Ekonomi
-
Një audit 1-vjeçar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon keqmenaxhim të autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë. Sipas KLSH, ministria e Shëndetësisë akreditoi në shkelje të ligjit laboratorët privat në Shqipëri, duke sjellë pavërtetësi të rezultateve të analizave.
14 Tetor 2021, 14:34 -
Rriten me 487 mln euro të ardhurat në 9 muaj! Ministria e Financave: Shpenzimet ishin 9.6% më të larta se në 2020
14 Tetor 2021, 13:58Me rreth 19% janë rritur të ardhurat në 9 mujor krahasuar me një vit më parë dhe kontributin më të madh pozitiv e kanë dhënë të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja.
-
Depozitohet projektligji/ OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH për dëmet që i shkaktoi pandemia në vitin e kaluar
14 Tetor 2021, 12:34Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Kjo hua nuk po merret për të përballuar krizën globale energjetike por për pasojat që pandemia shkaktoi në vitin e kaluar.
-
Shqipëria, ndër shtetet më të reja në Europë edhe në 2020-n, ndonëse po plaket; Rekordin e mban Kosova
14 Tetor 2021, 00:44Shqipëria ka vijuar që të jetë një nga popullsisë më moshë më të re të Europës edhe për vitin 2020, ndonëse tendenca është drejt plakjes së popullsisë. Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) ishte 37.2 vjeç në vitin 2020, duke e renditur popullsia e katërt më e re në Europë, pas Kosovës 30.5 vjeç), Turqisë (32.4) dhe Islandës (36.5).
-
-
-
Korrupsioni pengesa kryesore për investimet amerikane, Yuri Kim thirrje qeverisë: Jepi përparësi klimës së biznesit
13 Tetor 2021, 18:18Dhoma Amerikane ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme mbi zgjedhjet për Bordin drejtues me prezencën e Ambasadores Yuri Kim, Ministres se Financave Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësuesve nga AmCham Washington dhe Kompania Bechtel
-
Subvencioni i naftës në bujqësi, 4.1 milionë litra, nga IPARD kanë përfituar 43 ferma
13 Tetor 2021, 00:48Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri një bilanc të ecurisë së disa prej zërave në projektin e zhvillimit rural, duke u ndalur në të paktën pesë aspekte nga masat mbështetëse te subvencionimi i naftës dhe programi IPARD II. Raporti i monitorimit janar-gusht nënvizon se sa u takon masave mbështetëse, interesi më i madh ka qenë për blegtorinë ndërkohë që më pas vijnë bimët mjekësore.
-
FMN kritika për investimet publike që s'kanë lidhje me tërmetin: Nuk janë prioritet, kujdes koncesionet kanë tejkaluar kostot
12 Tetor 2021, 18:30Shqipëria ka dy sfida thelbësore përpara sipas FMN, pasi duhet më shumë investim tek qytetarët. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, tha në konferencë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave se duhet një strategji për të rritur të ardhurat.
-
-
-
FMN kundër uljes së TVSH për ushqimet: S'përkthehet në ulje të çmimeve! Kriza energjetike, subvencionet të fokusohen vetëm tek familjet në nevojë
12 Tetor 2021, 14:36Fondi Monetar Ndërkombëtar është kundër uljes së TVSH për produktet e shportës, pasi nuk do të sillte ulje të çmimit. Sipas FMN nuk duhet të bëhen më ndërhyrje në sistemin tatimor, pasi po gërryhen të ardhurat. sa i takon krizës energjetike institucioni ndërkombëtar thotë se duhet të mbështeten familjet në nevojë.
-
Pas blerjes se djeshme me çmime 'stratosferike', OSHEE blen energji elektrike me një tjetër çmim rekord, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh
12 Tetor 2021, 14:40Për shkak se një ditë më parë nuk u arrit që të blihej energjia e nevojshme në tregjet ndërkombëtare, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka rihapur sot fazën e tretë të ankandit. U zhvillua ankandi për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 -17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.
-
'Biznesi i madh i pambrojtur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike', Shoqata e Prodhuesve: Fatura do të rrisë çmimet e produkteve që prodhojmë
12 Tetor 2021, 11:15Në rast se biznesi i madh nuk ndihmohet për të përballuar çmimin e energjisë elektrike do të shtrenjtojë produktet që i shet konsumatorëve. Arben Shkodra sekretar i Shoqatës së Prodhuesve thotë se rritja e faturës së dritave për biznesin e madh, do të shkarkohet tek konsumatorët.
-
Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë në rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës
11 Tetor 2021, 23:00Anastas Angjeli, në një intervistë të dhënë dhënë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, tha se kriza energjetike do reflektohet në rritjen e produkteve të tjera. Sipas tij, kjo krizë na mëson se duhet të kemi zgjidhje alternative, e kështu i bën thirrje qeverisë që të shfrytëzojë energjinë diellore dhe atë të erës, për të mos mbetur vetëm tek ajo hidrike.
-
Mbyllet tenderi! Tuneli i Llogarasë do kushtojë 140 mln €! Fiton konsorciumi turk, oferta më e ulët erdhi nga kompanitë shqiptare pa eksperiencë
11 Tetor 2021, 18:15Tuneli i Llogarasë do të kushtojë 140.8 milionë euro dhe do të ndërtohet nga konsorciumi turk, fituese e tenderit në garën e qershorit ku morën pjesë 5 kompani por që 4 prej tyre nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë një bashkim kompanish shqiptare që ofruan më pak se oferta fituese u s’kualifikuan për mungesë eksperience.
-
Çmime stratosferike/ OSHEE blen mbi 24 mijë megavat rreth 6.4 mln euro për 5 ditë drita! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji
11 Tetor 2021, 15:52OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Në total gjatë të dy ankandeve u siguruan 24.920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro, nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh.
-
Niveli më i ulët historik, Banka e Shqipërisë: Kredia e keqe zbret në 6.9%! Është përmirësuar gjendja financiare e bizneseve dhe rritur fuqia paguese
11 Tetor 2021, 14:04Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin gusht kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.9%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
-
Kontradikta me koston e Rrugës së Arbrit, Ministria e Financave: Vlera e investimit arrin në 219 mln euro
11 Tetor 2021, 12:14Kostoja finale e rrugës së Arbrit ende mbetet ‘enigmatike’ për shkak të shifrave kontradiktore që prezantohen nëpër raporte të ndryshme. Ministria e Financave thotë se vlera e investimit është 219 milionë euro, ndërsa në dokumentin e tenderit thuhet se fondi për këtë projekt është 277 milionë euro.
-
Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh
11 Tetor 2021, 07:42Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të hënë( 11 tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10 kur në pik energjia u shit me 227.18. Çmimi mesatar për të dyja ditët u luhat në 192 euro/MWh. Ankandi i fundit i FTL vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë per t’i berë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
