Arkiva

  • Xherdan Shaqiri do të bashkohet një ditë me përfaqësuesen e Kosovës

    TIRANE, 7 mars /ATSH/. – Xherdan Shaqiri aktualisht është njëri nga futbollistët kryesore të përfaqësueses së Zvicrës. Por, lojtari i Interit mund ta braktisë ekipin aktual për Kosovën, shkruan gazeta Express. Mesfushori me prejardhje nga Zhegra nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në UEFA dhe FIFA. […]

  • Europa League- Programi i ndeshjeve vajtje për të 8-tat e finaleve

    TIRANE, 7 mars /ATSH-AFP/. – Programi i ndeshjeve vajtje per te 8-tat e finaleve te Europa League eshte: E enjte, 12 mars: (18.00) Zenit Saint-Pétersbourg (RUS) – Torino (ITA) (19.00) Wolfsburg (GJER) – Inter Milano (ITA) Dniepropetrovsk (UKR) – Ajax Amsterdam (HOL) FC Bruges (BEL) – Besiktash (TUR) (21.05) Everton (ANG) – Dinamo Kiev (UKR) […]

  • Veliaj: Arsimi, arma për të ndryshuar botën

    TIRANË, 7 Mars /ATSH-Z.Tosku/- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka uruar festën e mësuesve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Veliaj ka uruar arsimtarët në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet një shprehje të Nelson Mandeles: “Arsimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën” , shkruan ministri i Mirëqënies Sociale dhe […]

  • Kur 8 marsi, u bë dita ndërkombëtare e gruas

    TIRANE, 8 Mars/ATSH/ – Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen […]

  • Kosovë, një komision parlamentar viziton Luginën e Preshevës

      PRISHTINË, 7 Mars /ATSH/.- Një Komision i Kuvendit të Kosovës, ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, do të vizitojë Luginën e Preshevës, në 9 dhe 10 mars. “Me këtë rast, ky Komision do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga, Jonuz Musliu, me kryetarin e Komunës së […]

  • Shërbimi postar me ligj të ri

    TIRANË, 7 Mars/ATSH/.- Shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë do të funksionojnë sipas një ligji të ri, i përcjellë së fundi për shqyrtim në parlament, nga Këshilli i Ministrave. Pr/ligji synon të përcaktojë rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare, rregullat për sigurimin dhe financimin e shërbimit universal postar në një treg konkurrues dhe […]

  • 7 Marsi-Nishani: Të zhvillojmë personalitetin e mësuesit

    - Presidenti i Republikës mesazh urimi për mësuesit – TIRANË, 7 Mars/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, iu drejtua sot me një mesazh urimi gjithë edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. “Në përkujtim të festës së 7 Marsit që është e dashur për të gjithë ne shqiptarët dhe që […]

  • Al-Azhar: Shkatërrimi i trashëgimisë irakiane krim kundër mbarë botës

    KAJRO, 7 MARS /ATSH-AFP/ – Al-Azhar, një prej institucioneve më prestigjioze të islamit sunit, që ndodhet në Egjipt, dënoi dje shkatërrimin nga grupi i Shtetit Islamik të qytetit antik të Nimrudit në veri të Irakut duke kërkuar zhdukjen e këtij grupi xhihadist. “Kjo që organizata terroriste Daech (një akronim i Shtetit Islamik në arabisht) është […]

  • Rusi, ndalohen dy persona për
     vrasjen e opozitarit Nemtsov 

    Dy persona të dyshuar janë arrestuar lidhur me vrajsen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, i cili është vrarë më 27 shkurt në Moskë. Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), Aleksandar Bortnikov, tha se Anzor Kubashev dhe Zaur Dadayev, janë arrestuar si “të dyshuar se kanë kryer krim”.
    Rusi, vritet kundërshtari i Putin lideri i opozitës Boris Nemtsov  Kam frikë se Putini do më vrasë: Rrëfimi i Nemstov para vdekjes  VIDEO/ Ja momentet e fundit para vrasjes së opozitarit Boris Nemtsov

  • Kryeministri Rama uron mësuesit për festën e 7 Marsit

      TIRANË, 7 Mars/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama uron sot të gjithë mësuesit anembanë Shqipërisë me rastin e festës së 7 Marsit. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shprehet “gëzuar ditën e tyre të shënuar të gjithë mësuesve të Shqipërisë!”. Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe, që u çel në […]

  • Elbasan- Sekuestrohen municione, arrestohet 53-vjecari

    ELBASAN , 7 Mars  / ATSH-Miranda Sadiku/ –  Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë Ushtarake të Uzinës së Mjekësit, kane arrestuar në flagrancë 53- vjeçarin Fatmir Zaim Lushaj, me detyrë supervizor në Uzinën e Mjekësit. 53 vjeçarit, i lindur në Vlorë dhe banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” të […]

  • Itali – Pipo Inzaghi dëshiron të qëndroje sa më gjatë në drejtimin e AC Milanit

    TIRANE, 7 mars /ATSH/. – Trajneri i Milanit, Pippo Inzaghi, ka deklaruar se ai është personi i duhur për ta rikthyer Milanin e dikurshëm aty ku i takon dhe se dëshiron të mbetet në këtë skuadër edhe për 20 vite të tjera. “Do të doja të drejtoja AC Milanin edhe për 20 vite dhe unë jam […]

  • Itali – Lega do të japë 5 milion euro për të ndihmuar Parmën

     TIRANE, 7  mars /ATSH-AFP/. – Liga profesioniste e futbollit italian (Lega), ka votuar te premten ne favor te nje huaje prej 5 milione euro klubit te Parmes, qe ndodhet ne veshtiresi financiare, ne menyre qe te vazhdoje kampionatin. “Ne vendosem qe te luajme” te dielen ndaj Atalantës, u shpreh ne mbremje vone kapiteni i ekipit,  Alessandro Lucarelli, […]

  • Greqi, Qeveria kërkon bisedime të nivelit të lartë me institucionet evropiane

    ATHINË, 7 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Qeveria kërkoi, me depozitimin e propozimit të reformave prej shtatë pikash, hapjen e bisedimeve të nivelit të lartë me institucionet evropiane përsa i përket arritjes të marrëveshjes së ardhshme, njoftuan dje në mbrëmje burime qeveritare duke iu referuar tezave të qeverisë dhe letrës së dërguar presidentit të eurogrupit,  Jeroen Dijsselbloem nga […]

  • Barcelona – Mesfushori Xavi drejt Katarit?

     TIRANE, 7 mars /ATSH/. – Mesfushori Xavi Hernandez pritet të largohet nga Barcelona në fundit të sezonit, edhe pse ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2016. Dhe Xavi karrierën e tij pritet që ta vazhdojë në Katar, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca. Sipas kësaj gazete, Xavi ka marrë një ofertë të majme nga një […]

  • Vlorë- Reshjet e shiut, përmbyten përkohësisht toka bujqësore në Novoselë

    Vlorë, 7 mars/ATSH-Harilla Koçi/.- Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë dy ditëve të fundit shkaktuan përmbytjen e përkohshme të rreth 300 hektarëve tokë bujqësore në komunën e Novoselës (Vlorë), ndërkohë që rritën ndjeshëm nivelin e ujrave në lumin Vjosë. Drejtori i Bordit të Kullimit të Qarkut të Vlorës, Apostol Qirko, tha për ATSH-në se, […]

  • Bamako, katër të vdekur pas një sulmi terrorist në një restorant

    BAMAKO, 7 mars /ATSH-AFP/ – Dy evropianë, një prej të cilëve francez dhe një belg dhe dy malianë u vranë në mesnatë pas një sulmi kundër një restoranti në Bamako, sipas policisë dhe një burimi spitalor. ”Presidenti francez, François Hollande dënon ashpër këtë atentat terrorist të kryer në Bamako dhe do t’i ofrojë ndihmën e […]

  • Rehabilitimi i kafshëve të egra të kapura joligjërisht, sot i pamundu

    TIRANË, 7 Mars / ATSH – N.Lena/ – Gjuetia e kafshëve të egra për konsum të mishit si dhe kapja e tyre për t’u përdorur si kafshë kafazi për vizitorët, është një problem shqetësues pë faunën shqiptare. Nga drejtoria e shërbimit pyjor në Lushnje, e cila është shumë aktive në ruajtjen e florës dhe faunës […]

  • Cikli i debateve publike “XENOS-Të jetosh e punosh në diversitet”, nis nga Vlora

    VLORË, 7 Mars/ATSH-Harilla Koçi/.-Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, startoi të premten iniciativa “XENOS-Të jetosh e punosh në diversitet”, organizuar nga Fate Velaj, këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane dhe me praninë e Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv