Arkiva

  • -Ngjarja e ndodhur në janar të 2014-ës- TIRANË, 25 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sektori Kundër Krimeve të Rënda, pas një hetimi intensiv disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Seksonin e Operacioneve Speciale & Kerkimit, arrestoi shtetasin Tatjan Ramazan Gjashta, 33 vjec, banues në Tiranë. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se më datë […]
  • Panairi Agrobiznesit nën moton “Konsumo prodhime shqiptare”

    TIRANE, 25 Shtator/ATSH/- Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Komunat e Kosovës, Maqedonisë , Preshevës dhe Aleancës së Biznesit Kosovarë, çelën sot paradite, në rrugën Murat Toptani, Tiranë, (Pedonalja) , Panairin “Agrobiznes 2014”. President i KASH-it,  Enver Ferizaj, në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast u shpreh se, “vjeshta është […]

  • Beci: Financim i kontrollit mjekësor bazë për popullatën 40 – 65 vjeç

    - Zhvillohet në Tiranë forumi ballkanik “Financimi dhe sfidat e sistemeve të kujdesit shëndetësor” - TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.- Forumi i 8-të Ballkanik i institucioneve të sigurimeve shëndetësore publike, me temë “Financimi dhe sfidat në sistemet e kujdesit shëndetësor për rajonin e Ballkanit”, nisi sot punimet në Tiranë. Në forumin e organizuar nga Fondi i Sigurimit […]

  • Braçe: Të prishen kontratat me koncesionaret që nuk sjellin efekte pozitive në buxhet

    TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.- Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi sot në Kuvend prishjen e kontratave me kompanitë koncesionare të pullave fiskale dhe markimit të karburanteve, të cilat nuk kanë sjellë efekte pozitive në buxhetin e shtetit, përkundrazi janë bërë një barrë për të. Braçe tha se këtë kontrata, që janë lidhur nga […]

  • Ministri Naço takon ambasadorin Fitoussi: Vlerësimi i gjyqtarëve sipas modelit francez

    Ministri i Drejtësisë takim me Ambasadorin e ri francez, Bernard Fitoussi TIRANË, 25 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Implementimi i modelit francez në vlerësimin e punës së gjyqtarëve, është një nga idetë më të reja të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, i cili priti të enjten në një takim ambasadorin e ri të Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi. […]

  • Kuvendi miraton me 76 vota ndryshimet në buxhet

    TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.-Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 76 vota aktin normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014. Ky akt synon arritjen e tre objektivave të rëndësishëm. Ai zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliardë leke; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm […]

  • Airbus A320Neo kryen fluturimin provë

    TULUZ, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Airbus A320Neo, version i riprodhuar i avionit për transport i përdorur për distanca të mesme nga prodhuesit evropianë, u ngrit sot në mesditë nga aeroporti i Tuluz-Blagnac (jugperëndim), për fluturimin e tij të parë provë, tha një gazetar. Fluturimi i parë, që do të zgjasë pak a shumë dy orë, është […]

  • Ministri Tahiri: Shtimi i buxhetit, rrit sigurinë për qytetarët

    TIRANË, 25 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Rritja e buxhetit për Ministritne e Punëve të Brendshme është një rezultat historik i cili rrit forcën e Policisë së Shtetit në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët, tha të enjten gjatë punimeve në seancën plenare te Kuvendit ministri i Punve të Brendshme, Saimir Tahiri. Duke folur për rishikimin e […]

  • Itali, alarm për bombë në bashkinë
    e Milanos, evakuohet dhe Pisapia

    Në bashkinë e Milanos është dhënë alarmi për prezencën e një bombe në brendësi të ndërtesës. Policia ka rrethuar zonën ndërsa raportohet nga mediat italiane se është evakuuar nga ndërtesa dhe kryetari i bashkisë.

  • Haxhinasto: Me fondet e rishikimit të buxhetit synohet infrastrukturë bashkëkohore

    TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, theksoi sot në Kuvend se me mbështetjen e aktit normativ për rishikimin e buxhetit të 2014, do të garantojmë një rritje edhe më të dukshme vitin e ardhshëm duke sjellë një infrastrukturë të standardeve bashkëkohore në Shqipëri, duke i shërbyer më mirë qytetarëve të vendit. […]

  • Rishikimi i buxhetit, Veliaj: Prioritet pagesat për personat në nevojë

    TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.- Nga rishikimi i buxhetit të vitit 2014 ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise do të përfitojë rreth 43 milion dollarë. Këto para do t’i shtohen kryesisht fondeve për likujdimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike, por dhe institucioneve të kultit. Ministri i Mirëqënies […]

  • Specialistët italianë pro ndërtimit të pistës së atletikës në “Arena Elbasani”

    ELBASAN, 25 Shtator / ATSH-Miranda Sadiku/. – Stadiumi “Arena Elbasani” ka hyrë në fazën përfundimtare të punimeve, ndërsa paralelisht me të po shihet mundësia  për ndërtimin e pistën së atletikës. Më nga afër stadiumin e kanë vizituar edhe specialistë të kompanisë italiane “Mondo”, që është e specializuar në ndërtimin e pistave të atletikës. Përfaqësuesi i kompanisë […]

  • Milanoviç: BE-ja të bëjë hapa më të guximshëm drejt Ballkanit

    ZAGREB, 25 shtator /ATSH-HINA-MIA/ – Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç vlerësoi se Bashkimi Evropian duhet të përparojë në mënyrë më të guximshme drejt vendeve të Ballkanit. Milanoviç vlerëson se kjo është gjeopolitiksht e nevojshme dhe një mjet efikas për qetësimin e të gjitha llojeve të tensioneve në këto hapësira. “Nuk kemi ambicie të jemi të ashtuquajtur […]

  • Të mëdhenjtë e Spanjës me mendjen nga ndeshjet e Ligës së Kampioneve

    TIRANË, 25 shtator /ATSH-AFP/. - Celta Vigo, e pamundur kete sezon, synon te konfirmoje paraqitjen e saj te kenaqshme te premten ne Elche ne ndeshjen e hapjes se javes se 6-te te kampionatit te Spanjes, nderkohe qe FC Barcelona, Real Madrid e Atletico do te ballafaqohen te shtunen me tre ekipe qe jane ne pozita te mira ne klasifikim. […]

  • Indi, sonda ”Mangalyaan” transmeton fotot e para nga Marsi

    NJU DELHI, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Një sondë indiane, me kosto të lirë, transmetoi fotot e para nga Marsi duke treguar sipërfaqen e saj të çarë nga krateret, imazhe që do të riforcojnë krenarinë e Indisë, vendi i parë i Azisë që mbërriti dje në Planetin e Kuq. Një prej fotove u postua sot në rrjetin social ”Facebook” nga agjencia hapësinore […]

  • Rishikimi i buxhetit, Cani: Jemi optimistë për gjallërimin e ekonomisë

      TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh sot optimist në Kuvend për gjallërimin e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se rritja ekonomike po jep reagim pozitiv nga tremujori në tremujor. “Ne jemi optimistë se situata e përgjithshme po ndryshon. Po shohim një ekonomi shqiptare që ka nisur të japë shenjat e gjallërimit, ndërsa […]

  • Lezhë, arrestohet 22-vjeçari me lëndë narkotike

    LEZHË, 25 Shtator/ATSH-Gaspër Marku/ - Një 22-vjeçar, banues në lagjen Nr.5 Sanxhak të Kurbinit, u arrestua sot nga forcat e policisë së Drejtorisë se Policisë te Qarkut Lezhë. Burime zyrtare nga kjo drejtori bëjnë të ditur për ATSH-në se ka qënë Seksioni Kundër Narkotikeve që bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Uka. Sipas zëdhënëses Hike Cara, […]

  • Një zbulim në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    TIRANË, 25 Shtator / ATSH – N.Lena/ –  Shkrimi i librit më të vjetër në gjuhën shqipe ende nuk ka një përcaktim të saktë kohor. Deri tani është mbajtur “Meshari” i Buzukut që daton në mesin e shekullit XVI. Por, ne një studim i fundit i profesorëve Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e […]

  • Rama: Në Kuvend për rritjen e parë të buxhetit brenda vitit

    TIRANË, 25 Shtator /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në rrjetin social “Twitter” mbi seancën e Kuvendit ku do të diskutohet rritja e parë e buxhetit brenda vitit, pas 5 vitesh që buxheti rishikohej me ulje. “Në Kuvend për rritjen e parë të buxhetit brenda vitit, pas pesë vjetësh që buxheti rishikohej vetëm […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv