që mban Edi Rama. Beteja e Edi Ramës për të certifikuar falsitetin e raportit të Dick Marty është legjitim, pasi aty preket Shqipëria si bazë e atij trafiku.
13 Tetor 2022, 18:59 -
Mero Baze: E vetmja gjë që nuk do Berisha është 'bashkimi' i opozitës
Debati për “bashkimin” e dy PD-ve para zgjedhjeve nën udhëheqjen e Berishës ka filluar të përballet me reaksionin e disa prej figurave të Berishës në “Foltore”, të cilët në të vërtet zbulojnë objektivin e vërtetë të Berishës, i cili nuk ka në mendje “bashkimin”, por gjunjëzimin e PD zyrtare që e ka refuzuar deri tani me një shumicë parlamentare.
11 Tetor 2022, 21:26 -
Mero Baze: Përpjekje e Berishës për të ndarë përgjegjësinë e humbjes
Sali Berisha ka filluar të mendojë për përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve. Ka së paku 24 orë që po përpiqet të kompleksojë deputetët që refuzojnë bashkëpunimin me të, duke i bërë përgjegjës për humbjen e pritshme të kandidatëve të PD në zgjedhje, nëse ata nuk i gjunjëzohen Sali Berishës.
10 Tetor 2022, 19:52