Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Sazan Guri ka thënë sot se Tirana ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta. Nga muzeu arkeologjik i kryeqytetit Guri ka thënë se që në ditën e tij të parë në krye të bashkisë ai do të marrë masa për ruajtjen e hapësirave të gjelbërta

"Jo rastësisht kemi zgjedhur një zonë që është mozaiku i Tiranës ku 90 apo 95% e popullsisë të Tiranës nuk e njohin këtë vlerë të paçmuar që kemi ne në këmbët tona. Ky mozaik i cili duhet të jetë një mozaik jo vetëm i njohur por duhet të jetë i përplotësuar. Këto hapësira siç është parku i Tiranës, parku i Paskuqanit më falni i Farkës, siç është parku i Paskuqanit apo i Kasharit këto do të kthehen me hir apo me pahir zona të mbrojtura të kategorisë të katërt. Nuk hyn më aty as miku e as çifligu"- tha Sazan Guri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)