-
Mero Baze: Përse nuk ngjit çifti Berisha – Meta?
Dështimi i protestës së fundit i paralajmëruar me aq bujë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, vlen më shumë për të kuptuar krizën e çiftit Berisha- Meta, se sa krizën e frymës opozitare në vend. Ilir Meta është një armik i pamëshirshëm i çdo aleati të tij, për shkak të paranojës, por dhe përpjekjes për ta kushtëzuar atë në marrjen paraprake të pjesës së tij, para çdo beteje.
9 Gusht 2022, 19:07 -
Mero Baze: Skadoi ultimatumi apo Berisha dhe Meta?
Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u shfaqën sot në protestën e radhës të cilën po vet e paralajmëruan dhe propaganduan si fundi i afatit që i kishin vënë qeverisë. Edhe pse të dy bashkë dhe secili më vete, bashkë me shtypin e tyre, kërkuan që protesta të ishte politike dhe të përdorej politikisht, sot hoqën dorë vet duke mos shkuar në protestë.
8 Gusht 2022, 21:36 -
Mero Baze: Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës
Fjalori i tij ndaj Berishës është dukshëm më distancues sidomos kur ju referua vërtetimit që kishte marrë nga Komisioni Mezini në vitin 1996, për të cilin tha se e ka marrë në kohën e të “madhërishmit Sali Berisha” një dozë ironie, për të treguar se ai që po i bën gropën tani, dikur e ka pastruar me një vërtetim.
7 Gusht 2022, 19:32 -
Mero Baze: Pse drejtësia është e kompleksuar nga Sali Berisha?
Kryetari i SPAK, Arben Kraja nuk arriti dot as t'i zërë emrin në gojë Sali Berishës, dje në një intervistë tek Zëri i Amerikës, i pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja, se përse nuk nisin hetimet ndaj Berishës. Përgjigja e tij, e cila ishte një grumbull fjalësh pa kuptim nga paniku, tregojnë qartë pafuqinë e drejtësisë shqiptare ndaj Sali Berishës dhe pafuqinë e së paku këtyre prokurorëve që kemi në krye, qoftë dhe për t'ia zënë emrin në gojë.
6 Gusht 2022, 21:35 -
Mero Baze: Berisha e Meta si dy gjobëvënës të dëshpëruar
Rasti më flagrant është thirrja e njëpasnjëshme, fillimisht e Sali Berishës dhe sot e Ilir Metës, ndaj qytetarëve, që të mos blejnë prona të patundshme tek projekti i ri i Durrësit, financuar nga një prej katër kompanive më të mëdha në botë në patundshmëri, siç është grupi i investimeve të Princit të Emirateve të Bashkuara.
5 Gusht 2022, 19:28 -
Mero Baze: Mos hezitoni ta përdorni deri në fund politikisht këtë tragjedi
Në tragjedi të tilla si ajo e Himarës, nuk ka vend për krahasime. Nuk ka vend as për ta zbutur peshën e tragjedisë, me shembuj të ngjashëm në Shqipëri apo në botë. Një rast i tillë ka ndodhur dhe gjashtë vite më parë në Dhërmi, por biznesmeni që vrau me skaf shtetasin rus, qëlloi të ishte i partisë së Sali Berishës dhe nuk u vajtua kaq gjatë. Madje doli i pafajshëm dhe merr tendera publik.
4 Gusht 2022, 19:10 -
Mero Baze: Rekomandime nga një vrasës i lirisë së vet
Ilir Meta ka filluar e flet për lirinë në Shqipëri. Nuk ka rëndësi se çfarë shembuj merr si pozitiv apo negativ se në të dyja rastet I bie më qafë njerëzve. Kur lavdëron dikë natyrisht e bën më pis se sa duhet, dhe kur sulmon dikë natyrisht I bën më shumë nder se sa duhet.
3 Gusht 2022, 20:43 -
Mero Baze: Si Ilir Meta po korrupton dhe denoncimet kundër korrupsionit
Ka një përpjekje të Ilir Metës një javë pasi ka dal nga zyra e Presidentit të kthehet në denoncues korrupsioni. Është gjë e mirë, qoftë dhe si hipokrizi, pasi krijon klimën që korrupsioni duhet ndëshkuar dhe SPAK që merret me betejat antikorrupsion ndjehet më i lirë të veprojë
2 Gusht 2022, 21:02 -
Mero Baze: Pse SPAK duhet të sqarojë identitetin e Ilir Metës para hetimit të tij
Ish- presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mund të gjendet para veprës penale të falsifikimit të identitetit të tij. Është fjala për përdorimin e tij në kohë të ndryshme të dy emrave të tij, Ilir Meta dhe Ilir Metaj. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2012, kur Ilir Meta ishte i pandehur, ai është identifikuar, hetuar dhe gjykuar me emrin Ilir Meta. Në një proces gjyqësor, ku ti deklaron identitetin tënd, ai verifikohet dhe me dokument ndihmës, siç mund të ketë qenë një pasaportë, ose karta e identitetit.
1 Gusht 2022, 20:16 -
Mero Baze: Një këshill për të pastruar Ilir Metën nga ‘dosja’
Ka një mënyrë të thjesht dhe një rrugë shumë të shkurtër për të ndalur “përbaltjen” e Ilir Metës dhe për ta sqaruar nëse ai është apo jo “bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit”. Kjo nuk ka të bëj me avokatinë që i bëjnë gazetarët e blerë prej tij në publik, apo të tjerë që kanë halle të ngjashme me të.
29 Korrik 2022, 19:10 -
Për zotërit e Sigurimit, që janë uzurpatorët e demokracisë në Shqipëri
Nuk dua të debatoj me ata që vënë në dyshim faktin që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Do të më mjaftonte fytyra e Ilir Metës dhe përpëlitjet e tij për të shantazhuar viktimat që ka spiunuar, për t'i dhënë fund këtij debati.
28 Korrik 2022, 20:08 -
Mero Baze: Për avokatët e dëshpëruar të Ilir Metës si ‘bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit’
Të gjithë avokatët e dëshpëruar të Ilir Metës, po përpiqen ta relativizojnë të vërteten e hidhur të dosjes së tij, duke përdorur dy argumente qesharake. Argumenti i parë është pse u zbulua pas 30 vjetësh dhe argumenti i dytë është, kjo bëhet që të ndihmojnë Edi Ramën të rrijë në pushtet
27 Korrik 2022, 18:35 -
Mero Baze: Sakrifica e Berishës për të mos i prishur ceremoninë Ilir Metës
E marr me mend se ka qenë skenë e sikletshme t'i komunikoje Berishës faktin që “ardhja jote na prish punë”, por me sa duket halli të detyron të bëhesh trim me zor. Dhe për të ruajtur Ilir Metën, që të mos dukej se perëndimi po e bojkotonte edhe atë, Sali Berisha pranoi t'i kthehet zakonit të vjetër të bojkotit, duke harruar statutin e partisë, vetëm që të shmangte poshtërimin publik. Nga ana tjetër, me këtë rast i shpëtonte dhe ceremoninë Ilir Metës, dhe shmangte një lajm të ri të fortë kundër tij, që do ta dëmtonte më shumë se ky bojkoti.
24 Korrik 2022, 20:46 -
Mero Baze: Pse ka rëndësi ‘non grata’ e Britanisë së Madhe për Sali Berishën
Britania e Madhe ka vendosur zyrtarisht të adaptojë listën dhe praktikat e SHBA për personat e përfshirë në korrupsion madhor dhe zyrtarët e lart që minojnë demokracinë në vendet e Ballkanit perëndimor.
21 Korrik 2022, 19:27 -
Mero Baze: Gjithë bota kërkon distancimin e PD nga Berisha, PD kërkon distancimin nga Basha
Nga aq sa është publikuar në shtyp nga mbledhja informale e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duket qartë se shumë deputetë të atij grupi vuajnë nga kompleksi i fajit që nuk kanë shkuar në kohë me Sali Berishën.
20 Korrik 2022, 19:34 -
Mero Baze: Çelja e negociatave, ua heq Shqipërinë nga duart politikanëve shqiptarë
Kushdo që ndjehet i mërzitur nga çelja e negociatave, ka një mënyrë të mos kuptohet. Ajo është të mos flasë. Sot që Shqipëria u ngjit në altarin e martesës së saj me Bashkimin Evropian, këto vajtimet e tipit “sa shumë jemi vonuar” ngjajnë si klithma dëshpërimi.
19 Korrik 2022, 18:49