Sport
-
30 Nëntor 2023, 22:33
-
-
-
-
-
GOLAT/ Atalanta dhe Roma ngecin në Europa League, tri pikë për Leverkusen dhe Liverpool! Fiton West Ham e Marseille
30 Nëntor 2023, 23:06Europa League zhvilloi raundin e pestë të ndeshjeve në grupe. Duke nisur nga ora 18:45, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në Bergamo. Në Athinë, AEK-u u mund 0-1 nga Brighton, teksa në Gjermani Freiburgu nuk u kursye dhe mundi 5-0 Olympiacosin. West Ham fitoi në transfertë me TSC 0-1 me golin e Soucek në minutën e 89-të. Te tri pikët dolën edhe Marseille, Liverpool dhe Villarreal. Roma ngeci në barazimin 1-1 me Servette.
-
-
Napoli nderon Luciano Spallettin
30 Nëntor 2023, 20:09Trajneri Luciano Spalletti do jetë nga data 7 dhjetor "Qytetar Nderi" i Napolit.
-
'Asllani shumë i fortë', Sylvinho: S'e këshilloj të largohet nga Interi
30 Nëntor 2023, 19:27Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka këshilluar Kristjan Asllanin që mos largohet nga Interi. Në një intervistë për mediet në Itali, braziliani ka thënë se mesfushori është shumë i fortë dhe duhet t'i besohet më shumë.
-
VIDEO/ Dinamo Zagreb fiton 0-2 kundër Astanës dhe i bën presion Ballkanit të Ilir Dajës
30 Nëntor 2023, 18:37 -
GOLAT/ Ballkani humbet 0-1 me Plzen, Ilir Daja kthehet në 'Air Albania' pas 708 ditësh! Ernest Muçi shënon në Conference League
30 Nëntor 2023, 23:08Conference League zhvilloi raundin e pestë të ndeshjeve në grupe. Për grupin C, në orën 16:30 Dinamo Zagreb fitoi 0-2 në udhëtim me Astana. Kroatët marrin fitoren e dytë në grup dhe i bëjnë presion Ballkanit, me djemtë e Ilir Dajës që humbën 0-1 kundër Viktoria Plzenit kryesues në "Air Albania". Lille, Bodo/Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava siguruan kualifikimin në Conference League pas fitoreve në duelet e sotme. Te goli ka dalë edhe Ernest Muçi, me Aston Villan që fitoi 2-1 me Legian e sulmuesit shqiptar.
-
FOTO/ I veshi në Kupën e Botës, fanellat e Lionel Messit kapin çmimin e 'çmendur' në ankand
30 Nëntor 2023, 18:07Lionel Messi është emri që vijon të tërheqë fansa në botën e futbollit. Fanellat origjinale që "Pleshti" veshi gjatë ndeshjeve në Kupën e Botës 2022, aty ku Argjentina u shpall kampione, kanë dalë në ankand.
-
Boksieri Nelson Hysa renditet i 35-ti në botë
30 Nëntor 2023, 17:07Boksieri shkodran, Nelson Hysa renditet në vendin e 35-të në botë. Fitorja e fundit në datën 28 nëntor në Tiranë kundër Deivis Casseres ka bërë që shqiptari i cili garon në kategorinë WBC në peshën mbi 90 kilogramë, të ngjitet në renditje.
-
Aksidentohet Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Torinos
30 Nëntor 2023, 16:40Futbollisti Mërgim Vojvoda ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm në qytetin e Torinos. Fatmirësisht mbrojtësi i Kosovës nuk ka pësuar lëndime dhe pas përplasjes është qetësuar dhe ka shkuar në stërvitje me Torinon.
-
Krizë e thellë, Lyon shkarkon Fabio Grosson
30 Nëntor 2023, 16:12Fabio Grosso është shkarkuar nga posti i trajnerit të Lyon në Ligue I të Francës. Legjenda e Italisë, i cili fitoi Kupën e Botës me të kaltërit në vitin 2006, kaloi një kohë të vështirë në krye të gjigantëve francezë.
-
Të dashuruar pas Jasir Asanit, dy skuadra nga Japonia në garë për mëngjarashin
30 Nëntor 2023, 15:52Jasir Asani është emri që po qarkullon më së shumti nga lojtarët e kombëtares shqiptare.
-
Lionel Messi përplaset me trajnerin Scaloni te Argjentina
30 Nëntor 2023, 15:23Kur u duk se gjithçka te Argjentina ishte në rrugën e duhur, fitorja 1-0 kundër Brazilit në superklasiken e kualifikuesueve për Kupën e Botës nuk ka kaluar pa polemika. Lionel Messi dhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kanë debatuar në lidhje me komentet e teknikut për një largim nga stoli i kampionëve të botës.
-
“Dhuna me skenar nga klubi i Tiranës”, presidenti i Vllaznisë vajzave: Na goditi edhe mjeku i kryeqytetasve
30 Nëntor 2023, 15:08Matija ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, teksa më herët Vllaznia ka mbajtur edhe një reagim në rrjetet sociale.
-
Çela u largua pas grushteve në pankinë, prezantohet Resuli: Nder dhe përgjegjësi të jem te Flamurtari
30 Nëntor 2023, 13:22Pas emërimit si pasuesi i Emiljano Çelës te Flamurtari, trajneri Dritan Resuli thotë se është nder dhe më pas përgjegjësi të drejtosh ekipin vlonjat. Flamurtari që ndodhet në kategorinë e parë, edhe këtë sezon synon ngjitjen në Superligë.
-
Barazimet e kualifikimit, Kombëtarja humb tre vende në FIFA! Kosova fiton katër, Brazili jashtë podiumit pas shumë kohësh
30 Nëntor 2023, 12:07Barazimet ndaj dy skuadrave jo të forta si Moldavia dhe Ishujt Faroe, i ka kushtuar kombëtares humbjen e tre pozicioneve në renditjen e FIFA-s. Ndërkohë Kosova ka fituar katër vende në nëntor, ndërsa Brazili ka dalë nga podiumi pas një kohe shumë të gjatë.
