-
Kush i ngriu aleatët?
Prej kohësh aty ishin vendosur piketat si për një kopsht. Po kush do ta ruajë kopshtin tani? Gjysma e rojtarëve u ngrinë dje kur Partia Demokratike shpalli listën e deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit. Të paktën të ishin ngrirë të gjithë rojet, se atëherë- o do të dorëzohej kopshti, o do bëhej luftë për roje të tjerë…
10 Mars 2021, 09:48 -
Dy shpejtësitë tragjike të PD
Mbrëmë në mesnatë, Partia Demokratike mbërriti në pikën e ‘vlimit’; ishte momenti më i fundit kur brenda në trupin e ethshëm u përplasën shpejtësia e ulët dhe nxitimi, ballë përballë. Nxitimi për të plotësuar sa më shpejt listat për deputetët e ardhshëm- dhe ndërkohë- vonesa në dërgimin e emrave në KQZ.
9 Mars 2021, 14:01 -
Albin Kurti bën fushatë në Shqipëri, Çupi: Po arratiset nga problemet e Kosovës për një patriotizëm fallso, i vetmi vend që nuk ka marrë asnjë masë për imunizimin ndaj COVID
Çupi tha se kjo lëvizje e Kurtit është një lloj mitomanie, ndërkohë qe shtoi se kreu LVV-së është utopist dhe një majtist ekstrem.
2 Mars 2021, 22:54 -
Çupi në Report Tv: Koalicioni i PD me partitë e vogla, asfikson demokracinë! Meta vulgar dhe pervers, SHBA e shqetësuar nga marrëzia e tij
Analisti Frrok Çupi në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar koalicionin e PD me partitë e vogla “PD-Alenaca për ndryshim” si një punë guaskë që do të rezultojë e humbur, pasi sipas tij Basha është rikthyer tek e shkuara pa sjell asgjë të re. Çupi pati edhe kritika të ashpra për presidentin Meta duke thënë se është i vetmi president në botë që bën fushatë dhe godet republikën e tij, ndërsa shtoi se ai jo që nuk është në mbrojtje të Kushtetutës por veprimet e tij janë vulgare dhe perverse.
1 Mars 2021, 17:58 -
Popull i provokuar
Këta i thonë popull ‘i varfër’. I thonë ‘heroik’ dhe i sjellin në sy heronjtë zjarrvënës. E dinë popull ‘budalla’ që beson se në 26 prill i lind dielli. E marrin si ‘indigjen’ që për nder të fisit djeg qytetin…Asgjë nga këto… Ky është popull i provokuar. Jemi në stinën kur provokimin e injektojnë që nga piramida- deri në deje, pjesë pas pjese, lloj pas lloji, rracë pas rrace, mafie pas mafie.
24 Shkurt 2021, 09:40 -
Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?
Ja ku jemi: Çfarë po ndodh me temën ‘Nano’? Po me temën ‘kthimi i PD në ditën e parë’? Po me dilemat nëse do të kandidojnë për deputetë heronjtë e rremë?…. Të gjitha gjurmët na çojnë në një skenë fshatçe ku ‘master Iks’ nis e lidh grykën e thesit: Kaq ishte për këtë stinë! Duket sikur gjithë periudha prej tre dekada e Demokracisë sonë, ka zbritur në fusha dhe po mbledh duajt e të korrave. Kaq ishte ‘Demokracia’ që më shumë na mundoi me idenë se me vetë ekzistencën e saj.
10 Shkurt 2021, 09:46 -
Frrok Çupi: Ilir Meta po përgatit grusht shteti në 25 prill! Sinjalet janë dhënë
Analisti Frrok Çupi teksa komentuar ngjarjet politike në vend, e cilëson Ilir Metën si një president me vese politike shkatërrimtare dhe qeverisjen e vendit do ta shkatërrojë pikërisht me grushtin e shtetit.
8 Shkurt 2021, 21:04 -
Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit
Fatos Nano ishte mbrëmë në ekran përballë të gjithëve. Cinikët thonë se doli ‘për vete’ meqë ka kohë pa u shfaqur. Batakçinjtë po thonë se ‘e kanë blerë’, dhe se ky ‘është shitur’. Derdimenët po thonë ‘pse na prishe korin’, se këta ishin duke kënduar për një ditë të zezë që shqiptarët e kanë parë nja dy a tre herë në këto 30 vjet. Ndërsa personazhet kriminalë të vetë Nanos, me të cilët ky është përplasur, nga të cilët ky është burgosur, lëkurën e të cilëve ky e ka nderë si lëkurën e ujkut për ta parë sa egërsira kanë qenë…, të gjithë këta po lëvrijnë për ta burgosur përsëri Nanon dhe të gjithë njerëzit normal.
5 Shkurt 2021, 14:53 -
Erdhëm, ua hodhëm, ikëm!
Ishin të dy përballë në ekranin e televizionit; mes tyre në ‘wall’- një tabelë e gjerë me shifrat e Partisë për fushatën e zgjedhjeve. Ky i thotë se ‘shifrat tuaja janë plot e përplot, por nuk janë të vërteta’. Tjetri përballë, që harroi se mund ta kapte kamera, bëri një mimikë cinike dhe një të qeshur të lumtur. Si të ishe në një skenë kur tjetri qesh pse ‘ta hodhi, e mbaje tani!’.
3 Shkurt 2021, 09:49 -
Ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit
A nuk e shikoni se po na tërheqin përdrejt llavës, teksa jemi nisur drejt zgjedhjeve të 25 prillit?Nuk ndodhemi shumë larg rrezikut…Edhe pse themi kaq shpesh se këto tre dekada nuk kemi bërë asgjë, të paktën kemi mbi krye një mal; mal rreziku që sa i largohemi, aq edhe i afrohemi. Vullkanit të Vezuvit, që fundosi katër qytete të madhërishëm romakë, tash 1900 vjet i janë larguar njerëzit. Rreziku ynë na vë në provë sot e kësaj dite, të paktën një herë në katër vjet.
29 Janar 2021, 16:17 -
Dalim për një kafe andej nga mbledhja
Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për mbledhje dhe kanë afruar tavolinat. As kanë hequr xhupat e rëndë, as kanë liruar trupin si në ‘ndenje’. Bulqiza është e ftohtë.
27 Janar 2021, 11:20 -
Në dyert e 12 banjave në Lalëz të shkruhet ’21 Janar’ si dhe ‘këtu lahen kokat e kokpalarve’
Përderisa ligji dhe Drejtësia e Demokracisë moderne ka dështuar në dhënien e Drejtësisë dhe në ndëshkimin e vrasësve të katër burrave në derën e zyrës së qeverisë, në 21 Janar 2011, atëherë ne marrim të drejtën që zoti u dha kombeve, njësoj si planetit, që ta ndalojmë datën te plaga që na dhemb më shumë.
22 Janar 2021, 17:17 -
Frrok Çupi: E nxora jashtë Berishën kur futi duart te gazeta RD! Më ka përndjekur në çdo mënyrë e kërcënuar familjarisht, shyqyr që jam gjallë
Në një intervistë për Report Tv, analisti Frrok Çupi tha se ai si gazetar nuk do të lejonte kurrë që Berisha të ndërhynte në gazetë dhe i ishte betuar që do të ndalonte me sa mundësi kishte të gjithë pikëpamjet diktatoriale të Berishës.
29 Dhjetor 2020, 18:05 -
Stresi, biri i Sali Lushajt që vidhte pula dhe u bë vrasësi personal i Berishës
Për një kohë bajagi të gjatë Sali Lusha ka qenë tmerri i Tiranës, e niste burrninë me kashaisjen nëpër lisat e mëdhenj të parkut Rinia të mbytur me pisllëk kioskash e klientësh që pinin birra. Pastaj dilte në bulevard, më i gjatë se të tjerët, dhe shikonte kush e kishte këmishën më të re. I sulej tjetrit, ia bënte copë këmishën dhe ikte me vrap me të qeshurën njësoj si Stresi sot; po fiks si Stresi- i biri.
14 Dhjetor 2020, 17:32 -
Çupi në Report Tv: Ilir Meta ka ngushtim të kapaciteteve mendore! Pas punës në UNMIK, Basha s'duhej të mbante më poste publike
Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për Report Tv ka komentuar sulmet politike që ka bërë presidenti Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se presidenti sipas tij ka ngushtim të kapaciteteve mendore.
16 Nëntor 2020, 19:02 -
Frrok Çupi: Në Bathore mbyllet rrethi i Berishës
Bathore quhet ajo copë fshati në Kodër-Kamëz, ku njerëzit e ardhur nga fshatrat Verilindore të vendit janë duke u përleshur me policinë qeveritare, e cila kërkon të shembë shtëpitë. E bëra sqarimin për emrin e fshatit Bathore nën detyrimin profesional për t’i thënë gjërat në m&e
13 Nëntor 2020, 13:22