Bota
-
Ujdi me talibanët për të stabilizuar Afganistanin. Këtë e dëgjoi shpesh ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë vizitës së tij disa ditore në rajon. E pashmangshme, mendon Christoph Hasselbach.
2 Shtator 2021, 11:04 -
'Meteorologu Storm' rrëmben zemrat e të gjithëve dhe jo pa arsye!
2 Shtator 2021, 10:17Parashikimi i motit, veçanërisht në këto ditë kur po përballemi me ndryshime të madhe klimaterike ndiqet me vëmendje të madhe nga shikuesit.
-
Shprësë për të rejat në Afganistan, Tolo News fillon programin e mëngjesit me prezantuese grua
2 Shtator 2021, 10:00Edhe ende ekziston frika se gratë nuk do të jenë pjesë e jetës publike në Afganistan, ditën e sotme emisioni i mëngjesit në televizionin kryesor afgan TOLO TV ka rifilluar transmetimin, me një prezantuese grua.
-
Zëdhënësi i talebanëve: "Ne kërkojmë nga Italia të na njohë. Kina do të na financojë"
2 Shtator 2021, 09:47Në një intervistë për mediat italiane, zëdhënësi i talebanëve u shpreh se për ta interes përbën marrëdhënia me Kinën dhe ka premtuar edhe njëherë se gratë do të jenë pjesë e qeverisë.
-
Gjenerali amerikan: Talebanët janë të pamëshirshëm
2 Shtator 2021, 09:26Talebanët janë të pamëshirshëm ka deklaruar shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley duke theksuar se është ende e vështirë të përcaktohet nëse ata do të ndryshojnë në të ardhmen.
-
Uragani IDA, New York dhe New Jersey shpallin gjendjen e jashtëzakonshme! Shënohen të paktën 9 viktima
2 Shtator 2021, 08:03New York dhe New Jersey shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se uragani Ida solli reshje rekord të shiut që shkaktuan përmbytje katastrofike duke krijuar kushte të rrezikshme për qytetarët.
-
Biden ofron mbështetje e ndihmë për Ukrainën, i jep 60 milionë dolllarë Kievit
1 Shtator 2021, 22:37Presidenti Joe Biden i tha Presidentit të Ukrainës, Volodmyr Zelenskiy, të mërkurën se Shtetet e Bashkuara ishin “tejet te përkushtuara” ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe i ofruan Kievit 60 milionë dollarë ndihmë të re për çështje të sigurisë, ndërsa përballet me agresionin rus
-
1.6 miliardë dollarë në vit, ku i marrin paratë talebanët?
1 Shtator 2021, 22:07Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.
-
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në disa qytete në Spanjë
1 Shtator 2021, 22:00Shirat e dendur që ranë në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete
-
Afganistan/ Me armatimet amerikane, talebanët tregojnë forcën në paradën e fitores në rrugët e Kandaharit
1 Shtator 2021, 20:46Në videot e publikuara në rrjetet sociale, talebanët treguan 'forcën' me armatimet e lëna pas nga forcat amerikane dhe ato afgane. Talebanët valvitën flamujt e tyre të bardhë, ndërsa organizuan edhe një shfaqje ajrore me helikopterin Black Haëk.
-
Gjermania me ambasadë në Kabul?
1 Shtator 2021, 15:15Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka sinjalizuar gatishmëri për të hapur ambasadën gjermane në Kabul, por për këtë ai u ka vendosur kushte talibanëve
-
Afganistan/ Përfaqësuesi taleban bën deklaratën surprizë: Gratë do mund të jenë pjesë e qeverisë por jo në poste drejtuese
1 Shtator 2021, 13:22Talebanët në Afganistan angazhohen se do të përfshijnë edhe gratë në qeverisjen e vendit. Një lajm të tillë e ka dhënë për BBC, një zëdhënës i grupit ekstremist islamik. Ai ka thënë se gratë dhe pakicat etnike do mund të jenë pjesë e qeverisë.
-
Tragjedi në familjen turke, vdesin 8 anëtarë të një familjeje nga COVID-19
1 Shtator 2021, 13:04Një tragjedi e vërtetë ka goditur një familje turke në provincën e Rizes në Turqi, ku gjatë 6 muajve të fundi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit.
-
Itali, hyjnë në fuqi masat e reja! Mësuesit nuk hynë dot në shkolla pa Certifikatën e shëndetit!
1 Shtator 2021, 12:53Duke nisur nga dita e sotme, Italia fut në fuqi masat e reja kufizuese, në përpjekjen për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve me COVID-19. Ndërsa është premtuar për protesta të shumta, autoritetet italiane janë zotuar për tolerancë zero ndaj demonstruesve që mund të bllokojnë stacionet e trenave për të protestuar ndaj rregullave të reja.
-
OKB: Fatkeqësitë e motit vranë 2 milionë njerëz në 50 vjet
1 Shtator 2021, 12:38Më shumë se 2 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, në 50 vitet e fundit, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së. Në deklaratë thuhet se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
-
Talebanët në fazën e fundit të formimit të qeverisë, turmat udhëtojnë nëpër shkretëtirë për t'u larguar, pamje eksodike nga Afganistani
1 Shtator 2021, 11:58Formimi i qeverisë së re të Afganistanit është në fazat e saj përfundimtare, thanë talebanët, pasi SHBA tërhoqi forcat e fundit të saj nga vendi
-
Në mbrojtje të shëndetit mendor dhe fizik të fëmijëve, Kina merr vendimin: Mund të luajnë deri në 3 orë në javë videolojëra në internet
1 Shtator 2021, 11:05Në një kohë kur argëtimi i vetëm i fëmijëve të sotëm janë videolojërat, Kina mori një vendim drastik për të reduktuar orët që kalojnë ata në ekranin e kompjuterit.
-
-
-
