Arkiva

  • TIRANË, 22 Mars/ATSH/.- Marrëveshjet për sigurinë, arsimin, financat, bujqësinë, tregtinë e kulturën do të jenë fushat kryesore ku do të përqendrohen të hënën, diskutimet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Paraditen e sotme kryeministria publikoi axhendën zyrtare të mbledhjes, e cila do të nisë në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve. Lidhur me […]
  • MOSKË – Një i dyshuar për vrasjen e Litvinenkos jep prova pafajësie

    MOSKË, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Një i dyshuar për vrasjen e opozitarit rus, Alexandre Litvinenko, i helmuar me polonium 201 në vitin 2006 në Londer, premtoi se do të japë prova që e shfajësojnë në këtë hetim publik të hapur që prej janarit në kryeqytetin britanik. Biznesmeni Dmitri Kovtoun, që deri tani kishte refuzuar të […]

  • Gjosha për New Europe: Shqipëria për një Europë laike

    TIRANË, 22 Mars/ATSH/- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha deklaroi se, qeveria shqiptare është e fokusuar te 5 prioritetet që janë vendosur për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, ku reforma në drejtësi është më e rëndësishmja. Në një intervistë për “New Europe”, Gjosha tha se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është mesazhi më i mirë […]

  • IZRAEL – Rivlin: Qeveria e re të jetë edhe e hebrenjve edhe e arabëve

    TEL AVIV, 22 mars /ATSH-ANSA/ – Kemi patur një fushatë elektorale jo të qetë dhe të mbushur me emocione, në ndërkohë që ka ardhur momenti që të kurojmë shoqërinë izraelite dhe për këtë qeveria e re duhet të jetë edhe për hebrenjtë edhe për arabët, edhe për të djathtën edhe për të majtën, edhe për […]

  • Zgjedhjet lokale në Francë, rrezik
    nga ekstremistja Marine Le Pen

    Votuesit francezë po votojnë sot në zgjedhjet lokale në vend. Zgjedhjet shihen si një mundësi për Marine Le Pen dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, për të ndërtuar një bazë të përkrahësve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, ku Le Pen pritet gjerësisht të kandidojë.

  • Situata në Jemen,Këshilli i Sigurimit 
    i OKB do zhvillojë mbledhje urgjente

    Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka vendosur të zhvillojë një takim urgjent për të diskutuar rreth situatës në Jemen. Seanca që pritet të zhvillohet sot është kërkuar nga presidenti jemenas Abd Rabbuh Mansour Hadi.

  • Dita e Sulltan Novruzit, politikanët vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashianëve

    TIRANË, 22 Mars/ATSH/- Në një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj, festës së Sulltan Novruzit, politikanët shqiptarë vizituan Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ndërsa uruan të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati. “Uroj që kjo ditë e veçantë për të gjithë besimtarët të sjellë sa më […]

  • ISIS-i me listë të zezë kundër
     100 ushtarakëve amerikanë

    Kërcënim i ri i ISIS-it kundër SHBA-së. Në një postim të publikuar në një website lëshohet apeli ”drejtuar të gjithë vëllezërve me banim në SHBA”, militantëve apo aspirantëve xhihadistë për të vrarë 100 ushtarakë amerikanë, të cilët kanë marrë pjesë në luftën kundër Shtetit Islamik. 

  • Kosovë, harrohet fondi emergjent për të riatdhesuarit

    PRISHTINË, 22 Mars/ATSH/.- Ndonëse numri i qytetarëve që po migrojnë në shtetet perëndimore ka rënë jashtëzakonisht shumë, numri i atyre që po kthehen vazhdon të rritet. Thuajse çdo ditë me dhjetëra qytetarë të Kosovës kthehen nga shtetet ku kanë migruar, meqë nuk u është dhënë azili për qëndrim. Sipas KosovaPress, numri i të rikthyerve kishte […]

  • Obama dënon komentet e Izraelit
    'Ne besojmë në krijimin e 2 shteteve'

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka dënuar komentet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke pohuar se ai ka vështirësuar negociatat midis Izraelit dhe Palestinës.  "Besojmë në formimin e dy shteteve dhe se kjo është e vetmja mënyrë për të arritur sigurinë afatgjatë në Izrael"- është shprehur Obama.

  • LONDËR – Media: Mjekë të rinj britanikë kanë ikur në Siri

    LONDËR, 22 mras /ATSH-ANSA/ – Të paktën nëntë mjekë dhe studentë mjekësie kanë ikur në Siri për të punuar në zona të kontrolluara nga ISIS-i, njoftoi BBC online. ”Grupi, të gjithë rreth të 20-ave, studionin në Sudan dhe mund të kenë mbërritur në Siri më shumë se një javë më parë”, thotë BBC. ”Ata u […]

  • Shqipëri-Kosovë, axhenda e mbledhjes së përbashkët të 23 marsit

    TIRANË, 22 Mars/ATSH/-Mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet të hënën (23 mars), në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, mësohet se delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:40, ku pas pritjes dhe ceremonisë përkatëse, në orën 11:00 do të nisë mbledhja e dy qeverive […]

  • FRANCË – Le Pen favorite e zgjedhjeve administrative

    PARIS, 22 mars /ATSH-ANSA/ – Të paktën 43 milionë francezë janë thirrur sot për turin e parë të zgjedhjeve administrative, që u korrespondojnë zgjedhjeve rajonale. Sondazhet favorizojnë Frontin Nacional të Marine Le Pen kundrejt UMP-së së Nicolas Sarkozy. Në ndërkohë, në vend të tretë është Partia Socialiste që drejton vendin. Pritet një pjesëmarrje rekord në […]

  • Vjedhja e energjisë- Ndërpriten 54 lidhje të paligjshme

    Vijon operacioni Polici-OSHEE TIRANË, 22 Mars/ATSH/.- Policia e Shtetit dhe OSHEE po vijojnë punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë. Në një njoftim për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së […]

  • Mustafa: Shqipëri-Kosovë, kapitull i ri bashkëpunimi

    Mustafa optimist për mbledhjen e dy qeverive në Tiranë PRISHTINË, 22 Mars/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur jashtëzakonisht optimist përsa i përket takimit të së hënës, mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas KosovaPress, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka treguar mbi përgatitjet e fundit për […]

  • Masakra në muzeun e Bardosë në
    Tunizi, publikohet videoja e sulmit

    Qeveria tuniziane ka publikuar filmimet që shfaqin autorët e sulmit në muzeun e Bardosë, të mërkurën, ku u vranë 25 persona. Në xhirimet e realizuara nga kamerat e sigurisë, e të bëra publike nga Ministria e Brendshme, shfaqen 2 agresorët ndërsa ecin në muze me armë dhe çanta në duar.  Sulmi në muzeun 'Berdo' në Tunizi, arrestohen nëntë të dyshuar të tjerë  Sulmi terrorist në Tunizi, Presidenti "Monstrat s’mund të na frikësojnë"

  • Jahjaga: Kosova ka dëshmuar traditën e respektimit të diversitetit fetar e kulturo

    PRISHTINË, 22 Mars/ATSH/.- “Kosova ka dëshmuar traditën e bashkëjetesës së besimeve dhe të respektimit të diversitetit fetar e kulturor”, tha Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga. “Këtë traditë ta kultivojmë edhe më shumë për të treguar vlerat e shoqërisë dhe një kulturë demokratike në Kosovë”, theksoi presidentja kosovare. Presidentja Jahjaga me rastin e festës së Sulltan […]

  • Nishani uron shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit

    TIRANË, 22 Mars/ATSH/- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit. “Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Tek ne dhe kudo në botë festën e bukur të Sulltan Novruzit e respektojnë dhe e festojnë jo vetëm besimtarët bektashianë por edhe plot të tjerë”, shkruan Nishani në mesazhin e tij të urimit. Sulltan […]

  • Tropoja i jep titullin qytetar
    nderi rapodisit Sokol Arif Secit

    Me propozim të Klubit Letrar,bashkia Bajram Curri, para disa ditësh ka miratuar unanimisht dhënien “Qytetar Nderi” Sokol Arif Secit, rapsodistit popullor, anëtarit të parë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, autorit të 3 librave të botuara, analfabetit, i cili mbante përmendësh mijëra vargje,e kjo është një eveniment dhe kuriozitet i përbotshëm. 

  • TEL AVIV – SHBA sulmon ashpër politikën e konfuzionit të Netanyahut

    TEL AVIV, 22 mars /ATSH-ANSA/ – Ambasadori amerikan në Izrael, Dan Shapiro akuzoi sot kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se ka krijuar konfuzion kur ditët e fundit ka bërë deklarata kontradiktore për përkushtimin e tij lidhur me zgjidhjen e ashtuquajtur Dy Shtete (Izrael dhe Palestinë – shën. përkth.), pavarësisht se ato i siguruan fitoren e zgjedhjeve. […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv