Bota
-
Helikopteri 'MI-8' me 16 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në Liqenin Kuril në Gadishullin Kamchatka. Sipas raportimeve paraprake dyshohet për 8 viktima, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur gjetjen e 8 personave të tjerë që ishin në helikopter.
12 Gusht 2021, 09:51 -
Politikani milioner rus e pranon: Po, kam vrarë një njeri, e ngatërrova me ariun
12 Gusht 2021, 09:03Një politikan në Lindjen e Largët të Rusisë ka pranuar se ka vrarë një njeri për të cilin ai thotë se e ngatërroi me një ari ngjyrë kafe
-
Zbulimi amerikan: Talibanët mund të marrin Kabulin brenda 90 ditësh
12 Gusht 2021, 08:43Luftëtarët talibanë mund ta rrethojnë dhe bllokojnë kryeqytetin afgan, Kabul, brenda 30 ditësh dhe ka të ngjarë të jenë në gjendje ta marrin nën kontroll brenda 90 ditësh, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke cituar analiza të zbulimit amerikan, ndërkohë që talibanët kanë shënuar përparim në fushata në mbarë vendin.
-
OBSH teston tre ilaçe për trajtimin e COVID-19
11 Gusht 2021, 22:55Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit
-
Antony Blinken i kërkon presidentit të Sirisë të lirojë gazetarin amerikan të rrëmbyer nëntë vjet më parë
11 Gusht 2021, 22:22Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po negocion për të liruar një gazetar amerikan të rrëmbyer nëntë vjet më parë. Ai i ka kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të përdorë fuqinë e tij për të siguruar lirimin e Austin Tice,
-
Sa po e përçan koronavirusi shoqërinë në përpjekje për të ndaluar valën e katërt?
11 Gusht 2021, 21:28Politikanët në Gjermani duan të frenojnë valën e katërt të infeksioneve dhe po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen. Cilat mund të jenë pasojat?
-
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19: Janë të sigurta dhe efektive
11 Gusht 2021, 20:48Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA u bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të marrin vaksinën COVID-19. Kjo pasi në spitale po vihet një numër shqetësues i nënave të pavaksinuara që po sëmuren rëndë nga virusi COVID
-
Pas zjarreve, Turqia goditet nga përmbytjet, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur
11 Gusht 2021, 15:50Pas zjarreve me pamje apokaliptike, pjesa veriore e Turqisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.
-
'Pothuajse çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz', VOA: Përkeqësohet situata e sigurisë në kampin al-Hol
11 Gusht 2021, 15:29Refugjatët irakianë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po shprehin shqetësime rreth dhunës në rritje brenda kampit pas vrasjes së një tjetër irakiani gjatë fundjavës, nga militantët e dyshuar të Shtetit Islamik.
-
Zjarret e fuqishme në Algjeri, humbin jetën të paktën 65 persona
11 Gusht 2021, 14:26Të paktën 65 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Algjerinë orët e fundit. Mes viktimave janë edhe 28 ushtarë që erdhën për të luftuar kundër flakëve. Ata humbën jetën ndërsa evakuonin fshatarët e kërcënuar nga flakët në malet e Bejaïa dhe Tizi Ouzou.
-
Gjermania ndalon një shtetas britanik pas dyshimeve për spiunazh për Rusinë
11 Gusht 2021, 13:13Autoritetet gjermane kanë ndaluar një shtetas britanik, i cili dyshohet se ka spiunuar për Rusinë, në kohën kur ka shërbyer në Ambasadën britanike në Berlin.
-
Gjermani, punëtorët e transportit hekurudhor nisin protestën! Kërkojnë rritje të rrogave dhe bonus për COVID-19
11 Gusht 2021, 12:42Punëtorët e hekurudhave në Gjermani kanë filluar grevën në të gjithë vendin. Mbajtja e kësaj greve, sipas kryetarit të sindikatës së Hekurudhave të Gjermanisë, është bërë me miratimin e 95 % të anëtarëve të saj.
-
Rusi, dhëndri bëhet ‘tapë’ një natë para martesës, nuk e mbajnë këmbët gjatë ceremonisë
11 Gusht 2021, 11:36Dita e martesës është ëndra e çdo vajze, po për një të re ruse ajo është shëndrruar në makth.
-
Publikojnë artikuj duke cituar një 'biolog inekzistent zvicerian'! Ambasada në Pekin u kërkon mediave të heqin lajmet e rreme
11 Gusht 2021, 11:22Ambasada zvicerane në Kinë u ka kërkuar mediave kineze të heqin të gjithë artikujt dhe postimet të cilat sipas tyre përmbajnë lajme "të rreme".
-
Biden nuk pendohet për tërheqjen e trupave nga Afganistani! Talebanët s’kanë të ndalur, marrin nën kontroll edhe një qytet strategjik
11 Gusht 2021, 09:51Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pendohet për vendimin e tij që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, teksa talibanët vazhdojnë të rrisin kontrollin.
-
Akuzohet për spiunazh, Kina dënon një biznesmen kanadez me 11 vjet heqje lirie
11 Gusht 2021, 09:38Një gjykatë kineze ka dënuar biznesmenin kanadez, Michael Spavor me 11 vjet heqje lirie për spiunazh.
-
Gjermani, infermierja dyshohet se iu dha njerëzve ujë me kripë në vend të vaksinës
11 Gusht 2021, 09:26Autoritetet në veri të Gjermanisë u kanë bërë thirrje mijëra personave që të marrin një dozë tjetër të vaksinës kundër Covid-19, pasi një hetim policor tregoi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’u ketë dhënë serum në vend të vaksinës së vërtetë.
-
U akuzua se ngacmoi seksualisht 11 gra, jep dorëheqjen guvernatori i New Yorkut
10 Gusht 2021, 22:23Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se do të japë dorëheqjen për shkak të serisë së akuzave për ngacmim seksual në një rënie spektakolare nga pika kulmore e karrierës së tij një vit më parë, kur u përshëndet gjerësisht në shkallë vendi për njoftimet e tij të hollësishme të përditshme dhe udhëheqjen gjatë ditëve më të errëta të COVID-19
-
Arrestohet fermeri në Itali, filmohet nga kamerat duke i vënë zjarrin fushës së thatë dhe largohet me vrap
10 Gusht 2021, 21:43Policia italiane ka arrestuar një fermer, i cili u filmuar teksa i vinte zjarrin një fushe me bar të thatë. Burri u vu në pranga pas filmimit nga kamerat e fshehura të instaluara për të monitoruar zonën si dhe nga pëdorimi i dronëve
-
E dhimbshme! E gjithë familja shuhet nga koronavirusi për një javë, refuzuan të bënin vaksinën
10 Gusht 2021, 14:29Një familje është shuar nga COVID-19, vetëm pak ditë pasi kishin refuzuar të marrin vaksinën kundër COVID-19.
