Arkiva

  • Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Sazan Guri ka thënë sot se Tirana ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta. Nga muzeu arkeologjik i kryeqytetit Guri ka thënë se që në ditën e tij të parë në krye të bashkisë ai do të marrë masa për ruajtjen e hapësirave të gjelbërta.  VIDEO
  • Meta në Lezhë: Në dy vite cilësia
    e transformimit do jetë e prekshme

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka inspektuar punimet që po kryhen në urën e lumit Drin si dhe projektet e tjera të realizuara apo që janë në proces, të cilat kanë të bëjnë me rikualifikimin e lulishteve, mjediseve publikeve, sheshit kryesor të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të ri të Lezhës.  FOTO  VIDEO

  • Berat, Kasem Mahmutaj:Investimi 
     për Ishullin e Osumit i çuar dem

    Kandidati demokrat për kryetar bashkie për Beratin, Kasem Mahmutaj teksa zhvilloi një takim me banorët e lagjes Goricë e cilësoi të gabuar investimin e qeverisë për krijimin e ishullit të Osumit.  VIDEO

  • SHBA e mbështeti për Këlcyrën 
    PD do pakt me PS para zgjedhjeve

    Procesi i dekriminalizimit në prag zgjedhjesh është bërë objekti i replikave mes dy forcave më të mëdha politike në vend.

  • Zgjedhjet, Luzi me shumicën 
    PDIU jashtë tryezës së numërimi

    Pas disa orë diskutime në Komisionin Qendror të zgjedhjeve ku 6 anëtarët ishin krejtësisht të ndarë në qëndrimet e tyre për propozimet për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave, KQZ miratoi propozimin e kryetares Lefteri Luzi, i cili parashikon që anëtari i tretë t’i përkasë LSI dhe ai i katërt PR, sipas koalicioneve politike në këto zgjedhje.​Në këto kushte pritet që PDIU t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.  VIDEO

  • Rama në Cërrik prezanton kandidatin:
    Prioritet rruga që iu lidh me Belshin

    Kryeministri Edi Rama është ndaluar në Cerrik mesditën e sotme, ku ka prezanzuar kandidatin e koalicionit për Shqipërinë Europiane, Altin Toska. “Prioriteti ynë, shtoi Kryeministri, është të bëjmë rrugën që lidh Cërrikun me Belshin, sepse është një rrugë pa rrugë dhe ndërkohë, lidhja me rrugë do të bëjë që e gjithë kjo zonë të marrë një tjetër perspektivë dhe një tjetër energji."- tha Rama. 

  • Ministri Bushati zhvillon vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

    TIRANË, 2 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ .- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Suedisë, gjatë së cilës ai zhvilloi takime me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit suedez, Urban Ahlin, me ministren për Bashkëpunimin për Zhvillim Ndërkombëtar, Isabella Lövin dhe […]

  • Çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për shkencëtarin durrsak, Edor Kabashi

    DURRES, 2 Qershor /ATSH/. – Çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për vitin 2015 iu akordua këto ditë shkencëtarit shqiptar Edor Kabashi. Ky çmim iu dha 38-vjeçarit nga Durresi, pasi në sajë të punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amiotrofike Laterale)  ai u konsiderua si […]

  • Sport – Portieri Casillas kërkohet nga shumë klube evropiane

    TIRANE, 2 Qershor /ATSH/. – Portieri Iker Casillas, kapiteni i Real Madridit, ende nuk e ka të qartë se ku do të luaje ne sezonin e ardhshëm. Ai po pret që të bisedoje me trajnerin e ri dhe më pas të marrë një vendim, shkruan gazeta sportive spanjolle Marca. Reali është duke tentuar te transferoje […]

  • FOKUS – Turqia në zgjedhjet parlamentare si test edhe për Erdoganin

    STAMBOLL, 2 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria islamiko-konservatore në pushtet që prej 13 vjetësh duket favorite, por e dobësuar në zgjedhjet legjislative që do të zhvillohen të dielën në Turqi, prej të cilave presidenti Recep Tayyip Erdogan kërkon të përfitojë për të ushtruar pushtetin e tij të kontestuar në vend. Autor i një truku të madh zgjedhor, […]

  • Krujë, asgjësohen 1418 rrënjë kanabis sativa

    TIRANË, 2 Qershor /ATSH/ -Policia e Krujës ka asgjësuar 1418 bimë narkotike kanabis sativa, gjatë dy operacioneve të koduara “Kurcaj 2015 ” dhe “Malsi 2015”. Gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e martë në fshatin Kurcaj të komunës Nikël dhe në fshatin Shqezë të komunës Cudhi në rrethin e Krujës u gjetën dhe asgjesuan 14 […]

  • Malta përkrah integrimin e Kosovës në BE

    -Presidentja malteze, Marie-Louise Coleiro Preca, priti zëvendëskryeministrin e ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi- PRISHTINË, 2 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Presidentja malteze, Marie-Louise Coleiro Preca, ishte mikpritesja e radhës e zëvendëskryeministrit e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në Maltë. Presidentja e Republikës së Maltës tha se Kosova është një shtet që po dëshmon përkushtim […]

  • Sport – Tenis – Ana Ivanovic kualifikohet për në gjysmëfinalet e Roland-Garros

    TIRANE, 2 Qershor /ATSH-AFP/. –  Tenistja serbe, Ana Ivanovic, nr. 7 boteror, eshte kualifikuar per ne gjysmefinalet e turneut ne Roland-Garros, i pari ne Grand Chelem qe prej shtate vjetesh, pasi mundi te marten me dy sete (6-3, 6-2) ukrainasen Elina Svitolina, nr. 21 boteror. Ajo do te luaje te treten gjysmefinale ne Paris, ku ajo ka fituar titullin ne 2008 dhe humbi […]

  • Thaçi në Maltë, thellim bashkëpunimit ndërshtetëror në diplomacinë parlamentare

    /ATSH/- Zv/kryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ka vazhduar takimet bilaterale në Republikën e Maltës. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin e Maltës, An?lu Farrugia, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit […]

  • Kandidati i ri i PD për Këlcyrën
    me sloganin “Drejtimi i duhur”

    Duket se kandidati i ri i Pd për bashkinë e Këlcyrës ka të njëjtin slogan si Ps madje kjo shihet mjaft qartë edhe me postimet që i bën në rrjetin social Facebook.

  • Rama në Rrogozhinë:Nuredini 100%
    i majtë,me aleatët ndajmë përgjegjësi

    Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë Rrogozhinës Beqir Nuredini, i cili ka premtuar se do ta kthejë Bashkinë e Re në qendër të zhvillimit bujqësor, ekonomik e social. Kryeministri Edi Rama e cilësoi pritjen e madhe të qytetarëve si shenjë të pritjes me padurim që kanë qytetarët e Rrogozhinës për ndryshim. Ai vlerësoi kandidatin e propozuar nga aleati i tij në këto zgjedhje, PDIU, si kandidat që përfaqëson 100 përqind socialistët dhe gjithë aleatët.  VIDEO

  • Tragjedi në Kinë, mbytet anija me
    458 persona në bord,15 të shpëtua

    Një anije me 458 persona në bord është fundosur mbrëmjen e djeshme pas një stuhie të fuqishme

  • Lezhë, Fran Frrokaj: T’i japim fund 
    me votë sistemit mashtrues qeverisës

    Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet në Lezhë Fran Frrokaj gjatë takimeve me banorët e fshatit Gryk Lumi dhe Lagjes së "Kampit" në fshatin Shënkoll ka kërkuar nga banorët votë masive për t’i dhënë fund një sistemi qeverisje me një lum mashtrimesh që ka bërë e majta.

  • Kavajë, Kandidati Cara në Vorozen
    prezanton programin për bujqësinë

    Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie Kavajë Engjëll Cara, u takua me banorët e fshatit Vorozen. Në këtë takim ai prezantoi pikat e programit të tij për të ringritur bujqësinë e kësaj zone.  VIDEO

  • Londër, vdes ish-drejtuesi i partisë
    Liberal-Demokrate, Charles Kennedy

    Ish-drejtuesi i partisë Liberal-Demokrate në Britaninë e Madhe, Charles Kennedy, i cili ka shfaqur hapur kundërshtimin e tij për luftën në Irak në vitin 2003, vdiq papritur në moshën 55-vjeçare në shtëpinë e tij, njoftoi sot familja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv