Kosova & Rajoni
-
Selia blu bën të ditur përmes një deklarate të shpërndarë për mediat se po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosove për mosndryshimin e kufijve. 4 Shtator 2018, 11:32
-
Vrasje brenda zyrave të Inteligjencës së Kosovës, zyrtari i sigurimit ekzekuton punonjësin e lokalit
4 Shtator 2018, 11:11Mësohet se një zyrtar i Inteligjencës ka ekzekutuar me armë zjarri punonjësin e lokalit brenda ambienteve të Agjencisë. Mediat e Kosovës bëjnë të ditur se viktima është I.S, rreth moshës 30-vjeç.
-
Kosovë/ Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj prezanton emrat e grupit negociator me Serbinë
4 Shtator 2018, 10:46Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për miratimin e emrave që do jenë pjesë e grupit negociator me Serbinë ka nisur. Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar emrat e grupit negociator, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në seancë.
-
Arrestohen 7 luftëtarë të ISIS në Maqedoni, u kthyen nga Iraku dhe Siria
4 Shtator 2018, 08:11Policia tha se të arrestuarit, të moshave nga 23 deri në 41 vjeç, ishin akuzuar lidhur me dy raste të veçanta në vitet 2015 dhe 2016 për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.
-
Mogherini: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë, ekziston mundësia për pakt Kosovë- Serbi
3 Shtator 2018, 22:36Në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka bërë sërish thirrje që në vitin e ardhshëm të hapen negociatat për Shqipërinë.
-
Kufijtë, Albin Kurti te ‘5 Pyetjet’: Serbia do Trepçën dhe liqenin e Ujmanit, gati protesta
3 Shtator 2018, 20:54Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘’5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ai deklaroi se me rishikimin e kufijve, Serbia synon që të marrë një pjesë të Trepçës dhe liqenin e Ujmanit
-
Gjermania sërish kundër rishikimit të kufijve Kosovë-Serbi: Do të hapte kutinë e Pandorës
3 Shtator 2018, 16:19Ashtu si Angela Merkel pak ditë më parë, sot ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth përmes një statusi në rrjetet sociale u pozicionua edhe njëherë kundër idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.
-
Parlamenti i Kosovës të martën në seancë të jashtëzakonshme për bisedimet me Serbinë
3 Shtator 2018, 16:02Idetë e presidentit po kundërshtohen nga opozita e cila është shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijve të Kosovës.
-
Porositi vrasjen e prindërve dhe motrës në Dibër të Madhe për 700 Euro, arrestohet vajza (Detaje)
3 Shtator 2018, 15:47Zbardhen detaje të reja për vrasjen e trefishtë pak ditë më parë në Dibër të Madhe. Sipas medieve maqedonase, vrasja është porositur nga vajza e madhe e familjes, e cila është arrestuar nga policia.
-
Paralajmërimi i fortë i 'The Guardian': Ideja për shkëmbim territoresh, nën zjarr nga të gjitha anët
3 Shtator 2018, 13:58Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administratës së fundit, ideja për ri-organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë Ballkanit.
-
Fati tragjik i shqiptarit/ Kthehet nga Zvicra në vendlindje, gjendet i vrarë në makinë
3 Shtator 2018, 10:50Brenda makinës, bashkë me trupin e pajetë të shqiptarit, policia ka gjetur edhe një armë zjarri. Shqiptari i vrarë bënte tregti me makina.
-
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Duhet të largojmë urrejtjen 200-vjeçare
3 Shtator 2018, 08:06Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve.
-
'Dua abetaren time', nxënësit e Luginës së Preshevës kërkojnë libra në gjuhën shqipe (FOTO)
2 Shtator 2018, 21:35Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
-
Jo vetëm Shqipëria me Kosovën, edhe Serbia me Maqedoninë me doganë të përbashkët
2 Shtator 2018, 20:01Edhe Serbia me Maqedoninë po shkojnë drejt unifikimit të doganave. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Zaev u takuan sot në pikën kufitare mes dy vendeve dhe u shprehën se shumë shpejt aty do të ketë vetëm një doganë, të përbashkët.
-
‘Kosovën po e nxjerrin në shitje’, Albin Kurti paralajmëron protesta masive kundër korrigjimit të kufijve
2 Shtator 2018, 16:50Albin Kurti u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen, pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur krimin që po i bëhet Kosovës.
-
Debati, Hashim Thaçi: Korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes nga Serbia
1 Shtator 2018, 13:49Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre drejtuar ambasadorëve në Prishtinë shprehet se synon që fillimisht nga marrëveshja, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa më pas mund të rishikohen kufijtë.
-
Serbi/ Hahn takohet me kryeministren serbe, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
1 Shtator 2018, 12:58Komisioneri i BE për Zgjerim, Johanes Hahn është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar edhe mbi çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
-
Eksperti gjerman: Angela Merkel është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
1 Shtator 2018, 13:28Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndryshuar Gjermania qëndrim ndaj çështjes së Kosovës? Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)
-
Rishikimi i kufijve, opozita dhe pozita në Kosovë kërkojnë konsensus para takimit në Bruksel
1 Shtator 2018, 08:23Përfaqësues të partive opozitare, por edhe ata të shoqërisë civile po kërkojnë konsensus politik para takimit mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, i cili do të mbahet më 7 shtator të këtij viti në Bruksel
-
Ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë mbështet korrigjimin e kufijve: Është ide e mirë
1 Shtator 2018, 08:18Ai thotë se do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët, por sipas tij, ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët.
