-
Mero Baze: Edhe pushteti duhet të pastrohet nga korrupsioni me mediat
Nuk mund të injorojmë faktin që biznesmeni Irfan Hysenbelliu është në një konflikt me qeverinë shqiptare edhe si botues. Në problemet që shoqërojnë bizneset e tij, dimensioni i botuesit ka qenë vendimtar sa i përket privilegjeve nga pushteti. Dhe jo vetëm i atij por thuajse shumicës së botuesve shqiptarë.
2 Shtator 2022, 22:12 -
Mero Baze: Përdhunimi i dytë i viktimës së Ilir Metaj, pas 32 vjetësh
Ilir Metaj ka bërë sot publike faqe nga dosja e tij në arkivin e Sigurimit të Shtetit, në përpjekje për të akuzuar Autoritetin e Dosjeve për manipulim, nxjerrje sekreti dhe përhapje paniku, sipas tij. Të gjitha këto i shoqëroi dhe me një padi penale ndaj Autoritetit të Dosjeve.
1 Shtator 2022, 20:21 -
Mero Baze: Në policinë tonë nuk gabohet kur shkarkon dikë, por kur emëron dikë
Ndryshimet dhe rokadat e sotme në polici kanë ngjallur shumë debat rreth përgjegjësisë së policisë në vendosjen e rendit në vend. Gledis Nano, i cili i kishte të gjithë cilësitë të ishte një zyrtarë karriere në polici, u shkarkua për mungesë arritjesh.
31 Gusht 2022, 20:44 -
Mero Baze: Telenovela e krimit me policinë dhe heshtja e Sali Berishës
Zhdukja misterioze e një prej personave më të përfolur në vend në botën e krimit, Ervis Martinaj, krijon një problem të rëndë moral me policinë shqiptare. Tani që fantazia është çliruar dhe gara është mes atyre “gazetarëve” që kanë më shumë fantazi dhe jo më shumë fakte, bie në sy se kryefantazisti i historive të tilla në botën shqiptare, Sali Berisha, nuk ka folur.
30 Gusht 2022, 18:47 -
Mero Baze: Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën por ka ndodhur një gjë e re për Albinin
Jam kundër atyre që janë të zemëruar me Albin Kurtin për atë që ka ndodhur dje mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me përdorimin e letërnjoftimit nga serbët dhe shqiptarët në kufi, pa pengesa, apo shtesa me letër të bardh, siç ka qenë deri më sot
28 Gusht 2022, 20:11 -
Mero Baze: Fajtorët kanë emër, shantazhuesit kanë dhe ‘pseudonim’
Sot paradite kryetari i SPAK Arben Kraja u bë objekt i një telendisje publike nga Ilir Meta, duke e sulmuar me një fjalor poshtërues, për shkak të mbërritjes së një njoftimi, se ndaj Ilir Metës ka nisur një hetim penal
24 Gusht 2022, 19:03 -
Mero Baze: Baltosja e Luizës
Në Shqipëri është bërë e frikshme të jesh kampion. Është e frikshme të kesh sukses, apo të shkëlqesh, pasi do llogarisësh mirë se si do festosh. Luiza Gega me siguri ka pas më shumë makth sot nga ata që e shajnë dhe lavdërojnë pse e respektoi kryeministri, se sa në finishin e garës ku u shpall kampione
23 Gusht 2022, 20:59 -
Mero Baze: Ilir Meta ka të drejtë të mbrohet për 'nxjerrje sekreti', vetëm si spiun
Sot ka një zhvillim të ri. Ilir Meta ka pranuar se Autoriteti i Dosjeve ka nxjerrë sekretin shtetëror rreth dosjes së tij dhe për këtë ka premtuar se do ta padisë. Nuk e ka keq si ide. Të qenit bashkëpunëtor Sigurimi është sekret shtetëror i rregulluar me ligj dhe duhet të respektohet ligji. Dhe Ilir Meta ka të drejtë të mbrohet për nxjerrje sekreti, nëse ka qenë spiun. Nëse nuk ka qenë, s’ka pse shqetësohet, se nuk ka sekrete të tilla.
22 Gusht 2022, 18:51 -
Mero Baze: Duhet të jemi më seriozë se spiunët
Kryeministri i vendit, për fat nuk u zhyt në teori konspirative dhe e konsideroi episodin delikat që duhet hetuar. Po ashtu aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA, reaguan me kujdes duke treguar pozicionin e tyre krah Shqipërisë duke bërë thirrje për hetime të thelluara. Opozita ka pasur tre qëndrime, ashtu dhe siç është e ndarë.
21 Gusht 2022, 21:02 -
Mero Baze: Sikur drejtësia të kishte vepruar për dosjen Berisha...
Debati që po provokon përjashtimi nga jeta politike e personave “non grata” shpallur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore për politikanët shqiptarë, do të kishte tone të tjera tani sikur drejtësia shqiptare të kishte vepruar ndaj Sali Berishës.
20 Gusht 2022, 20:57 -
Mero Baze: Meta mbrohet si bashkëpunëtor Sigurimi, Berisha mbrohet si anti-amerikan
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë reaguar sot ndarazi, por njësoj, kundër një projektligji për integritetin e zyrtarëve të lartë dhe përfaqësuesve politik të vendit, që pritet të plotësohet në shtator, lidhur me përjashtimin nga jeta parlamentare dhe nga karriera shtetërore e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe konsiderimi i personave “non grata”, i njëvleftshëm me personat që deportohen apo u ndalohet hyrja në vendet perëndimore, siç e ka aktualisht ligji i dekriminalizimit.
19 Gusht 2022, 19:45 -
Mero Baze: Përpjekje e dyshes Berisha-Meta për tu vetviktimizuar
Sali Berisha dhe Ilir Meta po përpiqen të “viktimizohen” për shkak të pasojave ligjore që mund të kenë nga ndryshimi i ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe futja në ligjin e dekriminalizimit e klauzolës për personat e shpallur “non grata” nga vendet perëndimore duke i njehsuar ato me vendimin për deportim që ekziston aktualisht në ligjin e dekriminalizimit.
18 Gusht 2022, 21:26 -
Mero Baze: Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit
Kurrë nuk kam parë kaq shumë urrejtje kundër turizmit shqiptar nga një rreth njerëzish në politikë dhe media, që i përkasin politikisht një fluksi opozitar. Së paku dy drejtues opozitar, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë postuar rregullisht plazhe të filmuara pa njerëz.
17 Gusht 2022, 20:19 -
Mero Baze: Opozita pret që Berisha e Meta t'i shpëtojë nga Rama, ata presin që populli t'i shpëtojë nga SHBA
Ilir Meta u kërkoi sot qytetarëve shqiptarë të ngrihen në revoltë popullore për të përmbysur mbështetjen perëndimore ndaj qeverisë së Edi Ramës në emër të popullit shqiptar.
16 Gusht 2022, 20:06 -
Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit
Vendimi i shumicës parlamentare të Kosovës për t'i hapur rrugë zyrtarisht mbulimit me shami të vajzave mbi moshën 16 vjeç, është një vendim politik për të siguruar mbështetjen e islamit politik në Kosovë. Çdo diskutim apo debat bosh rreth të drejtave të njeriut dhe aq më keq krahasimi me vende perëndimore, është thjesht një përpjekje për ta kapitalizuar edhe më shumë këtë vendim politikisht.
14 Gusht 2022, 20:50 -
Mero Baze: Opozita që feston vrasjen e policit të lagjes
Thirrja e një gruaje histerike nga foltorja e Berishës për të inkurajuar një qytetar që ka qëlluar mbi një zyrtar të shtetit në detyrë, edhe pse formalisht është thirrje për akte terroriste, nuk është ndonjë rrezik serioz, as për shtetin, as për shoqërinë. Kjo, pikësëpari nga kredibiliteti i personit që bën thirrje, e më pas nga vet kredibiliteti i rrënuar i grupit politik që përfaqëson.
13 Gusht 2022, 22:06 -
Mero Baze: Opozita që pret të 'vdes', Berisha ose Meta...
Mendoni një vajzë apo djalë, që ka mbaruar studimet dhe vendos të merret me politikë në vitin 2022. Dy “të fortët” e opozitës, janë njëri një plak 80 vjeçar që ka qenë president e kryeministër tredhjet vjet, plus 22 vite Sekretar i Partisë së Punës, dhe tjetri një 55 vjeçar që i ka pas gjithë postet e larta të këtij vendi nga kryeministër president dhe kryetar parlamenti, përfshi dhe dosjen e bashkëpunëtorit të sigurimit, që betohet se do ta nis nga e para duke “këputur në mes kundërshtarin”.
12 Gusht 2022, 19:43 -
Mero Baze: Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë
Ilir Meta ka vendosur që njerëzit të merren me të, më shumë se sa ai të merret me ata. Fjala vjen, ka vendosur që njerëzit t’i thonë që dukesh idiot kur kërcënon fizikisht me “thyerje në mes” kundërshtarin. Një fjalor ekstrem i lacave të lagjeve në vitet ‘80. Ilir Meta nuk është se nuk e di këtë. Ai ka arritur mjaftueshëm vëmendje negative pas kësaj.
11 Gusht 2022, 20:59