Ekonomi
-
Kriza energjetike ka dyfishuar çmimet dhe për pasojë këtë vit janë shpenzuar për të importuar energji elektrike mbi 220 milionë euro, nga 85 milionë euro që u harxhuan vjet. Sipas informacioneve nga OSHEE, gjatë këtij viti janë blerë mbi 1 milionë megavat energji.
28 Dhjetor 2021, 15:45 -
Skandali i pagave/ Konfindustria: Cenon formalizimin e ekonomisë! Shteti shqiptar rrezikon të penalizohet në shuma të mëdha nga kërkesa për dëmshpërblim e qytetarëve
28 Dhjetor 2021, 09:21Kur kanë kaluar gati një javë nga publikimi i pagave të më shumë se 630 mijë shqiptarëve, Konfindustria shkruan se kjo do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.
-
Informaliteti me pagat thellon deficitin e pensioneve! Eksperti: Kjo luftë të jetë prioritet! ISSH: Deficiti i skemës së pensioneve do vijojë deri në 2045
27 Dhjetor 2021, 22:45Informaliteti në paga, dhe deklarimi jo real i tyre, po ndikon negativisht në skemën e pensioneve. Databassa e pagave tregoi se shumë profesione të mirë-paguara në vend, deklaronin si rrogë mujore 30 mijë lekë, dhe për pasojë kontributi në sigurime është minimal.
-
621 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie! Ndihma ekonomike 50% më e ulët se kufiri i varfërisë
27 Dhjetor 2021, 19:26Më shumë se 621 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në kufirin e rrezikut të varfërisë. Sipas INSTAT që një individ të klasifikohet i varfër duhet të ketë të ardhura mujore rreth 15 mijë lekë, ose rreth 5 dollarë dita. Ky nivel është 50% më i lartë se ndihma ekonomike që marrin familjet në vend.
-
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë 'gropë e zezë' në buxhetin e shtetit, investohen edhe 56.8 mln dollarë të tjera
27 Dhjetor 2021, 17:19Banka Islamike për Zhvillim ka miratuar një kredi prej 56.8 milionë dollarë për ndërtimin e 40 kilometrave në segmentin Qukës-Qafë Plloçë që shkurton distancën Tiranë-Korçë. Ky aks rrugor konsiderohet si një "gropë e zezë" në buxhetin e shtetit. Me kredinë e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria synon që ta përmbyllë këtë projekt brenda vitit 2023, plot 12 vite nga nisja e punimeve për këtë aks.
-
Balluku inspekton punimet në lotin II të aksit Korçë-Ersekë, pritet të përfundojë në pranverë: Do shkurtojë distancën në 20 minuta
27 Dhjetor 2021, 14:22Në lotin II të aksit rrugor Korçë-Ersekë realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 91%. E gjithë traseja është hapur, ndërsa mësohet se punohet paralelisht me ndërtimin e mureve mbajtës si dhe sistemit të kullimit. Me përmirësimin e kushteve të motit, në pranverë pritet të nisë puna për asfaltimin e të gjithë gjatësisë së lotit.
-
Rajoni i Shkodrës me nivelin më të lartë të papunësisë
26 Dhjetor 2021, 19:51Vetëm disa dhjetëra metra larg qendrës së qytetit të Shkodrës, të ngjyrosur me atmosferën festive për festat e fundvitit, një pamje krejt tjetër shfaqet nëpër rrugët e këtij qyteti duke treguar gjendjen reale të ekonomisë dhe papunësisë së banorëve.
-
Në 9 muaj 90 mln € më pak investime të huaja se në 2019! Holanda, Italia e Turqia sjellin më shumë para në Shqipëri
26 Dhjetor 2021, 15:18Investimet e huaja vijojnë të jenë nën presionin e pandemisë COVID-19. Banka e Shqipërisë raporton se deri në muajin shtator u investuan 711 milionë euro, ose rreth 90 milionë euro më pak se në 2019. Sipas të dhënave fokusi ka qenë industria nxjerrëse, ndërsa ka rënë interesi për energjinë elektrike
-
Ballkani i Hapur si mundësi për punëtorët, ekspertët në Maqedoninë e Veriut: Të analizohet mirë tregu i punës dhe të përfshihen të gjitha shtetet
25 Dhjetor 2021, 16:01Përfaqësues nga Odat Ekonomike në Maqedoninë e Veriut thonë se para se të vihet në zbatim marrëveshja për lëvizjen e lirë të punëtorëve, fillimisht duhet bërë një analizë e mirë e tregut të punës, në gjithë rajonin, që Maqedonia e Veriut të mos vijë në një situatë që t’i largohet e gjithë fuqia punëtore.
-
Shtyhen deri më 30 qershor 2022 gjobat për fiskalizimin, Ministrja e Ekonomisë: I japim kohë bizneseve që të përshtaten me procesin e ri
24 Dhjetor 2021, 20:23Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë vendimin që të mos ketë gjoba për bizneset e vogla për mos zbatimin e fiskalizimit deri në 30 qershor 2022. Afati për të mos vendosur gjoba përfundonte në 1 janar 2022.
-
Rritja e çmimeve, ISSH: Shtojmë fondet për pensionistët! Astrit Hado: Duhen paga të larta që të rriten pensionet
24 Dhjetor 2021, 19:18Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka sqaruar për Report TV, se në rast se çmimet do të rriten mbi parashikimet, do të rritet edhe indeksimi i pagave. I pyetur se përse nuk rriten por indeksohen pagat, Hado thotë se kostoja është e lartë dhe thellohet deficiti i skemës së pensioneve.
-
Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave, Lame: Në favor të qytetarëve
24 Dhjetor 2021, 17:01 -
Pas blerjes së 'Albtelecom', kompania hungareze 4IG arrin marrëveshjen edhe për blerjen e 'One'
24 Dhjetor 2021, 15:04Kompania hungareze 4IG ka lidhur një marrëveshje përfundimtare për blerjen e operatorit të komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri, ONE që është operatori i dytë më i madh në vend me 1.36 milionë abonentë.
-
Agjencia për Eficencën e Energjisë: Projektet që do të ndikojnë në uljen e konsumit të energjisë
24 Dhjetor 2021, 14:37Nevoja për më shumë energji, në një shoqëri që zhvillohet çdo ditë me ritme të shpejta, është mbivendosur tashmë edhe nga një krizë e madhe globale energjie, e shkaktuar kryesisht si pasojë e rritjes së prodhimit pas një viti të vështirë të pandemisë së COVID 19, por edhe nga mbyllja e disa burimeve energjitike me lëndë djegëse.
-
Vendim i Qeverisë/ Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet deri më 30 prill 2022! Artan Lame: Risi në favor të qytetarëve
24 Dhjetor 2021, 14:16Afati për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme në vend do të zgjatet edhe me 4 muaj. Ashtu siç Report TV paralajmëroi dje shtyrja e afatit është miratuar nga Këshilli i Ministrave.
-
Zhvillimi i kapitalit njerëzor, qeveria do “ndihmojë” ndërmarrjet që punësojnë të sapodiplomuar
24 Dhjetor 2021, 03:22Qeveria do të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që punësojnë të sapodiplomuar si pjesë e strategjisë për të incentivuar lidhjen mes biznesit dhe universiteteve.
-
Rivlerësimi do shtyhet deri në prill 2022 për tre arsye! 56 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave
23 Dhjetor 2021, 18:30Do të shtyhet përsëri afati për rivlerësimin e pronave. Burime për Report TV konfirmojnë se qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë rivlerësimet e pronave të tyre deri në prill të vitit 2022. Shkaku kryesor për këtë shtyrje është bërë pandemia COVID-19.
-
CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerëve të prekur nga COVID-19
23 Dhjetor 2021, 16:33Çdo Ndërmarrje Mikro, e Vogël dhe e Mesme si dhe fermerët e regjistruar që janë prekur nga pasojat e Covid-19, mund të aplikojnë për mbështetje këshillimore dhe grante në CoSolve-19.
-
Skandal me rrogat në universitet private! Pagat për profesorët deklarohen të njëjta me ato të rojeve dhe punëtorëve të krahut
23 Dhjetor 2021, 14:37Zbulimi i të dhënave personale për më shumë se 637 mijë të punësuar në Shqipëri, nuk është i vetmi skandal. Në databass-ën që ka qarkulluar në rrjetet sociale, të cilën edhe Report TV e disponon, bien në sy nën-deklarimet me pagat për profesione, që në vend janë të mirë-paguara.
-
INSTAT: Rritet rreth 7% Produkti i Brendshëm në tremujorin e tretë në raport me 2021! Në 9 muaj rritja ekonomike ishte 10.1%
23 Dhjetor 2021, 12:12Pas hovit të madh të rikuperimit në tremujorin e dytë, ekonomia e vendit gjatë muajve të sezonit turistik u rrit me 6.99%. Sipas të dhënave të INSTAT kontributin më të madh pozitiv e ka dhënë turizmi, ndërkohë në 9 mujor rritja është mbi pritshmëritë e institucioneve me 10.1%.
