Tragjedi në Kinë, mbytet anija me
458 persona në bord,15 të shpëtua

Një anije me 458 persona në bord është fundosur mbrëmjen e djeshme pas një stuhie të fuqishme. Qindra persona janë shpallur të humbur dhe vetëm 15 kanë mundur të shpëtohen ndërkohë 5 trupa të pajetë janë nxjerrë deri më tani.

Anija u përmbys në lumin Jangtze në provincën kineze Hubei ndërkohë vazhdon operacioni për shpëtimin dhe gjetjen e të tjerëve.

“Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut, që ende vazhdojr po pengojnë operacionin e shpëtimit”,- raportojnë mediat ndërkombëtare duke shtuar se mendohet se të gjithë personat në bord të jenë kinez.

Mes te mbijetuarave jane kapiteni i anijes dhe inxhinieri, qe pas ndalimit nga policia u morën ne pyetje. Ata deklaruan se anija ishte përmbysur dhe fundosur brenda pak minutash pas përfshirjes nga nje stuhi, teksa shumica e pasagjereve ishin ne gjumë. Nje pjesë e tyre mbeten te bllokuar poshtë saj pa mundur te dalin ne sipërfaqe.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje

Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje