Arkiva

  • RUSI – Lavrov: Tërheqja e armëve të rënda nga Kievi një bllof

    MOSKË, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Pretendimi i Kievit se Ukraina po i tërheq armët e saj të rënda nga lindja e vendit, si pjesë e marrëveshjeve të paqes të nënshkruara në Minsk, është një bllof i vërtetë, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në një komunikatë të shoqëruar me filmime, Moska shfaq sekuenca […]

  • “Time is Love” / Video-Arti prezanton dashurinë nëpërmjet trendit teknologji-media

    TIRANË, 21 Mars / ATSH – Projekti Ndërkombëtar  “Time is Love” është ekspozita e një cikli videosh artistike të realizuara nga artistë nga e gjithë bota,  të cilat të mbledhura nga kuratori franko-togolezë, Kisito Assangni  pasi janë shfaqur në disa nga shtetet më të mëdha në botë, kanë mbërritur  së fundmi në Galerinë Zeta në kryeqytet […]

  • Lang: SHBA synon integrimin e Ballkanit në NATO, përfshirë Kosovën dhe Serbinë

    PRISHTINË, 21 Mars/ATSH/.- “SHBA synon integrimin e gjithë kombeve ballkanike në NATO, përfshirë Kosovën dhe Serbinë”. Kështu deklaroi sot diplomati amerikan Scott Lang, para studentëve të Fakultetit për Shkenca Politike dhe Diplomaci të Universitetit AAB, në ligjëratën me temë “Politika e jashtme amerikane”. Ai theksoi se SHBA po ndjek me vëmendje dialogun ndërmjet Kosovës e […]

  • SOFT NEWS – Merkel për Pashkë? Sërish në Ischia!

    ISCHIA (Napoli), 21 mars /ATSH-ANSA/ – Do të ”rinovohet” edhe këtë vit takimi vjetor mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ishullit Ischia (Napoli) me rastin e Pashkëve, kur gruaja më e fuqishme e botës do të mbërrijë atje më 4 prill dhe do të qëndrojë një javë. “Jemi të lumtur që kancelarja zgjodhi sërish ishullin […]

  • Për Gjirokastrën, thesarin e trashëgimisë kulturore, më shumë investime se 20 vite bashkë

    GJIROKASTER, 21 Mars/ATSH/-Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, deputetë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe përfaqësues të pushtetit lokal, ishte sot në Gjirokastër ku inspektoi ecurinë e disa projekteve të rëndësishme për qytetin, në kuadër të projektit “Rilindje e Qyteteve”. Kryeministri Rama inspektoi punimet për ndërtimin e Parkut […]

  • STAMBOLL – Lideri i burgosur kurd Oçalan kërkon paqe me Turqinë

    STAMBOLL, 21 mars /ATSH-DPA/ – Lideri i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Oçalan u bëri thirrje sot të gjithë mbështetësve të partisë së tij që të kërkonin paqe me Turqinë. Me rastin e Novruzit, Vitit të Ri kurd, Oçalan deklaroi me anë të një mesazhi se kishte ardhur koha t’i jepej […]

  • Kuvend/ Nis mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

    TIRANË, 21 Mars/ATSH/- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh pak minuta më parë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së dy deputetëve të Kuvendit, Tom Doshi dhe Mark Frrokut. Deputeti Tom Doshi mbërriti rreth orës 17.05 në selinë e Kryesisë së […]

  • “Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi” në Muzeun Historik

    TIRANË, 21 Mars / ATSH/ – “Sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi”, ishte ekspozita e çelur së fundmi në Hollin e Muzeut Historik Kombëtar nga Ambasada Turke në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin Junus Emre,dhe me mbështetjen e Ministrisë Turke të Kulturës e Turizmit dhe Muzeut Historik Kombëtar Shqiptar, Personalitete të politikës dhe […]

  • Opinione- Rikthimi i Listës Serbe në institucionet e Kosovës

    PRISHTINË, 21 Mars/ATSH/.- Rikthimi i Listës Serbe në institucionet e vendit vazhdon të mbetet i paqartë dhe problematik për fazën nëpër të cilën pritet të hyjë Kosova. Ndonëse qeveria nuk e sheh problematike këtë forcë politike, opozita dhe shoqëria civile vlerësojnë se vetëm themelimi i saj, që nga fillimi ka qenë problematik dhe me elemente […]

  • EGJIPT – Të paktën 12 të vdekur pas një aksidenti rrugo

    KAJRO, 21 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën 12 persona humbën jetën sot kur autobusi me të cilin udhëtonin ra nga një urë në Giza, pranë Kajros, njoftoi Ministria egjiptiane e Shëndetësisë. Fillimisht u njoftua për 35 të vdekur, në aksidentin që shkaktoi edhe 14 të plagosur. Viktimat ishin punonjës të kompanisë së njohur të ndërtimit […]

  • Bisedimet për sistemin atomik të 
    Iranit, Kerry: Kemi ende dallime

    Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se megjithëse është arritur “progres” në bisedimet me Iranin për programin e tij atomik, ende ka “dallime” të rëndësishme.
     
    “Gjatë disa muajve të kaluar P5+1 ka bërë progres të rëndësishëm, kah qëllimi fundamental, megjithatë mbeten dallime të rëndësishme”, tha John Kerry 

  • Aksident automobilistik në
    Egjipt, shënohen mbi 12 viktima

    Si rezultat i rënies në kanal të një autobusi udhëtarësh në Egjipt kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Husam Abdulgaffar, në një deklaratë për gazetarin e AA theksoi se sipas të dhënave paraprake në aksident kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

  • Administrata fiskale, kontroll të gjithanshëm tregut të hidrokarbureve

    TIRANE, 21 Mars/ATSH/- Ministria e Financave dhe Administrata Fiskale kanë filluar një veprim të përbashkët në sektorin e hidrokarbureve. Ky veprim, pjesë e marrëveshjes së përbashkët, të nënshkruar ditë më parë mes Shërbimit Doganor Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, do të fokusohet në një kontroll të plotë ligjor për të gjithë tatimpaguesit e […]

  • Rinis pyllëzimi me pisha në rrethin e Pukës

    TIRANË, 21 Mars /ATSH/ – Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministria e Mjedisit nisi sot mbjelljen e 30 mijë fidanëve pisha në rrethin e Pukës. Projekti vjen pas 24 vitesh shkatërrim mbi kurorën e gjelbër të qytetit. Sipas kreut të Shërbimit Pyjor në Pukë, ky projekt do të këtë impakt të jashtëzakonshëm, ndërsa theksoi se është […]

  • SHBA – Obama: Republikanët të konfirmojnë emërimin e ministres së Drejtësisë

    UASHINGTON, 21 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama u kërkoi sot me këmbëngulje senatorëve republikanë emërimin si ministre të Drejtësisë të Loretta Lynch 55 vjeçe, në vend që ta mbanin peng për shkaqe politike. “Nuk mund të mbahet peng një ministër drejtësie i emëruar për shkak të problemeve të tjera”, theksoi dje presidenti amerikan […]

  • GREQI – Cipras: Masat shtrënguese ekonomike morën fund

    ATHINË, 21 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Negocimi politik ishte çelësi për të rivendosur në binarë marrëveshjen me partnerët, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras në deklaratën pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel. ”Përpjeket e qeverisë u kurorëzuan me sukses. Masat shtrënguese ekonomike morën fund”, deklaroi Cipras. Kryeministri vuri në dukje se nuk ekziston më i […]

  • Komisioneri Hahn të hënën në vizitën e tij të parë në Shqipëri

    TIRANE, 21 Mars/ATSH/- Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn do të vizitojë Tiranën më 23 dhe 24 mars 2015 për t’u takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe për të marrë pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit tëLartë midis BE-së dhe Shqipërisë. Dialogu i […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv