Bota
-
Në një kohë që Evropa shërben si destinacion ideal për emigrantët e vendeve të treta, mijëra qytetarëve të BE-së iu refuzua hyrja në kufirin e Mbretërisë së Bashkuar në tre muajt e parë të 2021, duke përfaqësuar një rritje të madhe të rasteve pavarësisht rënies së udhëtimeve për shkak të pandemisë.
29 Maj 2021, 14:42 -
Historia frymëzuese e gruas që e shëtiti botën në këmbë
29 Maj 2021, 13:55Në kërkim të një lidhje më të thellë me botën, Angela Maxwell në vitin 2013 mori vendimin për të shëtitur nëpër botë e vetme dhe në këmbë. Një shëtitje solo e kësaj madhësie nuk ishte diçka ajo e kishte planifikuar. Në fakt, ajo u largua vetëm nëntë muaj pasi kishte dëgjuar një bisedë në klasën e saj të artit për një burrë që kishte filluar të shëtiste përqark botës në kërkim të frymëzimit.
-
Gafa e prezantueses argjentinase bëhet virale: Sot vdiq William Shakespeare, shkrimtari im i preferuar!
29 Maj 2021, 12:56Një televizion argjentinas ka bërë një gabim që rrallë mund të shihet në ekrane, personin e dytë në botë që mori vaksinën e Pfizer kundër Covid-19 e ngatërroi me shkrimtarin e njohur anglez me famë botërore, William Shakespeare.
-
Sherr në avion, pasagjerja godet me grusht stjuardesën, i thyen dy dhëmbë (VIDEO)
29 Maj 2021, 12:41Një sherr i ashpër mes një pasagjereje dhe një stjuardese ka përfunduar me 2 dhëmbë të thyer për këtë të fundit. Stjuardesa u godit me grushte nga një pasagjerë gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.
-
Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i Covid në Vietnam
29 Maj 2021, 12:26Një variant i ri I COVID-19, kombinim i variantit indian dhe britanik dhe që përhapet në ajër është zbuluar në Vietnam, ka deklaruar ministri I shëndetësisë.
-
Kanada, gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në ish-shkollën e aborigjenëve
29 Maj 2021, 12:13Në Kanada është zbuluar një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar popullsinë autoktone.
-
Drejtori i OBSH për Evropën: Fushatat e vaksinimit COVID janë shumë të ngadalta!
29 Maj 2021, 10:32Fushata e vaksinimit në Evropë po ecën me hapa të avashtë, ka qenë kjo deklarata e kjo deklarata e deklarata e drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.
-
Turqi, Erdogan përuron xhaminë në sheshin Taksim, quan kundërshtarët e vitit 2013 “terroristë”
29 Maj 2021, 10:04Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përuroi të premten një xhami të re në sheshin Taksim në Stamboll, duke arritur kështu që pas disa vitesh t’i japë një identitet fetar sheshit më të famshëm në qytetin më të madh të Turqisë.
-
Shqiptari habit britanikët/ I maskuar me fasho rreth kokës, 28 vjeçari futej në testet e teorisë për marrjen e patentës për persona të tjerë
29 Maj 2021, 09:25Në një kohë kur provimi i patentës është një stres i vërtetë dhe shumë kanë frikë se do të ngelin në të. Disa qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar e kishin gjetur zgjidhjen, të paguajnë dikë i cili do të futej në provim në vendin e tyre, sigurisht deri sa ai të kapej nga policia.
-
Dështon në Senatin amerikan përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol
29 Maj 2021, 08:14Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të premten propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e 6 janarit kur Kapitoli u sulmua dhunshëm nga një turmë me përkrahës të ish-Presidentit Trump që synonin të pengonin certifikimin e fitores së rivalit demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.
-
Ambientalistët japin alarmin: Deti i Vdekur 'po vdes', do të sjellë pasoja
28 Maj 2021, 22:14Klinikat e "Terapisë Klimatike" të Detit të Vdekur kanë trajtuar mijëra pacientë që vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes. Ato shfrytëzojnë kushtet e rralla mjedisore të rajonit, duke përfshirë nivelet e larta të oksigjenit, rrezet ultravjollcë dhe ujin me minerale. Tani një studim i ri tregon se mjedisi i Detit të Vdekur mund të ndihmojë edhe pacientët me COVID-19.
-
Kremlini i jep mbështetje Lukashenkos në kohën e 'furtunës perëndimore'! Putin pret në Moskë liderin bjellorus
28 Maj 2021, 21:37Teksa ndodhet 'nën kritikat e ashpra të perëndimit', Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka gjetur 'krahë të ngrohtë' pikërisht në Kremlin. Ai shkoi sot në Rusi për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, në mes të tensioneve me Evropën rreth uljes dramatike të një avioni pasagjerësh në Minsk dhe arrestimit të një blogeri disident.
-
Tri fe, një shtëpi e përbashkët! Hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët nën një çati në Berlin
28 Maj 2021, 20:12Në Berlin u hodh guri i themelit për ndërtimin e shtëpisë të përbashkët të tre besimeve: Kompleksi përmban një sinagogë, një kishë dhe një xhami. Prishtshmëritë janë të mëdha.
-
Moment historik, Britania dhuron cigare elektronike për të ndihmuar lënien e duhanit
28 Maj 2021, 19:57Çdo duhanpirës që shtrohet në urgjencë, për cilëndo arsye, përfiton falas një cigare elektronike së bashku me lëngun e mjaftueshëm për një javë.
-
BE-ja do të ofrojë miliarda euro për Bjellorusinë, kur shteti t’i kthehet demokracisë
28 Maj 2021, 15:52Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm të ofrojë të paktën tre miliardë dollarë për Bjellorusinë, kur shteti t’i kthehet rrugës së demokracisë dhe të fokusohet në sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor, të ristrukturojë ndërmarrjet shoqërore dhe shpenzimet në infrastrukturë, thuhet në një propozim që e ka parë Radio Evropa e Lirë.
-
Jo vetëm BE, Ukraina ndalon fluturimet e avionëve të regjistruara në Bjellorusi
28 Maj 2021, 15:42Qeveria ukrainase ka vendosur që të ndalojë fluturimet e avionëve të regjistruar në Bjellorusi, duke filluar që nesër, më 29 maj.
-
Skandali me mafian turke cenon Erdoganin
28 Maj 2021, 12:13Mafiozi më i njohur turk, Sedat Peker ka publikuar video me të dhëna për lidhjen e qeverisë me mafian. Presidentit Erdogan dhe ministrit të Brendshëm, Soylu tani u duhet të shpjegojnë shumë gjëra.
-
Humbi të gjithë familjen në 'xhiron' me teleferik, zgjohet 5-vjeçari i mbijetuar nga tragjedia në Itali dhe flet me hallën, ende në gjendje kritike shëndetësore
28 Maj 2021, 10:56Djali i vogël 5-vjeçar, i cili humbi të gjithë familjes e tij në vetëm pak sekonda, në tragjedinë e disa ditëve më parë në Itali, është zgjuar dhe ka mundur të shkëmbejë fjalë me hallën e tij.
-
Rusia nënshkruan marrëveshje furnizimi me UNICEF, 110 milionë doza Sputnik V për vendet në nevojë
28 Maj 2021, 09:48Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me UNICEF, fondin e fëmijëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për furnizimin me 110 milionë doza Sputnik V.
-
Merkel: Vaksinimi i adoleshentëve 12-15 vjeç në Gjermani nis më 7 qershor
28 Maj 2021, 09:13Deri në fund të verës, të gjithë shtetasit duhet të marrin ofertë për vaksinim, përfshirë fëmijët nga mbi 12 vjeç. Kjo u vendos nga qeveria gjermane dhe landet federale në samitin e tyre të vaksinimit
