Arkiva

  • Danezët i thanë sot JO me referendum ligjeve të BE-së në fushën e Drejtësisë dhe Politikbërjes. Qeveria daneze e qendrës së djathtë, e mbështetur nga opozita, dëshiron të braktisë legjislacionin që e mban atë jashtë çështjeve të brendshme të BE-së, që hyri në fuqi në vitin 1993. 
  • Avioni, shkrihet akulli mes Rusisë
    dhe Turqisë, takohen dy ministrat

    Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ai i Turqisë janë pasur për herë të parë kontakt ballë për ballë që pas rrëzimit të avionit. Sergei Lavrov u takua me homologun e tij, Mevlut Cavusoglu gjatë konferencës së OSBE-së, e cila u zhvillua në Beograd. Mes tyre nuk pati shkëmbim fjalësh, por vetëm shtrëngim duarsh.

  • Kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë!

    Në Kuvendin e Serbisë, përveç dy deputetëve shqiptarë atje, nuk kishte asnjë deputet që ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Po ashtu, asnjë ministër a zëvendës-ministër në Qeverinë e Serbisë nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës shumica e deputetëve, për shkak të koalicionit PDK-LDK-Srpska, janë për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë.

  • Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet në te

    Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë

  • “Politika sovranizuese e betejës opozitare”

    Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.

  • Jemi me Albinin

    Albini na bëri sërish bashkë, pasi ai përherë i bashkon shqiptarët, i bashkon pasi ka kurajon, vetëdijen dhe largëpamesinë të bërtasë fort të vërtetën që gjithe bota di, që ne jemi bij të një Nëne, të Shqiperise.

  • Fjalimi i plotë në shqip i sekretarit
    amerikan John Kerry në Kosovë

    Ju faleminderit shumë për këtë mikpritje kaq të ngrohtë dhe bujare këtu. Po i shoh gjithë këto shenja, flamuj. E pash edhe posterin, i cili dukej aq fuqishëm, aq impresiv. Dhe, po ashtu, Gardën e Nderit kur erdha, dhe me të vërtetë është shenjë e miqësisë dhe respektit, dashurisë për vendin tonë. Prandaj, jam shumë mirënjohës për gjithë këto gjeste.

  • Obama: SHBA e mbrojtur nga sulmet
    terroriste, ai i Kalifornisë jo nga ISIS

    Presidenti Amerikan tha gjatë një konference këtë të enjte lidhur me ngjarjen në Kaliforni se është i bindur se SHBA është e mbrojtur nga çdo sulm terrorist e për më tepër nga ISIS. Presidenti tha se të gjithë qytetarët do të jenë dyfish të mbrojtur gjatë gjithë ditëve të pushimit për festat.

  • VIDEO/ Polici qetëson qytetarët në
    panik: Do ta marr un plumbin për ju

    Polici qetëson qytetarët duke i marrë përsipër vetë plumbat... Situata është disi heroike me hero këtë polic i cili ka qetësuar qyteatrët e qëndrës tregtare në San Bernardino në Kaliforni ku humbën jetën 14 njerëz nga sulmi terrorist.  VIDEO

  • Sulmi me 14 viktima në SHBA, mes
    tyre autorët e vrarë burrë dhe grua

    Policia në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka identifikuar dy nga sulmuesit e sulmit me armë në San Bernadino. Ata janë 28-vjeçari Syed Farook dhe 27-vjeçarja Tashfeen Malik, të dy të vrarë nga policia. 14 janë viktimat e këtij sulmi me armë si dhe 17 të tjerë të plagosur.

     

  • Parlamenti britanik miraton
    sulmet kundër terroristëve të ISIS

    Parlamenti britanik autorizon sulmet ajrore kundër rebelëve të shtetit islamik. 397 deputetë kanë votuar pro sulmeve kundër shtetit islamik dhe celulave të tij ndërsa 223 deputetë të parlamentit e kanë kundërshtuar këtë gjë. 

  • SHBA, sulm i përgjakshëm në
    Kaliforni, 14 persona të vdeku

    ​Autoritetet amerikane raportojnë se 14 persona kanë mbetur të vdekur dhe17 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në San Bernardino në Kaliforni. Policia ka konfirmuar se rreth orës 11:30 me orën lokale ka një agresor në zonë. Dyshohet se autorët e masakrës janë tre persona të veshur me uniformë ushtarake dhe të maskuar.  FOTO

  • Prodi: Një Evropë pa Serbinë dhe
     pa Shqipërinë nuk është Evropë

    "Një Evropë pa Ballkanin, pa Serbinë dhe pa Shqipërinë nuk është Evropë". Kjo është deklarata që vjen nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi.

  • Rusia: Kemi prova, Turqia tregti të
    paligjshme nafte me Shtetin Islamik

    Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe familja e tij, janë të përfshirë në tregtinë e paligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik. Gjatë një konference për media të mbajtur në Moskë, zyrtarët rusë kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes di tre rrugët përmes të cilave nafta dërgohet nga Shteti Islamik për në Turqi.
     

  • Mali i Zi, në NATO? Kërcënon
    Moska: Do ndërpresim projektet

    Rusia, do të ndërprersë projktet e përbashkëta me Malin e Zi, nëse anëtarësohet në NATO. Kështu ka deklaruar një senator rus, pas ftesës zyrtare të NATO-s për t'u anëtarësuar në Aleancën Euro-Atlantike.

  • Pro apo kundër sulmeve ajrore në
    Siri, parlamenti britanik vendos sot 

    Parlamenti në Britaninë e Madhe po diskuton për të mbështetur apo jo sulmet ajrore në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik. Vendimi do bëjë që Britania e Madhe të bashkohet me SHBA, Francën, Rusinë dhe vende të tjera që kanë nisur bombardimet kundër ISIS.

  • Donald kush? 

    Donald Tusk - president i Këshillit të BE-së prej një viti. Por ish-kryeministri polak ende nuk ndjehet mire brenda rolit të ri, thonë në Bruksel. Tusk më shumë hesht se sa jep tonin në krizat aktuale.

  • Itali, sekuestrohen 344 kg kokainë
    me vlerë rreth 70 milionë euro

    Policia e Reggio Calabrias, në jug të Italisë, njoftoi sot sekuestrimin e 344 kilogramëve kokainë të pastër me vlerë prej rreth 70 milionë eurosh. Droga u sekuestrua gjatë fundjavës në portin industrial e Gioia Tauros, në Kalabri, një prej portave kryesore hyrëse në Itali për trafiqe të ndryshme, sipas një komunikate të policisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv