Sport
-
Futbollisti brazilian Dani Alves ndodhet në burg që prej 20 janarit pasi u akuzua për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë. Me kalimin e kohës, duket se njerëzit po heqin dorë gjithnjë e më shumë prej tij.
9 Prill 2023, 21:20 -
Shuhet etja në Shkodër, Vllaznia fiton pas 7 ndeshjes! Nica e nis me përmbysje te Laçi, ‘likuidon’ 1-2 Teutën (VIDEO)
9 Prill 2023, 20:08Të dy trajnerët si Sedloski ashtu edhe Stavri Nica e kanë nisur me këmbën e mbarë aventurën e re.
-
Arsenal shpërdoron në 'Anfield', Liverpool-i i Kloop i bën nder City-t të Guardiolës! C. Palace shpërtallon Leeds-in (VIDEO)
9 Prill 2023, 19:42Arsenal ka shpërdoruar dy gola në supersfidën me Liverpool, duke i dhënë mundësi Manchester City-t ti afrohet në renditje. Ndërkohë sfida tjetër e së dielës në Premier League mes Leeds dhe Crystal Palace është mbyllur me shifrat 1-5.
-
-
Milan në finale? Edhe Ancelotti e beson, Maldini zbulon: Trajneri i Realit më tha shihemi në Stamboll
9 Prill 2023, 17:10Edhe Ancelotti beson se Milan do shkojë në finale e Champions, por ‘djalli’ fillimisht duhet të eliminojë Napolin dhe më pas një mes Benfica-s dhe Interit.
-
Incident në Greqi, arbitrat polakë mbërrijnë të dehur dhe shkaktojnë rrëmujë në aeroport
9 Prill 2023, 16:43Një incident ka ndodhur në ligën greke të futbollit ku arbitrat polakë të caktuar për të vendosur në ndeshjen mes AEK-ut dhe Arisit, raportohet se kanë ardhur të dehur nga Polonia në Greqi.
-
Përfundon 'Roma Camp', klubi italian vlerëson fëmijët më të talentuar shqiptarë! Veliaj: Qëllimi është të shtohet numri atyre që merren me sport
9 Prill 2023, 16:09Klubi i Romës mbylli këtë të dielë kampin katër ditor në Tiranë ku u përzgjodhën fëmijët më të talentuar të cilët do qëndrojnë në monitorim nga klubi italian. Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se ky organizim u bë në kuadër të Tiranës Qyteti Europian i Sportit dhe me rëndësi është që të përfshihen sa më shumë fëmijë.
-
Guardiola nuk kursen lëvdatat për Haaland: Me gola që shënon, është në nivelin e Messit dhe Ronaldos
9 Prill 2023, 15:30Pep Guardiola, trajneri i skuadrës angleze ‘Manchester Cityt’, ka folur për yllin e skuadrës së tij, Erling Haaland, të cilin e ka krahasuar me dy më të mirët e dy dekadave të fundit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
-
Skandal në futbollin shqiptar, arbitrat kërcënohen me jetë! Anulohet ndeshja Kastrioti-Bylis, çështja përfundon në polici! Reagojnë krutanët: Po na prishet imazhi
9 Prill 2023, 14:17Kërcënimet e vazhdueshme të arbitrave kanë bërë që ndeshja Kastrioti-Bylis të anulohet. FSHF thotë se gjyqtarët janë kërcënuar me jetë dhe se çështja ka përfunduar në polici.
-
Në Berat nesër mbahet ‘Maratona e gjelbër’, 200 garues nga Shqipëria e bota
8 Prill 2023, 21:08Për herë të parë në Berat mbahet nesër maratona e gjelbër, e cila përveç aktivitetit sportiv, ka për qëllim dhe promovimin e natyrës. Kampionia Luiza Gega dha disa detaje mbi këtë aktivitet, ku pritet të marrin pjesë 200 garues nga e gjithë bota.
-
Bayerni ‘i falet’ një goli dhe fiton ndaj Freiburgut duke vazhduar kryesimin në tabelë
8 Prill 2023, 19:24Bayern i Mynihut vijon kryesimin në kampionatin gjerman të futbollit. Bavarezët kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Kampioni në fuqi triumfoi në udhëtim kundër Freiburgut, skuadër e cila e eliminoi ditë më parë nga Kupa e Gjermanisë.
-
Seria A, Napoli rikthehet tek fitorja dhe i afrohet titullit, zhgënjejnë Milan dhe Inter
8 Prill 2023, 16:06Napoli rikthehet shumë shpejt tek fitorja dhe marshon drejt titullit kampoion. Napoletanët mundën 2-1 Leccen në transfertë dhe janë +19 pikë nga vendi I dytë. Zhgënjyen në ndeshjet e javës së 29-të skuadrat nga Milano që I barazuan ndeshjet respective.
-
Ancelotti: E pamundur të jem trajner i Bracelonës, jam në klubin më të mirë në botë
8 Prill 2023, 14:08Carlo Ancelotti ka deklaruar edhe një herë dashurinë e tij për Real Madridin duke këmbëngulur se ai është në “klubin më të mirë në botë”. 63-vjeçari – i cili më parë ka drejtuar klube si AC Milan, Chelsea , Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ka thënë gjithashtu se do të ishte “e pamundur” të menaxhonte Barcelonën për shkak të dashurisë së tij për Real Madridin.
-
VIDEO/ Apolonia fiton në 'frymën e fundit' me përmbysje, Lushnja disfatë në Luz! Lagunarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë
7 Prill 2023, 16:59Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte javën e 22-të me dy duele. Duke nisur nga 15:00, Apolonia fitoi me vuajtje 2-1 kundër Burrelit në "Loni Papuçiu", ndërsa Luzi mposhti pastër 2-0 Lushnjën.
-
Fitoi dy medalje në Botëror, 15-vjeçarja Enkileda Carja: S'ishte surprizë, e prisja! Trajneria: E ardhmja do na sjellë të tjera medalje
7 Prill 2023, 16:4115-vjeçarja Enkileda Carja pak ditë më parë fitoi dy medalje në Botërorin e peshëngritjes, ndërsa për Report TV tregon se i priste këto rezultate mbreslënëse falë stërvitjes së përkushtuar për 6 vite me rradhë.
-
Prezantimi i Frank Lampard: I përkohshëm? Me trajner të tillë Chelsea fitoi Champions League-n
7 Prill 2023, 16:33Frank Lampard është trajneri i ri i Chelsea në Premier League. Legjenda e Bluve rikthehet në "Stamford Bridge" pas dy vitesh, atëherë kur u shkarkua nën presidencën e Abramovich.
-
Akord mes palëve, Amir Rrahmani rinovon me Napolin
7 Prill 2023, 16:13Mbrojtësi Amir Rrahmani është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Napolin. 29 vjeçari ka qenë titullar fiks i liderëve të Serisë A këtë sezon.
-
Krijohet këshilli i dijetarëve në UEFA, shumë legjenda bëhen bashkë për futbollin
7 Prill 2023, 15:46UEFA ka vendosur të krijojë Bordin e Futbollit, me një sërë legjendash të këtij sporti që do funksionojë si një këshill dijetarësh për t'i ardhur në ndihmë rritjes së sportit më të populluar në botë.
-
Numri një i Ferrarit: Kemi kërkuar në FIA të rishikohet vendimi mbi Sainz
7 Prill 2023, 15:20Ferrari i ka bërë nisjen më të keqe kampionatit të Formula 1 në 14 sezonet e fundit. "Kokëkuqja" italiane sheh vetëm 26 pikë pas tre garave të para, teksa nuk ka shijuar asnjë podium.
-
Më i miri i muajit në Korenë e Jugut, ftesa e merituar për Jasir Asanin në Kombëtare
7 Prill 2023, 14:57Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani është shpallur lojtari më i mirë në elitën e futbollit në Korenë e Jugut për muajin mars.
