-
Çështja ‘Xhaçka’ drejt komisionit të Venecias, PS do sqarim për përplasjen e kompetencave mes Kuvendit dhe Kushtetueses
Për mazhorancës socialiste është e nevojshme t’i drejtohet komisionit të venecias për një opinion për përplasjen e kompetencave mes kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit, ngërç mes dy institucioneve që lindi pas çështjes “Xhaçka”. Socialistët nuk janë tërhequr nga ky vendim, pavarësisht se kuvendi do të votojë sërish më datë 12 shtator për ta çuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka ose jo në Gjykatë Kushtetuese
4 Shtator 2024, 17:36 -
Politika 'kthehet' në punë, nesër Rama mbledh qeverinë në Dajt! Sesioni i ri parlamentar nis të hënën me ‘halle’ te vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para
Pushimet për deputetët kanë përfunduar dhe ata do t’i rikthehen të hënën e 2 shtatorit jetës parlamentare. Palët do të ulen sërish në vendet e tyre me jo pak çështje të mbartura nga sesionet e kaluara e që kërkojnë konsesus e negociata të vazhdueshme, që nga Avokati i Popullit tek çështja “Xhaçka” e deri tek reforma zgjedhore. Ndërkohë, Rama mbledh nesër qeverinë në Dajt.
30 Gusht 2024, 15:40 -
PS e PD dakord për mandatin e Olta Xhaçkës! Kuvendi vendos më 12 shtator! Draft raporti i 'Legjislacionit': Deputetët të detyrohen të votojnë pro çuarjes në Kushtetuese
Më 12 shtator Kuvendi do të votojë për të tretën herë për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka për të cilën Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin për shqyrtim. Pas debateve PS dhe opozita vendosën që do t’i shkojnë seancës me 2 opinione të ndryshme që do t’i nënshtrohen votimit.
27 Gusht 2024, 07:28 -
Mandati i Xhaçkës/ PD kërkoi mbledhjen urgjente, Spiropali thërret jashtë sesionit Këshillin e Legjislacionit! Bardhi: Urdhër antikushtetues
Me urdhër të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me datën 27 gusht do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar mbledhja e Këshillit për Legjislacionin, ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka
8 Gusht 2024, 16:20 -
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron Kushtetutën! SPAK të veprojë, mos zbatimi i vendimeve, vepër penale
Kreu i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, ka dënuar deklaratën e kreut të grupit të PS-së Bledi Çuçi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Bardhi tha se Partia Socialiste po injoron Kushtetutën dhe kjo është një vepër penale
24 Korrik 2024, 14:42 -
Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, PS: Nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do kërkojmë interpretimin e Komisionit të Venecias
Partia Socialiste ka vendosur që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin, siç e cilëson ajo, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Sipas Çuçit vota e deputetëve është e pavarur dhe pavarësia e votës së tij mbrohet me Kushtetutë
24 Korrik 2024, 11:50 -
Mandati i Xhaçkës, Meta: Gjykata Kushtetuese e kapur nga Rama-forma! Për zgjedhjet në Himarë do kemi të njëjtin qëndrim si PD
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë
10 Korrik 2024, 14:29 -
Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja rrëzon sërish PS-në: Duhet të shqyrtohet nga ne! Deputetët të votojnë si i urdhëruam! S’diskutohet vendimi i gjykatës
Edhe pse Kuvendi kërkoi mendim nga Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk ka pritur por ka vendosur që mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të dërgohet sa më shpejt në Gjykatë për tu shqyrtuar. Kushtetuesja tha se vendimi i saj i parë nuk është zbatuar nga Kuvendi
10 Korrik 2024, 13:43 -
Mandati i Xhaçkës, Kuvendi kërkesë Kushtetueses: Drejtohu ‘Venecias’! Paqartësi juridike për vendimmarrjen e deputetit
Kuvendi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të riçelë shqyrtimin gjyqësor dhe të kërkojë një interpretim nga Komisioni i Venecias lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Kuvendi thotë se disa vendime të Kushtetueses lidhur me këtë çështje apo jo kanë krijuar paqartësi për mënyrën se si deputeti duhet të sillesh.
8 Korrik 2024, 17:16 -
Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja 2 orë shqyrtim në themel: Kuvendi të sjellë provat, konkluzionet më 25 qershor
Për mbi 2 orë Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar këtë të premte kërkesën e dorëzuar nga Partia Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës për të shpallur antikushtetuese vendimmarrjen e Kuvendit më 11 prill që nuk çoi në Gjykatë mandatin e deputetet Olta Xhaçka
21 Qershor 2024, 10:13 -
Padia e opozitës/ Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Xhaçkës
Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, u ridërgua sërish në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës
16 Maj 2024, 17:50 -
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv ka argumentuar qëndrimin e PS kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese.
24 Prill 2024, 18:08 -
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
Kryeministri Edi Rama vjen sot në një intervistë ekskluzive për emisionin "Studio Live" në Report Tv, përballë gazetarit Arbër Hitaj. I pyetur për akuzat se PS po tenton ta kontrollojë SPAK dhe arrestimet e drejtorëve të bashkisë në dosjen ‘5D’, kryeministri Edi Rama foli prerë: SPAK duhet të godasë kudo ku ka prova.
24 Prill 2024, 14:27 -
44 deputetë të opozitës ridërgojnë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, u bashkohen PL dhe dy ‘tradhtare’ të Bashës (EMRAT)
Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, është ridërguar në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën deklaroi për mediat se çështja duhet marrë në shqyrtim nga Kushtetuesja me urgjencë, pasi sipas tij bëhet fjalë për dinjitetin e tyre.
24 Prill 2024, 12:47 -
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
Lulzim Basha sulmoi Ilir Metën duke e quajtur pazarxhi kronik me të cilin nuk do të ketë më asnjë bashkëpunim politik. Ai tha se nxitësi kryesor për djegien e mandateve të opozitës në 2019, ka qenë vetë Ilir Meta edhe pse publikisht ky i fundit, në atë kohë Presidenti, është shprehur se nuk ka pasur dijeni
24 Prill 2024, 11:23 -
VIDEOLAJM/ Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës
Deputeti demokrat Asallan Dogjani shkoi sot në Kuvend me një çadër plazhi, si një ironi ndaj deklaratës së Olta Xhaçkës, “Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.
18 Prill 2024, 10:29 -
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe trupit diplomatik në Tiranë, përmes së cilës i informon mbi çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, për të cilën PS votoi kundër dërgimit për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.
15 Prill 2024, 12:20 -
'Pazari i hallexhinjve' Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD
Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim thotë Basha nga Devolli, Rithemelimi do të fusë Sali Berishën në grupin parlamentar.
14 Prill 2024, 12:34 -
Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim
72 deputetë socialistë, votuan dje kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka
12 Prill 2024, 13:46