Arkiva

  • Franca duket se vërtëtë nuk po gjen paqe. Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Strasburgut. Një tren i shprejtësisë së lartë ka dalë nga shinat duke lënë të vdekur në vend 5 të vdekur raportojnë mediat franceze. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e mesditës ndërkohë që dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
  • Armiku në shtëpi! Kush e ka radhën tani?

    Ulërima “Allahu Akbar” dhe sulmi që përgjaku Parisin tregon se terrori islamik ka mbërritur tanimë në shtëpinë tonë. Siguria e vendeve europiane tregon që nuk jemi aspak të mbrojtur nga sulme të tilla.

  • Para sallës së koncerteve ”Bataclan”
     emocion dhe tmerr pas kasaphanës

    Të shtangur, pa fjalë. Disa parizianë të pranishëm mëngjesin e sotëm në afërsi të sallës së koncerteve ”Bataclan” mundoheshin të rikrijonin skenën e dhunshme të atentatit, që u kthye në masakër mbrëmjen e djeshme.

  • Vodeolajm/ Shokuese, ja pamjet
    nga masakra në sallën e Bataclan

    Eshtë shokuese të shohësh këto momente të filmuara pas momentit të masakrës në brendësi të sallës së koncerteve Bataclan ku performohej muzike rock Aty sulmues qëlluan me armë duke shënuar në mesin e qytetarëve të pafajshëm artdashës me dhjetëra viktima.

  • Vlahutin: Ngjarja në Francë, tronditëse

    TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, shprehu sot ngushëllimet për popullin francez. Kryediplomatja e BE-së, mori pjesë në panairin e librit që ka hapur dyert këtë javë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku tha se librat janë pjesë thelbësore e asaj që na bën të qytetëruar. “Ngushëllimet tona për […]

  • Përkujtohet 71 vjetori çlirimit -Dako: Durrësi po ecën me ritme të shpejta zhvillimi

    TIRANË14 Nëntor /ATSH/ -Bashkia e Durrësit ka organizuar ceremoninë solemne  me rastin e 14 Nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në vitin  1944. Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, prefekti Roland Xhelilaj, deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu, kreu i organizatës […]

  • Kronologji – Datat kryesore të
    ndërhyrjes franceze kundër ISIS-it

    Franca është goditur mbrëmë nga sulmet më tragjike në historinë e saj, të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS), si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore kundër ISIS-it, që prej shtatorit të vitit 2014 në Irak dhe prej dy muajsh në Siri.

  • Carlo Tavecchio: Një minutë heshtje në të gjitha aktivitetet sportive

    TIRANE, 14 Nentor ATSH-ANSA/. – Presidenti i Federates Italiane te Futbollit (Figc), Carlo Tavecchio, pas kerkeses se presidentit te Komitetit Olimpik Nderkombetar (Coni), Giovanni Malagò, ka vendosur qe te mbahet nje minute heshtje ne te gjitha aktivitetet sportive te planifikuara per ne fundjave, ne kujtim te viktimave te akteve terroriste ne Paris. Ne Serine A, ne Ligen Kombetare te […]

  • Julio Iglesias : Nuk ka padrejtësi më të madhe se sa humbja e njerëzve në ngjarje të tilla

    Tiranë,  14 Nëntor/ATSH/- Këngëtari më famë botërore  Julio Iglesias duke shprehur trishtimin për ngjarjet  e ndodhura të  premten në mbrëmjë në Paris, shkruante sot  në faqen e tij në Facebook, “Franca ime e  dashur, Parisi im i dashur, ndihem i trishtuar, shumë i trishtuar për ngjarjet e  orëve te fundit . Jeta me të gjitha […]

  • Në 2016, rritja ekonomike në vend rreth 3.5 %

    TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Qeveria planifikon një rritje ekonomike prej rreth 3.5 %. Sipas burimeve nga ministria e Financave, ekonomia shqiptare gjatë vitit 2015 ka treguar shenja të qarta rigjallërimi dhe pritet që edhe në vitet në vijim të kete ritëm rritjeje pozitive. “Ka filluar një rritje e ekonomisë shqiptare, e cila i ka të gjitha […]

  • Teatri Kombëtar dhe teatrot e Rumanisë- Aktorja Maia Morgenstern hap rrugë të reja bashkëpunimi

    TIRANË, 14 Nëntor / ATSH / Në sallën e Teatrit Kombëtar do të jetë e pranishme sot në mbrëmje (ora 19:00), për të ndjekur shfaqjen “Spiuni i Ballkanit” një mikeshë speciale e artit, siç është aktorja rumune mjaft e njohur edhe në arenën ndërkombëtare, Maia Morgenstern. Aktorja Maia Morgenster, e cila është cilësuar për vlerat e […]

  • Fotolajm/ Rradhë të gjata
    për të dhuruar gjak në Paris

    Rradhë të gjata njerëzish janë formuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë viktimave që kanë nevojë për gjak. Shumë prej tyre kanë publikuar foto në rrjetet sociale  dhe informacione për spitalet ku ka nevojë për gjak. Ata kanë përdorur hashtag  #dondusang.

  • Sulmi,liderët botërorë në këmbë
    Papa e Valls:Jemi në gjëndje lufte

    Nga anë e mbanë botës ka pasur reagime pas sulmeve terroriste në Francë.

  • Rrënqethëse! Rrëfimi i të mbijetuarit:
    Si më shpëtoi telefoni nga plumbat

    Francezi Sylvestre i është mirënjohës telefonit të tij, që i shpëtoi jetën gjatë sulmeve në Paris. Mund të duket e çuditshme, por e vërtetë. Sylvestre tregon se ai ishte jashtë Stade de France, kur dëgjoi shpërthimin gjatë ndeshjes mes Francës dhe Gjermanisë. Ai thotë se ishte telefoni i tij qe i shpëtoi kokën, pasi e përdori atë për t’u mbrojtur. 

  • Fotolajm/ ISIS merr “peng”
    presidentin francez Hollande

    Në rrjetin social Twitter është duke qarkulluar një foto montazh publikuar nga ISIS ,ku shihet presidenti frances i zënë peng. Ndër të tjera thuhet se do të jetë presidenti viktima e radhës. Shteti Islamik ka nisur një fushatë në rrjetet sociale duke festuar vuajtjet e viktimave francez.

  • Sulmet në Paris, Evropa nën
    alarm, shtohet siguria e kontrollet

    Mbas sulmeve në Paris shumë shetet europiane vihen nën alarm.Një terminal në aeroportin e Gatewick-ut në Londër u mbyll për shkaqe sigurie dhe ka raportime që flasin për arrestimin e një personi me një çantë të mbushur me lëndë shpërthyese. Mediat britanike bëjnë me dije  se pasagjerët po evakuohen nën reshjet e shiut.

  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan 10 çmime në 10 vjetorin e krijimit

      PRIZREN, 14 Nëntor /ATSH/.-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në 10 vjetorin e tij ndau 10 çmime në një veprimtari të organizuar në qytetin e Prizrenit, me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare. Në një ceremoni ku ishin edhe ish presidentët Alfred Moisiu e Fatmmir Sejdiu, si dhe ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, […]

  • Nis puna për pastrimin e mbetjeve në brigjet e liqenit Kukës-Fierzë

    TIRANË, 14 Nëntor /ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe AdZM e qarkut Kukes, në bashkepunim me shoqatën “Mbrojtja e Mjedisit” dhe bashkinë e këtij qyteti e me mbështetjen e The Drin Core Grup (DSC), Global Water Partnership Mediterranean (GWP-Med), ka nisur punën për pastrimin e mbetjeve të ngurta ne pikat më […]

  • NBA – Rezultatet e kampionatit amerikano-verior të basketbollit

    TIRANE, 14 Nentor /ATSH-AFP/. – Rezultatet e kampionatit amerikano-verior te basketbollit (NBA) jane: E premte: Dallas – LA Lakers 90 – 82 Boston – Atlanta 106 – 93 New York – Cleveland 84 – 90 Toronto – La Nouvelle-Orleans 100 – 81 Sacramento – Brooklyn 111 – 109 Denver – Houston 107 – 98 Chicago […]

  • AKB shpall konkurs për logon e Via Egnatia

    TIRANË, 14 Nëntor /ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Bregdetit organizon konkursin për logon e Via Egnatia. Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë studentë të degës arkitekturë, design dhe art. Të gjithë pjesëmarresit do të krijojnë koncepte origjinale për logon identifikuese të Via Egnatia. Kjo është një tjetër iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pas […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv